Një komandat i KFOR-it sot ka vendosur një mesazh para protestuesve në Zveçan. “KFOR-i pësoi 90+ viktima në angazhimin tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt e të qetë për të gjitha komunitetet”, shkruhej në pankartën që ai e vendosi para rrethojave të vendosura për protestuesit. Serbët në Zveçan po protestojnë për të trembëdhjetën ditë radhazi. Sidoqoftë, sot u pa një numër i vogël i tyre që shumica janë ulur nën çadra. Dje KFOR ka thirrur një konferencë për media ku foli për situatën në veri dhe rrezikun potencial për viktima. Zëdhënësi i KFOR-it, Andrea Gallieni, deklaroi se trupat e KFOR-it në veri kanë parandaluar eskalim të situatës nga ...
Komentet te “Pësuam 90+ viktima”, KFOR vendos një mesazh para protestuesve në Zveçan Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se pjesëmarrjen në Paradën e Krenarisë, aktivistëve dhe përfaqësuesve të organizatave ua ka premtuar qysh të hënën. Ai tha se në Kosovë, të gjithë duhet të jenë barabartë dhe secili duhet ta ketë të garantuar e të mbrojtur dinjitetin dhe integritetin. “Për komunitetin LGBTI, shteti dhe shoqëria duhet t’i mbrojë dhe të mësojë për ta. Me këtë rast, unë shpreh indinjatën time për numër të madh të abuzimeve, kërcënimeve dhe diskriminimeve që përjetojnë ky komunitet”. “Ju e dëgjuat se si në mënyrë krenare bënë thirrje për barazi e liri, e aty ku thërrasin për barazi e liri jam edhe unë si kryeministër, sepse Republika ...
Komentet te Kurti nga Parada e Krenarisë: Do ta bëjmë maksimumin që Kodi Civil herën tjetër të kalojë në Kuvend Janë të Mbyllura
Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali. Një shitës i mundshëm droge ka rënë në prangat e Policisë dje në rrugën ‘Ahmet Kaçiku’ në Ferizaj. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari Sufjan Laçi, 22-vjeçar po hetohej që një kohë, nën dyshimet për shitblerje të narkotikëve, në zonat ku qëndrojnë nxënësit e shkollave fillore dhe ...
Komentet te Ky është dilleri i arrestuar që shiste drogë në afërsi të shkollave në Ferizaj, kapet me rreth 10 qese marihuanë Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka goditur Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se e ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit dhe se i ka kontribuar moszbatimit të marrëveshjes së Brukselit. Sipas Bislimit, Lajçak ka qenë personi i parë që ka hequr dorë nga kjo marrëveshje dhe ka kaluar nga marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve në marrëveshje për Asociacion. “Nuk jemi të interesuar që ajo [marrëveshja] të jetë e vdekur, por të zbatohet. Frika ime është se ka një vetëdijesim në BE që me këtë president serb nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjeve, dhe ajo që po bëhet është kontrolli i dëmeve. Kontrolli i dëmit nënkupton që ...
Komentet te Bislimi godet Lajçakun: E ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit, i ka kontribuar ardhjes në këtë pikë ku jemi Janë të Mbyllura
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka bërë me dije se do të ketë sanksione të reja për Kosovën nga bashkësia ndërkombëtare. Ai ka deklaruar se paralajmërimet amerikane për ndëshkime të reja do të ndodhin. Sipas tij, amerikanët nuk flasin pa mëndu për këtë çështje. “Nuk besoj që e dënojnë kolektivisht popullin e Kosovës. Kanë thënë që kemi probleme me liderë të caktuar, që e kërcënojnë paqen dhe sigurinë. Atë që e thonë amerikanët, e mbajnë fjalën. Nuk flasin pa mendu. Në Ballkan gjuha flet para mendjes, ndërsa atje mendohet shumë dhe kur flitet nuk ka kthim prapa”, ka deklaruar Haziri në T7. Ai ka vlerësuar se me veprimet e njëanshme ...
