Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Escobar i raporton Shtëpisë së Bardhë për situatën në veri

Lajme
Gjatë vizitës në Kosovë ditë më parë i dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se e premtja është afati kur do të raportojë në Shtëpinë e Bardhë për procesin e de-eskalimit të situatës në veri. Për këtë pikë, ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin, meqë nga përgjigjet e marra dhe raportimi i së premtes në Shtëpinë e Bardhë, Escobar tha se do të pasojnë vendime. “Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për t?ua dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh. Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Miroslav Lajçak duhet të ...
Komentet te Escobar i raporton Shtëpisë së Bardhë për situatën në veri Janë të Mbyllura

Prokuroria e Ferizajt me operacion kundër kontrabandimit të mallrave dhe artikujve ushqimorë, ndalohen pesë persona

Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë, Doganën, Inspektorët e Treggut dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës kanë realizuar një alsion të gjerë ku janë kontrolluar disa lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Prevallë, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një komunikate për media, Prokuroria njofton se nga ky operacion janë arrestuar pesë persona për shkak të dyshimit të veprave penale “Kontrabandimi i  mallrave”, “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” dhe “Mashtrimi i blerësve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit nga marsi i vitit 2023 e në vazhdimësi edhe tani, përmes pikës kufitare që lidh Kosovën me Maqedonin ...
Komentet te Prokuroria e Ferizajt me operacion kundër kontrabandimit të mallrave dhe artikujve ushqimorë, ndalohen pesë persona Janë të Mbyllura

24 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviqit

Lajme
Sot bëhen 24 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, me të cilën iu dha fund luftës në Kosovë, duke u dorëzuar ish-ushtria e Jugosllavisë dhe kapitullimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq. Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, e nënshkruar më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës serbe, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid. Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s ...
Komentet te 24 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviqit Janë të Mbyllura

Ambasadori Hill: Kemi probleme me Albin Kurtin, nuk e di a mund ta konsiderojmë ende partner

Lajme
Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, tha sot se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti. Në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës ai tha se zoti Kurti nuk është pajtuar me kërkesat perëndimore për uljen e tensioneve duke tërhequr njësitë e posaçme të policisë dhe kryetarët e komunave nga veriu. Intervista e mëposhtme është redaktuar për të qenë më e përmbledhur dhe më e qartë. Situata në Kosovë ende nuk është zgjidhur. Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar dhe i dërguari i ...
Komentet te Ambasadori Hill: Kemi probleme me Albin Kurtin, nuk e di a mund ta konsiderojmë ende partner Janë të Mbyllura

Turqia pritet ta zëvendësojë Italinë në krye të KFOR-it në Kosovë

Lajme
Turqia pritet të marrë komandën e forcës së udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë në një rotacion të planifikuar këtë vjeshtë, pas përplasjeve më të ashpra në rajon në një dekadë, sipas zyrtarëve turq të njohur me këtë çështje. Turqia, e cila është e dyta për nga numri i ushtarëve brenda Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut pas SHBA-së, ka të ngjarë të marrë drejtimin e misionit të KFOR-it nga Italia në tetor, thanë zyrtarët, duke kërkuar të mos identifikohen për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, raporton “Bloomberg”. Ndërrimi i komandës ishte planifikuar para shpërthimit të fundit të dhunës në veri dhe zgjedhja e Turqisë ende nuk është finalizuar. Me ...
Komentet te Turqia pritet ta zëvendësojë Italinë në krye të KFOR-it në Kosovë Janë të Mbyllura

Kurti përshëndetet me Wigemark: EULEX-i është bërë më i panevojshëm se kurrë më parë

