Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ekskluzive: Gjendet e djegur vetura e personave që dyshohen për vrasjen me kallashnikov te ‘Rruga C’

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi sonte për vrasjen që ndodhi te ‘Rruga C’ në Prishtinë, ku një person është privuar nga jeta, duke u qëlluar me kallashnikov. Viktima nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka vdekur, teksa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personat që dyshohen të jenë përfshirë në këtë rast kanë arritur të ikin, ndërsa vetura e tyre është gjetur jo shumë larg vendit të ngjarjes. Të dyshuarit ia kanë vënë flakën veturës në mënyrë që të zhdukin gjurmët e tyre, thonë të njëjtat burime. Rasti tashmë është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës. “Sot rreth orës 20:00, ...
Komentet te Ekskluzive: Gjendet e djegur vetura e personave që dyshohen për vrasjen me kallashnikov te ‘Rruga C’ Janë të Mbyllura

Rast i paprecedent, Qeveria ia heq licencën Televizionit Klan Kosova

Lajme
Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë ia ka pezulluar certifikatën e biznesit televizionit Klan Kosova. Siç thuhet në një njoftim të minsitrisë, me këtë rast ndaj televizionit është iniciuar edhe kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka iniciuar kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Republikës së Kosovës, ndaj Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, zyrtarëve përgjegjës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe personave përgjegjës të kompanisë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.  Mbështetur në aktet ligjore, ...
Komentet te Rast i paprecedent, Qeveria ia heq licencën Televizionit Klan Kosova Janë të Mbyllura

Tërmkolli: Mëshoj Albin, çka po pret

Lajme
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Në llogarinë e saj në Facebook, Tërmkolli i është drejtuar kryeministrit Kurti, shkurtë, duke i thënë “Mëshoj Albin, çka po pret?!”. Ndërkohë që sot janë kidnapuar tre policë kosovar nga policia serbe. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Kurti i cili ka thënë se dyshon që të tre zyrtarët policorë janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, teksa shtoi se po e sheh si shenjë hakmarrjeje pas arrestimit të Millun Millenkoviq – Lune, të dyshuarit për sulm ndaj policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it. “Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë ...
Komentet te Tërmkolli: Mëshoj Albin, çka po pret Janë të Mbyllura

Memli Krasniqi: Serbia po kërcënon paqen në rajon, Qeveria të bëjë gjithçka për lirimin e policëve

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga njësia speciale e Serbisë. Krasniqi ka thënë se kjo është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë. “Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën e thellë dhe denoncon ashpër rrëmbimin e sotëm të tre policëve të Kosovës nga njësitë speciale të policisë së Serbisë. Kjo është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës! Aksioni i forcave serbe tregon qartë qëllimin e Serbisë për të shkaktuar tensione dhe për të kërcënuar paqen dhe sigurinë në rajon”, ka thënë Krasniqi. ...
Komentet te Memli Krasniqi: Serbia po kërcënon paqen në rajon, Qeveria të bëjë gjithçka për lirimin e policëve Janë të Mbyllura

Ish-drejtori i VV-së në Mitrovicë kërkon që tre policët e rrëmbyer të gjykohen për tradhti kombëtare

Lajme
Ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një koment lidhur me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga policia e Serbisë. Ademi thotë se të tre policët duhet të lirohen nga Serbia, e më pas të gjykohen në Kosovë për “tradhti kombëtare”. Postimi i plotë i Ademit: Sipas komunikatës së policisë, zyrtaret policor i kanë vrejtur personat e dyshimit duke u afruar drejt pikes së tyre! Nuk Ka asnje arsyetim dorzimi pa rrezistencë. Ata Duhet te lirohen sa me parë prej Serbise, e te perballen ne gjykata Tona per tradhti kombetare! Le te jenë shembull që asnje zyrtar policior a ...
Komentet te Ish-drejtori i VV-së në Mitrovicë kërkon që tre policët e rrëmbyer të gjykohen për tradhti kombëtare Janë të Mbyllura

