Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Numër më i vogël i protestuesve në Zveçan

Lajme
Serbë lokalë po vazhdojnë të protestojnë në Zveçan, ku një numër më i vogël i protestuesve është grumbulluar sot pranë ndërtesës komunale. Në Zveçan automjetet e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë parkuar afër ndërtesës së komunës, në rrugën ku gjendet shkolla dhe ku është e vendosur një tendë, raporton REL. Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Komuniteti ndërkombëtar ka dalë së fundi me tri kërkesa për Qeverinë e Kosovës: shtensionimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova ...
Komentet te Numër më i vogël i protestuesve në Zveçan Janë të Mbyllura

Gashi i LDK-së tregon se a do të votojnë sot marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend

Lajme
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës kishte deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votimin e asnjë marrëveshjeje ndërkombëtare në Kuvend, nëse partia në pushtet nuk zhbllokon mjetet vetanake të Komunave të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. E gjatë ditës së djeshme, Qeveria bëri plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin, me çka i hap rrugë zhbllokimit të të hyrave vetanake të komunave, të mbetura përgjatë viteve të kaluara. Lidhur me këtë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha për Sinjalin se meqë në seancën e sotme të Kuvendit pritet të hyjë në rend dite edhe Ligji për Buxhetin dhe me kalimin e tij në dy leximet, do të ...
Komentet te Gashi i LDK-së tregon se a do të votojnë sot marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend Janë të Mbyllura

Deputetët e LVV-së nuk e mbështesin projektligjin për pensionim të parakohshëm të policëve, s’kalon propozimi i PDK-së

Lajme
Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve dhe punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. Ky projektligj është propozuar nga Partia Demokratike të Kosovës. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje abstenuan, prandaj dështoi ky projektligj shumë i rëndësishëm për Policinë e Kosovës. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka konsideruar domosdoshmëri miratimin e këtij projektligji, ndërsa ka theksuar se propozohet që zyrtarët policor dhe punonjësit e IPK-së me autorizime policore të fitojnë të drejtën për pension të rregullt nëse mosha e tyre arrin në 55 vjet. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se ky projektligj i propozuar nga PDK nuk është ...
Komentet te Deputetët e LVV-së nuk e mbështesin projektligjin për pensionim të parakohshëm të policëve, s’kalon propozimi i PDK-së Janë të Mbyllura

Grenell paralajmëron nëse Kurti u thotë “jo” ndërkombëtarëve: I kam parë pasojat, nuk janë të hijshme

Lajme
Ish-përfaqësues special i ish-presidentit amerikan Donal Trump, Richard Grenell ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti. Grenell, që dikur e luante rolin e ndërmjetësuesit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkroi rreth pasojave të mundshme nëse kryeministri Albin Kurti u thotë “jo” kërkesave të ndërkombëtarëve. Ai ka shkruar se i ka parë pasojat e mundshme, duke thënë se nuk janë të hijshme. “Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të ...
Komentet te Grenell paralajmëron nëse Kurti u thotë “jo” ndërkombëtarëve: I kam parë pasojat, nuk janë të hijshme Janë të Mbyllura

ZKA konfirmon raportimin e Demokracia.com, Komuna e Gjilanit pagoi mbi 80 mijë euro për orendi të cilat nuk dihet se ku kanë mbetur

Lajme
Në janar të këtij viti, Demokracia.com kishte raportuar se Komuna e Gjilanit gjatë viti 2022 kishte paguar për 597 tavolina për nevoja të Qendrës Klinike Mjekësore Familjare “Nagip Rexhepi”, mirëpo përgjatë procedurës së regjistrimit kanë figuruar vetëm 285 copë. Lidhur me këtë edhe Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportin vjetor të përformancës thekson se Komuna e Gjilanit përkatësisht QKMF gjatë vitit 2022 u furnizua me inventar në vlerë prej 83 mijë e 493 euro, por që nuk dihet se ku gjenden tani këto orendi. Siç kishte raportuar Demokracia.com, për plotësim të nevojave të orendive në Komunën e Gjilanit vetëm përgjatë vitit të kaluar furnizimi u kushtoi 94,853 euro. Kjo komunë ...
Komentet te ZKA konfirmon raportimin e Demokracia.com, Komuna e Gjilanit pagoi mbi 80 mijë euro për orendi të cilat nuk dihet se ku kanë mbetur Janë të Mbyllura