Lajme
Kryeministri, Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse për nder të shefit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigermark, në përfundim të mandatit të tij. Kurti u shpreh se mënyra më e përshtatshme që një qeveri mund të shprehë falënderimet e saj ndaj një organizate të huaj ndihmëse është t’ia dëshmojë asaj se nuk është më e nevojshme. “Dhe gjithashtu, komplimenti më i lartë që mund t’i bëj ambasadorit Wigemark, teksa mbylli tri vjet e gjysmë shërbim të shquar, është se nën udhëheqjen e tij, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit është bërë, në pjesën më të madhe, më shumë e panevojshme se kurrë më parë”, ka deklaruar Kurti. ...
Komentet te Kurti përshëndetet me Wigemark: EULEX-i është bërë më i panevojshëm se kurrë më parë Janë të Mbyllura

Rama: Ndërkombëtarët janë zot shtëpie në Kosovë, ata e krijuan atë shtëpi me bomba

Lajme Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndërkombëtarët janë zot shtëpie në Kosovë si në asnjë vend tjetër. Rama në një konferencë për media të mbajtur në Shqipëri në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ka treguar se si ia ka dorëzuar një draftstatut të Asociacionit kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron. “Asociacioni është thelbi i gjithë kësaj marrëveshje siç e keni parë. Çfarë kërkojnë ata, që në këtë rast nuk i quaj ndërkombëtarë, sepse ata janë zot të shtëpisë në Kosovë. Janë zot shtëpisë në Kosovë si në asnjë vend tjetër, sepse ata e kanë krijuar atë shtëpi me bomba dhe me shumëçka që ...
Komentet te Rama: Ndërkombëtarët janë zot shtëpie në Kosovë, ata e krijuan atë shtëpi me bomba Janë të Mbyllura

Kica Xhelili – Golës: Policëve ia hiqni rrezikshmërinë prej pagës, a ia paguan morali bukën në fund të muajit?

Lajme
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, i është kundërpërgjigjur ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, raporton Gazeta Sinjali. Gjatë fjalës së tij, Gola ka kritikuar reagimet e opozitës dhe një pjese të opinionit publik në raport me ngjarjet e fundit në komunat e banuara me shumicë serbe në veri. Sipas tij, për ngjarjet në veri secili nga deputetët opozitarë do të duhej ta vendoste vetën në pozitën e mësimdhënësit të “Edukatës Qytetare” “Ajo  që më sillet ndër mend ditëve të fundit, është pozita e mësimdhënësi të Edukatës Qytetare. Mund të tringëlloj cinik, e ndoshta edhe ngapak ...
Komentet te Kica Xhelili – Golës: Policëve ia hiqni rrezikshmërinë prej pagës, a ia paguan morali bukën në fund të muajit? Janë të Mbyllura

Kalon në parim projektligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë

Lajme
Ka kaluar në parim projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës,raporton Gazeta Sinjali. Në votimin e parë kanë marrë pjesë 86 deputetë, ku një nga ta ka abstenuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kalon në parim projektligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë Janë të Mbyllura

DOKUMENT| Kurti e ofendoi, por Blinken kishte rol të rëndësishëm edhe gjatë bombardimeve të NATO-s

Lajme
Kryeministri Albin Kurti para pak ditësh i cilësoi si shumë naive deklaratat e sekretarit amerikan, Antony Blinken. Por, sekretari Blinken ishte pjesë e kabinetit të presidentit Bill Clinton gjatë periudhës së luftës së Kosovës. Gjatë administratës së Clintonit, Blinken shërbeu në Departamentin e Shtetit dhe në poste të larta në Këshillin e Sigurisë Kombëtare nga viti 1994 deri në vitin 2001. Ai kishte rol shumë aktiv gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavinë. Në dokumentet e deklasifikuara, të cilat i ka siguruar Demokracia.com, emri i Antony Blinken gjendet në shumë dokumente që i ka publikuar vetë presidenti Bill Clinton. Më 21 maj të vitit 1999, derisa avionët amerikanë e ...
Komentet te DOKUMENT| Kurti e ofendoi, por Blinken kishte rol të rëndësishëm edhe gjatë bombardimeve të NATO-s Janë të Mbyllura