Komentet te Lutfi Haziri: Ndëshkime të reja do të ketë, amerikanët e mbajnë fjalën Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Dubrovnik të Kroacisë ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, dialog në të cilin kishte thënë se s’përfshihet pa u plotësuar disa kushte. Këtu kishte përmendur kërkimfaljen nga Serbia për krimet e kryera në Kosovë, ndërrimin e Kushtetutës nga Serbia, kthimin e të pagjeturve, pagimin e dëmeve të luftës dhe pa e njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Express. Megjithatë Kurti pas uljes në karrigen e kryeministrit të vendit është përfshirë në procesin e negociatave me Serbinë. Kishte thënë se do ta ketë diku poshtë në listën e prioriteteve, derisa përgjatë këtyre dy viteve i është shndërruar në top-prioritet, ...
Komentet te Kurti që s’i beson SHBA-së me fjalë të mëdha para Borrellit: U futa në dialogun me Serbinë vetëm pse organizohet nga BE-ja Janë të Mbyllura
Faton Klinaku nga OVL UÇK ka komentuar për zhvillimet e fundit politike në vend ku ka përmendur asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij, asociacioni i komunave me shumicë serbe me automatizëm do të qonte drejt autonomisë e më vonë drejt ndarjes së veriut të Kosovës. Ai, ndër të tjera ka thënë se Kurti duhet t`i thotë SHBA dhe BE se propozimet aktual për asociacionin do të krijojnë një statu quo dhe se nuk do të zgjidhte asgjë. Reagimi i plotë: Reciprociteti në mes të Kosovës dhe Serbisë, detyrimisht do të dërgonte në ‘shkëmbim të territoreve’ – Asociacioni i komunave serbe, detyrimisht do të dërgonte në autonomi e më ...
Komentet te Kreu i veteranëve, Kurtit: Shko në shtëpi se “nami” nuk bëhet Janë të Mbyllura
Arianit Beqiri, asistent ekzekutiv i kryeministrit Albin Kurti dhe këshilltar i VV-së në asamblenë e Komunës së Prishtinës, ka bërë një postim skandaloz në Twitter. Ai e ka ironizuar me sëmundjen e Isa Mustafës, ish-kryeministrit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Prishtinës. Në shkrimin e tij, Beqiri ka postuar një fotografi të tij me bastun dhe të Mustafës, po ashtu për bastun, të cilën e mban vazhdimisht për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë. “Shkatërruesit e LDK-së” – ka shkruar Beqiri, duke e përcjellur me dy “emoji”, njëra nga të cilat është ajo e të qeshmes me lot. Një krahasim i tillë, shikuar nga një pikëpamje etike është e papranueshme. ...
Komentet te Skandaloze: Asistenti i Kurtit tallet me sëmundjen e Isa Mustafës, poston fotografi me shkop Janë të Mbyllura
Ish-politikani dhe avokati, Azem Vllasi, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se i takon gjeneratës së dytë të adhuruesve të stalinizmit dhe enverizmit. Sipas Vllasit, kjo tregohet më së miri me kryeneçësinë qe kryeministri po e tregon së fundmi lidhur me situatën e krijuar në veri, duke mos i dëgjuar këshillat e faktorit ndërkombëtar, që sipas tij, kanë pasur rol vendimtar në çlirimin dhe shtetbërjen e Kosovës. “Nëse amerikanët kanë pasur rol vendimtar në çlirimin e Kosovës dhe në shtetbërjen e Kosovës, kur të sugjerojnë diçka që të mos krijohet ndonjë problem pasi vëmendja e tyre është e fokusuar se çfarë po ndodh në Serbi, posaçërisht në lidhje me Ukrainën, ...
Komentet te Vllasi: Kurti i takon gjeneratës së dytë të adhuruesve të stalinizmit Janë të Mbyllura
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në sheshin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, ku kanë pësuar dëme materiale dy lokale që ndodhen aty. Raportohet se lokaleve i janë dëmtuar xhamat. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas Zahitit, nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale. “Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ” Adem Jashari” si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, tha ai. Ende nuk dihen motivet e as autorët e sulmit./Demokracia ...
Komentet te Pamje nga shpërthimi në Mitrovicë, policia jep detaje për ngjarjen që ndodhi në orët e para të mëngjesit Janë të Mbyllura