Tahiri për Kurtin: Bjen vet nuk ka nevojë të rrëzohet

Lajme
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nuk ka nevojë të rrezohet, pasi i njëjti bie vet. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Kurti është në kërkim të daljes nga ky “qorrsokak”, që sipas saj e ka bërë vet. “Nuk ka nevoj te rrezohet Kryeministri Kurti, bjen vet! Eshte ne kerkim te daljes nga ky qorrsokak qe e ka bere vet!”, ka shkruar Tahiri. Kjo nuk është hera e parë që Tahiri ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti. Sipas saj Kurti ka arritur të dëmtojë aleancën strategjike të Kosovës dhe Amerikës. Tahiri tha se kjo është hera e parë ...
Komentet te Tahiri për Kurtin: Bjen vet nuk ka nevojë të rrëzohet Janë të Mbyllura

Domatet nga Shqipëria dyshohen për përmbajtje të hormoneve, AUV pret rezultatin

Kuzhina
Domatet e importuara nga Shqipëria dyshohet se përmbajnë sasi të larta të hormoneve, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Për të verifikuar nëse kjo është e vërtetë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka dërguar disa mostra në laborator dhe është në pritje të rezultateve të testeve. Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi duke konfirmuar këtë për Kosovapress përmes një përgjigje me shkrim, ka theksuar se kjo agjenci ka marrë masa shtesë të kontrollit, me theks të veçantë kontrollin e domateve me origjinë nga Shqipëria. “Si AUV kemi marrë masa shtesë të kontrollit, me theks të veçantë kontrollin e domateve me origjinë nga Shqipëria. Përveç kontrollit të rregullt ...
Komentet te Domatet nga Shqipëria dyshohen për përmbajtje të hormoneve, AUV pret rezultatin Janë të Mbyllura

Çka nëse Kosova nuk i plotëson kërkesat e SHBA-së dhe BE-së, kjo është përgjigja e Escobar

Lajme
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është paraqitur para gazetarëve gjatë qëndrimit të tij sot në Beograd. I pyetur se cilat do të jenë pasojat për Kosovën nëse nuk e pranon propozimin evropian për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës, Escobar tha se mospranimi i tij do të thotë t’i kthesh shpinën Evropës. “Nëse nuk pranojnë, do të thotë se po largohen nga partneriteti euroatlantik në mënyrë të njëanshme. Nuk e di nëse ka pasur ende një përgjigje nga qeveria e Kosovës, shpresoj se qeveria do ta kuptojë se ne duam të arrijmë një rezultat reciprokisht të dobishëm për të dy vendet”, ...
Komentet te Çka nëse Kosova nuk i plotëson kërkesat e SHBA-së dhe BE-së, kjo është përgjigja e Escobar Janë të Mbyllura

Euronews Albania: Kurti e Sveçla rrezikojnë të shpallen “non-grata” nga SHBA dhe BE

Lajme
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po shqyrtojnë mundësinë e masave kundër Kosovës në rast se nuk kontribuon në përshkallëzimin e situatës në veri të vendit, përfshi këtu edhe sanksione ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla. Sipas një teksti të qeverisë amerikane, që Euronews Albania thotë se e ka siguruar, aty përmenden disa faza të sanksioneve, duke filluar nga ngrirja e të gjitha fondeve të BE-së, pezullimin e vizave, procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, e deri tek sanksionet individuale, ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla, nëse situata në terren degradon më tej. Kjo sipas Euronews përfshin shpalljen non grata të ...
Komentet te Euronews Albania: Kurti e Sveçla rrezikojnë të shpallen “non-grata” nga SHBA dhe BE Janë të Mbyllura

Publikohen pamjet nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj – VIDEO

Lajme
I riu nga Skenderaj, Arxhend Goxhuli, ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali. Mediat lokale kanë publikuar pamje të momentit kur vetura përplaset me anësoret e rrugës. Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast i ndjeri kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me anësoret e rrugës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Sinjali ...
Komentet te Publikohen pamjet nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj – VIDEO Janë të Mbyllura