Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Qytetari që u lirua: Policët serb na thoshin se arrestimi është politik

Lajme
Njëri nga qytetarët që është liruar të enjten nga Serbia, i ndaluar në Merdar të martën, Dervish Maliqi, ka thënë se policia serbe u thoshte atyre se arrestimi ka të bëjë vetëm për çështje politike. Ai ka thënë se ishin “trajtuar shumë mirë” nga policia serbe .Katër qytetarë, shtetas të Kosovës, u liruan sot nga Prokuroria e Kurshumlisë, pasi ishin ndaluar të martën në pikën kufitare në Merdar, raporton EO./Demokracia ...
Komentet te Qytetari që u lirua: Policët serb na thoshin se arrestimi është politik Janë të Mbyllura

Qeveria është tërhequr nga vendimi për bllokimin e mallrave serbe

Lajme
Vendimi për bllokimin e mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës që u publikua si informacion nga disa media në Kosovë, nuk është bërë i formës së prerë asnjëherë. Qeveria ka vendosur heshturazi të tërhiqet dhe nuk e ka protokolluar si vendim. Burime të Albanian Post nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se vendimi u kumtua gojarisht, pas lajmit se forcat serbe kanë rrëmbyer tre policë brenda territorit të Kosovës, por kur erdhi koha që të shkruhej vendimi, të protokollohej, të publikohej në faqen zyrtare të qeverisë dhe t’i dorëzohej Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk u procedua tutje. “Me gjasë pati ndërhyrje nga jashtë, sepse ishim gati dhe prisnim ...
Komentet te Qeveria është tërhequr nga vendimi për bllokimin e mallrave serbe Janë të Mbyllura

Lirohen dy kosovarët që u arrestuan nga Policia serbe në Merdar

Lajme
Dy qytetarët kosovarë, Esat Muçolli dhe Dervish Maliqi, të cilët u arrestuan të martën nga Policia e Serbisë në Pikë-kalimin kufitar në Merdar, tashmë janë liruar, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i Dervish Maliqit, Labinoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Drejtesia triumfoj”, shkroi ai në fotografinë ku shihet bashkë me Muçollin dhe vëllain e tij. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lirohen dy kosovarët që u arrestuan nga Policia serbe në Merdar Janë të Mbyllura

“Populli nuk harron”, AAK vendosin në foltoren e Kuvendit flamujt e SHBA-së dhe NATO-s

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka vendosur një pankartë me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në foltoren e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. “Edhe nëse Qeveria harron, populli nuk harron”, thuhet në to. Kjo protestë e AAK-së vjen pas akuzave të kësaj partie drejtuar Qeverisë për dëmtim të aleancës me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Populli nuk harron”, AAK vendosin në foltoren e Kuvendit flamujt e SHBA-së dhe NATO-s Janë të Mbyllura

OEGJK të shqetësuar për situatën në Veri: Kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë

Ekonomi
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka lëshuar një deklaratë lidhur me ndikimin e zhvillimeve politike në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare. Anëtarët e OEGJK-së janë shprehur të shqetësuar se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese. Sipas tyre, lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme dje kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes. OEGJK ndër të tjerash ia ka bërë thirrje vendimmarrësve politikë në Kosovë që të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik. Njoftimi i plotë: Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV-OEGJK) po ndjek me ...
Komentet te OEGJK të shqetësuar për situatën në Veri: Kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë Janë të Mbyllura

A janë kontaktuar familjarët e policëve të kidnapuar?

Lajme
Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, në konferencën për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se menaxhmenti i policisë ka kontaktuar me familjet e policëve të kidnapuar. Ai u shpreh se edhe gjatë ditë do të kontaktojnë me familjarët për të shprehur solidaritetin dhe siç u shpreh ai, për të parë për nevoja eventuale, përcjell Klankosova.tv. “Në momentin që është ditur pak a shumë se çfarë ka ndodhur, menaxhmenti i policisë ka kontaktuar me familjet dhe është në kontakt të vazhdueshëm. Ne gjatë ditës do të kontaktojmë me familjarët për të shprehur solidaritetin normalisht me ta edhe për të parë për nevoja eventuale”, u shpreh ai./Demokracia ...
Komentet te A janë kontaktuar familjarët e policëve të kidnapuar? Janë të Mbyllura

