Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Katër herë kryeministër i Italisë, nga skandalet seksuale te akuzat për korrupsion, kush ishte Silvio Berlusconi

Rajoni dhe Bota
Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare ish- kryeministri Italian Silvio Berlusconi. Ai humbi jetën si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte me zemrën teksa gjendej në reaminacionin e kardiologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano. Silvio Berlusconi ka shërbyer katër herë si kryeministër i Italisë me disa pauza, prej vitit 1994 deri më 2011. I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Jurdik të Milanos në vitin 1961, Berlusconi arriti suksese të njëpasnjëshme në fushën e Biznesit. E nisi duke themeluar një kompani ndërtimi vetëm një vit pasi u diplomua. Në fund të viteve 70 ai përqëndroi investimet e tij të biznesit në media ku bleu disa aksione ...
Komentet te Katër herë kryeministër i Italisë, nga skandalet seksuale te akuzat për korrupsion, kush ishte Silvio Berlusconi Janë të Mbyllura

Gjykimi në Hagë: Specialja e pyet dëshmitarin e tetë për stërvitje në Bajgorë, ai e përmend komandant Remin

Lajme
Në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, e ka nisur dëshminë, dëshmitari i tetë. Dëshitari i 8 në rastin e krerëve të UÇK-së po merret në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ai është pyetur për një stërvitje të UÇK-së në Bajgorë, ku dëshmitari kishte marrë pjesë. Dëshmitari tha se ata stërvitjet i kryenin në një shkollë në këtë fshat. “Stërvitja ka qenë e përqendruar në fshatin Bajgorë, në një shkollë. Ka qenë bazë zonë operative, ku pas stërvitje ka qenë i përqendruar vet shtabi atje, depoja e municionit dhe kuzhina ushtarake”, ka thënë dëshmitari. Më ...
Komentet te Gjykimi në Hagë: Specialja e pyet dëshmitarin e tetë për stërvitje në Bajgorë, ai e përmend komandant Remin Janë të Mbyllura

Fjalimi i Clinton në 99-ën: Qiejt mbi Jugosllavi janë të heshtur, ushtria dhe policia serbe po tërhiqen nga Kosova

Lajme
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, më 12 qershor të vitit 1999, kishte mbajtur një fjalim kushtuar Kosovës dhe çlirimit të saj. Ai kishte thënë se qiejt mbi ish-Jugosllavinë për herë të parë ishin heshtur, duke e përmendur largimin e ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova. “Një milion burra, gra dhe fëmijë të dëbuar nga toka e tyre po përgatiten të kthehen në shtëpi. Kërkesat e një komuniteti ndërkombëtar të indinjuar dhe të bashkuar janë përmbushur”. “Unë mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi arritur një fitore për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë. Pilotët tanë janë ...
Komentet te Fjalimi i Clinton në 99-ën: Qiejt mbi Jugosllavi janë të heshtur, ushtria dhe policia serbe po tërhiqen nga Kosova Janë të Mbyllura

Anketa e ASK-së: Një familje në Kosovë, shpenzon mesatarisht 8 mijë e 106 euro në vit

Ekonomi
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) për vitin 2022. Nga rezultatet e dala nga ky publikim rezulton se totali i shpenzimeve për konsum në Kosovë në vitin 2022 ishte 2 527 milion euro, shpenzimet në konsum për një ekonomi familjare ishin 8 106 euro ndërsa shpenzimet për kokë banori ishin 1 903 euro. Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2022 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 55 % për ushqim dhe 14% për banim, të konsumit të përgjithshëm. Pasojnë shpenzimet për transport 7%, për veshmbathje 6%, për alkool dhe duhan, si dhe për mobiliet ...
Komentet te Anketa e ASK-së: Një familje në Kosovë, shpenzon mesatarisht 8 mijë e 106 euro në vit Janë të Mbyllura

Fjalimi i Wesley Clark më 12 qershor të vitit 1999: Millosheviq u bind që po humbiste