Policia: Jemi të bindur se tre policët u kidnapuan në territorin e Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës po mban konferencë të jashtëzakonshme për media pas kidnapimit të tre zyrtarëve kufitarë nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha se janë të bindur se ata janë kidnapuar në territorin e Kosovës, teksa shtoi se kanë njoftuar të gjithë mekanizmat që të bëhet presion për lirimin e tyre, raporton Sinjali. “Njësitet speciale të Serbisë në formë të organizuar kanë kidnapuar tre zyrtarë policorë kufitarë. Kidnapim klasik nga forcat serbe. Njësia patrulluese e kufirit ka qenë në detyrë zyrtarë ka qenë në e vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në ...
Komentet te Policia: Jemi të bindur se tre policët u kidnapuan në territorin e Kosovës Janë të Mbyllura

Avokati Berisha: Pritat e Serbisë nuk e ulin nderin e Policisë, shteti të bëjë gjithçka për lirimin e tre policëve

Lajme
Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë kufitarë nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Ai ka thënë se shteti duhet të bëjë gjithçka që policët të lirohen, raporton Gazeta Sinjali.    Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se çdo sanksion që mund ta marrë Kosova është i arsyeshëm dhe një gjë e tillë duhet të bëhet. Ai ka thënë po ashtu se pritat e tilla të Serbisë nuk e ulin nderin e Policisë së Kosovës. “Policet e kidnapuar nuk jane turperuar, nuk kane deshtuar dhe nuk duhet kritikuar. Ata ishin ne ruajtje te ...
Komentet te Avokati Berisha: Pritat e Serbisë nuk e ulin nderin e Policisë, shteti të bëjë gjithçka për lirimin e tre policëve Janë të Mbyllura

Krejt çka dihet për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga Serbia, Policia del në konferencë të jashtëzakonshme

Lajme
Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Por, zyrtarët në Beograd tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe. Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit dhe sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjendet rreth 300 metra në brendësi të territorit të Kosovë. Ndërkaq, sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, njësia policore ka qenë duke kryer një patrullë “thellë brenda territorit të Kosovës” për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, që sipas këtij institucioni shfrytëzohen nga grupet kriminale” për ...
Komentet te Krejt çka dihet për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga Serbia, Policia del në konferencë të jashtëzakonshme Janë të Mbyllura

Haradinaj: Kosova do të dijë ta ruajë partneritetin me NATO-n, veçmas me ShBA-të

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar popullin dhe ushtrinë amerikane me rastin e 248-vjetorit të krijimit të saj. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se shembulli i sakrificës, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për Kosovën dhe ushtrinë e saj. “Në këtë ditë historike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtrinë e saj, uroj përzemërsisht popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, me rastin e 248-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane”. “Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar ...
Komentet te Haradinaj: Kosova do të dijë ta ruajë partneritetin me NATO-n, veçmas me ShBA-të Janë të Mbyllura

Mbrojtja e Thaçit vazhdon me kundra-pyetjet ndaj dëshmitarit të tetë

Lajme
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdon edhe gjatë ditës së mërkurë me kundra-pyetjet ndaj dëshmitarit të tetë (me kodin 04323) në seancën ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë. Nga ana e mbrojtjes së Thaçit, avokati Gregory Kehoe, është duke e marrë në pyetje dëshmitarin, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ndryshe, në seancën e sotme të pranishëm në sallë të gjykimit janë Thaçi, Veseli dhe Selimi, kurse Krasniqi është duke e përcjellë seancën përmes video-lidhjes. Lidhur me këtë, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith, tha se Krasniqi ka dorëzuar një dokument me të cilin ka heq dorë nga ...
Komentet te Mbrojtja e Thaçit vazhdon me kundra-pyetjet ndaj dëshmitarit të tetë Janë të Mbyllura