Mbrëmë ia pezulloi licencën një televizioni, Kurti sot u tregon gazetarëve çfarë pyetje të bëjnë, pastaj flet për lirinë e mediave

Lajme
Vetëm një ditë pasi iu pezullua licenca televizionit Klan Kosova, kryeministri Albin Kurti ka folur se sa shumë ka liri të medias në Kosovë. Madje Kurti në konferencën për media, po tenton edhe t’ju tregojë gazetarëve se çfarë pyetje duhet të bëjnë. Kurti u tregua i ashpër me pyetjen e gazetares nëse do të lirohen policët e rrëmbyer me kushtin që të lirohet i dyshuari Milun Milenkoviq – Llune, i cili u arrestua të martën për sulmet ndaj KFOR-it. E pas kësaj foli se sa shumë ka liri të medias në Kosovë, shkruan Demokracia.com. “Nuk krahasohen këto raste, te ne ka sundim të ligjit, nuk ka pazare. Nuk di që ...
Komentet te Mbrëmë ia pezulloi licencën një televizioni, Kurti sot u tregon gazetarëve çfarë pyetje të bëjnë, pastaj flet për lirinë e mediave Janë të Mbyllura

Quni ndan një detaj për njërin nga policët e kidnapuar sot në veri

Lajme
Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se njëri prej policëve të kidnapuar sot nga forca serbe, ka probleme me astmën. Duke folur në DPT te Fidani, Quni ka ngritur si shqetësuese moshën e policëve të kapur sot në veri. Njëri prej tyre ka probleme me astmën, me frymëmarrjen. Ne që kemi miqë, që kemi shokë, i ndajmë këto probleme”, ka thënë ai. Quni ka folur për gjendjen e zyrtarëve policorë. Ai ka thënë se atyre duhet t’u mundësohet pensionimi i parakohshëm. “Ne para disa kohësh, kemi ngrit në Kuvend pensionimin e parakoshëm të Policisë, që si pasojë e moshës dhe probmeve tjera, nuk mund t’i kryejnë detyrat e tyre ...
Komentet te Quni ndan një detaj për njërin nga policët e kidnapuar sot në veri Janë të Mbyllura

Vushtrria shpall gjendje emergjente pas vërshimeve, priten evakuime

Lajme
Pas vërshimeve të mëdha dhe daljes nga shtrati të lumit Tërstena gjatë orëve të mbrëmjes, Vushtrria ka shpallur gjendje emergjente, raporton Gazeta Sinjali. Kryetari i Komunës, Ferit Idrizi ka krijuar një Shtab Emergjent i cili ka filluar punën në terren. Gjithashtu, qytetarëve të cilët banojnë afër Lumit Podranqa dhe Tërstena u është bërë thirrje që të përgatiten për evakuim. Këtë e konfirmoi edhe vet Idrizi, i cili apeloi qytetarët që të kenë kujdes të shtuar pasi që orët në vijim mund të jenë kritike, sidomos pjesa e Qytetit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vushtrria shpall gjendje emergjente pas vërshimeve, priten evakuime Janë të Mbyllura

Kjo është vetura që u dogj nga të dyshuarit për vrasjen në Prishtinë -Video

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi sonte për vrasjen që ndodhi te ‘Rruga C’ në Prishtinë, ku një person është privuar nga jeta, duke u qëlluar me kallashnikov. Viktima nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka vdekur, teksa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personat që dyshohen të jenë përfshirë në këtë rast kanë arritur të ikin, ndërsa vetura e tyre është gjetur jo shumë larg vendit të ngjarjes. Të dyshuarit ia kanë vënë flakën veturës me tabelat SK-7711-BK, në mënyrë që të zhdukin gjurmët e tyre, thonë të njëjtat burime. Rasti tashmë është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës. “Sot ...
Komentet te Kjo është vetura që u dogj nga të dyshuarit për vrasjen në Prishtinë -Video Janë të Mbyllura