Lajme
Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark, më 12 qershor të vitit 1999, kishte mbajtur një fjalim kushtuar Kosovës dhe çlirimit të saj. Clark kishte thënë se 12 qershori ishte dita më e rëndësishme në të gjithë operacionin në kuadër të të cilit ishin të angazhuar për javë dhe muaj të tërë. Ai i kishte falënderuar ushtarakët e NATO-s për guximin dhe përkushtimin që treguan, duke pohuar se familjet e tyre ishin dhe do të mbeten krenar me ata. “Jo vetëm që forcat tona kanë kryer një fushatë të suksesshme ajrore e cila e detyroi Millosheviqin të përmbushte pesë kërkesat tona qendrore, por ato gjithashtu kanë qenë përgjegjëse për punën ...
Komentet te Fjalimi i Wesley Clark më 12 qershor të vitit 1999: Millosheviq u bind që po humbiste Janë të Mbyllura

Babai i hyn dajak vajzës së mitur pasi piu alkool në një aheng familjar, përfundon në ndalim policor

Lajme
Jo rrallëherë prindërit përfundojnë në pranga për shkak të keqtrajtimit që ua bëjnë fëmijëve. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, ka rënë në pranga dje një burrë në Leposaviq, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rasti është zbuluar pasi vajza 17-vjeçare ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga babai i saj, të shtunën në orët e mbrëmjes. Bazuar në dëshminë e vajzës, babai i saj e ka rrahur për shkak se ajo kishte konsumuar pak alkool në një dasmë ku kanë marrë pjesë familja e ...
Komentet te Babai i hyn dajak vajzës së mitur pasi piu alkool në një aheng familjar, përfundon në ndalim policor Janë të Mbyllura

24 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe vendosja e 50 mijë ushtarëve të NATO-s

Lajme
24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze. E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ...
Komentet te 24 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe vendosja e 50 mijë ushtarëve të NATO-s Janë të Mbyllura

Fotografitë virale të disa fëmijëve, secila më qesharake se tjetra

Lajme
Imazhe qesharake të fëmijëve që tregojnë në mënyrë të përsosur se jeta me ata është e paparashikueshme dhe argëtuese. Këta fëmijë vazhdimisht sigurohen që prindërit dhe të dashurit e tyre të mos mërziten kurrë në praninë e tyre. Shikoni disa nga imazhet e mëposhtme të cilat tashmë janë virale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Fotografitë virale të disa fëmijëve, secila më qesharake se tjetra Janë të Mbyllura

Vodhën një kuletë me mbi 700 euro në Prishtinë: Policia i kap dy hajnat, kishin ndarë paratë përgjysmë

Lajme
Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku hajnat arritën ta vjedhin një kuletë që një grua e kishte harruar te Bulevardi i Dëshmorëve. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se posa gruaja është larguar, të dyshuarit kanë marrë kuletën me mbi 700 euro dhe të gjitha dokumentet e tjera. Viktima e denoncoi menjëherë vjedhjen, me ç’rast ...
Komentet te Vodhën një kuletë me mbi 700 euro në Prishtinë: Policia i kap dy hajnat, kishin ndarë paratë përgjysmë Janë të Mbyllura

Çifti në Prishtinë sulmohet nga dy persona, djalin e godasin me shufër metali

Lajme
Një çift i cili po qëndronin poshtë një banese te Rrethi i Flamurit në Prishtinë mbrëmë rreth orës 23:00 janë përballur me një situatë shumë të rrezikshme, si pasojë e së cilës morën edhe lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht ata, duke goditur djalin me shufër metalike, ndërsa vajzën dyshohet se e kanë kapur për fyti dhe e kanë rrahur. Çifti kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra, ndërkohë kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin para organeve të hetuesisë. E gjithë ngjarja që ndodhi për motive ende të panjohura, përfundoi me ...
Komentet te Çifti në Prishtinë sulmohet nga dy persona, djalin e godasin me shufër metali Janë të Mbyllura