Gjykimi ndaj ish eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), do të vazhdojë më 21 maj, kjo pasi që trupi gjykues për dëshmitarin e 62-të tha se dëshmitë e kaluara të tij mund të vendosen në prova. Lajmin e ka bërë të ditur për Albanian Post zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Christopher Bennett. “Sot apo të premten nuk ka asnjë proces gjyqësor. Dje, kryetari i trupit gjykues njoftoi se procedura është anuluar pasi mbrojtja ka thënë se nuk do të ketë pyetje për dëshmitarin e caktuar (02486), me rezultat që dëshmitë e mëparshme të dëshmitarit mund të futen në provë”. “Procedurat gjyqësore do të rifillojnë të martën, ...
Komentet te Gjykimi ndaj ish eprorëve të UÇK-së vazhdon më 21 maj Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Qeveria gjermane me shumë gjasë do të këmbëngulë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe para se ta japë “po”-në e saj që Kosova t’i bashkohet Këshillit të Evropës. Kështu raporton mediumi i njohur, “Euroactiv”. Madje, përmendet edhe një shtyrje e mundshme. Mediumi, në një artikull të publikuar të mërkurën, i përmend zërat që Gjermania dhe Franca mund ta kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës, në rast se nuk ndërmerren hapa për formimin e Asociacionit. Në një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, thuhet që ky shtet është në favor të anëtarësimit të Kosovës dhe se bisedimet për këtë çështje po vazhdojnë. Megjithatë, një zëdhënës citohet të ...
Komentet te Votimi në KiE | Gjermania nga Kurti do hapa konkret për Asociacionin, votimi edhe mund të shtyhet deri në fund të vitit Janë të Mbyllura
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot afër konvikteve në Prishtinë. Që të gjashtit janë dërguar në Emergjencën e QKUK’së. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka thënë se një prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerët janë në gjendje stabile. “Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme”, tha Syla për express. Detaje për aksidentin ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha për Demokracia.com se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor. “Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur ...
Komentet te Aksidenti në Prishtinë | Njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë Janë të Mbyllura
Gjithçka ndodhi pas një postimi që e bëra në twitter ku kam shkruar se tani i kam të gjitha dëshmitë se si Jack Smith ka marrë 16 milionë dollarë nga oligarkët rusë për ta ndjekur Thaçin. Më pas hetimi u shfaq në media nga Richard Grenell, Donald Trump Jr., senatorë amerikanë dhe shumë zyrtarë të tjerë./Marrë nga gazetari Fitim Çeku ...
Komentet te Ekskluzive: Kongresi amerikan sapo ka nisur zyrtarisht një hetim ndaj Jack Smith. Janë të Mbyllura
Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në Shtime, ku vajza raportohet se ka ther babin e saj me thikë pas një mosmarrëveshje. Policia rastin e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:40. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i ka thënë Telegrafit se pas një mosmarrëveshje dy persona kanë marrë lëndime te lehta trupore , ndërsa dyshohet se njëri person është lënduar me mjet të mpreh-thikë nga vajza e tij. “Palët e involvuara në rast janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, ...
Komentet te Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime Janë të Mbyllura
“Tash i mbetet Kryeministrit Kurti të bind numrin e nevojshëm të shteteve anëtare të KiE-së përmes mënyrave tjera, d.m.th duke ndërmarrë hapa të tjerë konkretë drejt krijimit të Asociacionit” – Ambasada e Gjermanisë në përgjigje me shkrim për Nacionalen. Kushtëzimi (frankogjerman) i kompletuar i Kosovës për Këshill të Evropës është me “hapa konkretë dhe të paprapakthyeshëm” drejt Asociacionit; dhe QUINT-i me këtë kupton miratimin e draft-Statutit të Asociacionit dhe dërgimit të tij për rishikim kushtetues. Kjo s’u pranua nga Qeveria e Kosovës, e cila pretendon se këto dy procese janë të pandërlidhura me njëra tjetrën ndërsa, shprehimisht, thanë dje pas takimit me QUINT-in se draft-Statuti në rend të parë s’është ...
Komentet te Draft-Statuti jo? Atëherë hapa tjerë konkretë drejt krijimit të Asociacionit për votim të suksesshëm në KiE – thonë gjermanët Janë të Mbyllura
Gazetari Vehbi Kajtazi ka publikuar një video ku përmbledhen krejt kundërthëniet për rastin e vdekjes së Astrit Dehari – prej kur Vetëvendosja ishte në opozitë dhe premtonte se me të ardhur në pushtet do të zbardhnin atë që sipas tyre ishte ‘vrasje në burg’ të Deharit, e deri te sot, në pushtet se ku qëndrojnë në raport me këtë temë: zhdukja e mostrave e arsyetime prej më të ndryshmeve. “Une nuk kisha dite me ba kete video qysh e paska ba dikush. P.S. ndalohet shikimi i saj nga pushteti dhe militantet e Vetevendosjes!”, ka shkruar Kajtazi në mbishkrim të videos. /Demokracia ...
Komentet te Vehbi Kajtazi publikon një video me krejt kundërthëniet e pushtetit për rastin e Astrit Deharit Janë të Mbyllura
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit, në mënyrë që ta arrijë shumicën e nevojshme të votave për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga kjo ambasadë thonë se të gjitha vendet e QUINT-it e kanë këtë kërkesë. “Kuinti dhe të tjerët kanë theksuar vazhdimisht se Kosova pritet të ndërmarrë hapa të prekshëm për themelimin e ASMM-së në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Gjermanisë për Dukagjinin. Sipas kësaj ambasade, hapi fillestar që do të ...
Komentet te Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, kërkesë QUINT-it për anëtarësim në KiE Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës dhe KFOR-i janë sulmuar mëngjesin e së hënës në Miokovicë të Leposaviqit, derisa po kryenin patrullime të përbashkëta. Policia në raportin e saj ditor njofton se sulmi ka ndodhur në ora 04:05, gjersa jep detaje se çfarë është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në raport. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe, po ashtu është ...
Komentet te Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in Janë të Mbyllura
Përfaqësuesit e bizneseve dhe njohësit e çështjeve ekonomike thonë se Qeveria e Kosovës duhet ta rishqyrtoj politikën për terminalet, pasi shtetëzimi i tyre nuk ka sjellë dobi, por vetëm përfitime për kompanitë transportuese që mbi 90% të tyre vijnë nga Serbia dhe shtetet e tjera. Terminali Doganor në Prizren është i fundit, të cilit i kishte skaduar licenca e operimit në vitin 2023. Ndonëse komisioni i caktuar nga ministria e Infrastrukturës, kishte rekomanduar që ky terminal i plotëson kushtet për vazhdim të licencës, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, dhe ky terminali u mbyll për t’u zhvendosur në Vermicë, si terminal shtetëror. Tani edhe terminalit Doganor në ...
Komentet te Mbyllja e terminalit doganor në Ferizaj nuk sjellë dobi për shtetin dhe bizneset Janë të Mbyllura