Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Besimtarët mysliman nisen për në Haxh

Lajme
Besimtarët myslimanë ditën e sotme janë nisur drejt vendeve të shenjta, për ta kryer kushtin e pestë të Islamit që është shkuarja në Haxh. Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës ka njoftuar se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë, ku do të udhëtojnë përgjatë 3 ditëve, më 17, 18 dhe 19 qershor. Njoftimi i plotë: Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer kushtin e pestë të Islamit – haxhin. Në përcjellje të tyre, përveç familjarëve të shumtë, doli edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili u uroi ...
Komentet te Besimtarët mysliman nisen për në Haxh Janë të Mbyllura

Dyshohet se shiste drogë – I riu në Prizren hidhet nga një lartësi për t’i ikur Policisë por kapet sërish

Lajme
Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali. Një shitës i mundshëm droge ka rënë në prangat e Policisë të premten në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prizren. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari D.Kasimi, fillimisht dyshohej se po bënte shitblerje të narkotikëve, në një zonë të Prizrenit. Policia ka zhvilluar aksion për kapjen e tij, ...
Komentet te Dyshohet se shiste drogë – I riu në Prizren hidhet nga një lartësi për t’i ikur Policisë por kapet sërish Janë të Mbyllura

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu. “Të shtunen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Moti sot me vranësira dhe reshje shiu Janë të Mbyllura

Gazetarët e pambrojtur: 30 sulme ndaj medieve në veri prej 26 majit

Lajme
Në kohët e fundit, gazetarët janë kthyer në një cak të lehtë i sulmit. Sot në veri janë sulmuar fizikisht nëntë gazetarë nga njerëz me maska. Çfarë po ndodhë? Policia e Kosovës ka njoftuar se nëntë gazetarë janë sulmuar sot në komunën e Leposaviqit. Sipas policisë, përveç dhunës fizike, gazetarëve u janë dëmtuar edhe paisjet e ndryshme te xhirimeve. “Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet pranë komunës së Leposaviqit, ku disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Përveç sulmeve fizike dhe dhunës së ushtruar ...
Komentet te Gazetarët e pambrojtur: 30 sulme ndaj medieve në veri prej 26 majit Janë të Mbyllura

Mustafa: Në veri është rifuqizuar rezoluta 1244 – mund të vendoset një mbikëqyrje ndërkombëtare

Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vlerëson se si po shkojnë gjërat në veri të vendit, mund të vendoset një mbikëqyrje ndërkombëtare. Mustafa, mes tjerash theksoi se s’ka sovranitet në veri, teksa siç tha ai, në një formë është aktivizuar rezoluta 1244. “Asnjë fije sovraniteti nuk është shtruar veçse është cenuar sovraniteti dhe veç sa po cenohet edhe më tutje, kështu qysh po shkojnë gjërat ka frikë që atje të vihet një mbikëqyrje ndërkombëtare në veri të vendit dhe ajo totalisht të del jashtë sovranitetit”, tregoi Mustafa. “Sovranitet atje s’kemi, atje tani është aktivizuar në një formë rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Atje është forca e NATO-s, e cila po ...
Komentet te Mustafa: Në veri është rifuqizuar rezoluta 1244 – mund të vendoset një mbikëqyrje ndërkombëtare Janë të Mbyllura

Luiz Ejlli publikon videoklipin e këngës “Përjetësisht” – Video

ShowBiz Shqipëri
Këngëtari Luiz Ejlli e ka publikuar videoklipin e këngës “Përjetësisht”, e cila është dedikim për të dashurën e tij, moderatoren Kiara Tito. Ejlli e kishte publikuar këngën më 4 qershor, ndërsa mblodhi miliona klikime për pak ditë. Tani, pas 12 ditëve, fituesi i Big Brother në Shqipëri e ka publikuar edhe videoklipin që u punua nga VGA Studio. Teksti i këngës është shkruar nga këngëtari Bardhi, ndërsa producent është Çelik Lipa. Luiz Ejlli ka shijuar suksese të jashtëzakonshme që nga fitimit i Big Brotherit në muajin maj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Luiz Ejlli publikon videoklipin e këngës “Përjetësisht” – Video Janë të Mbyllura

E tmerrshme: Publikohen pamje të reja nga sulmi brutal ndaj gazetarëve në Leposaviq -Video

Lajme
RTV Dukagjini ka publikuar pamje të reja nga sulmi që iu bë sot gazetarëve kosovarë në komunën e Leposaviqit, por edhe veturës zyrtare të ministrit Elbert Krasniqi. Në video shihet momenti kur sulmohet gazetarja e RTV Dukagjini, Dorentina Thaqi e cila gjithashtu dëgjohet teksa shqetësohet për kameramanin Leonard Berisha. Postimi i plotë i RTV Dukagjini: Momente drithëruese nga veriu Në këtë video pasqyrohet ngjarja dramatike që ndodhi në Leposaviq e ku u sulmuan brutalisht gazetarët. Përmes kësaj video dëshmohet sulmi ndaj gazetares së RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi dhe torturat ndaj kameramanit Leonard Berisha, madje edhe pengesa nga ushtarët e KFOR-it për ndihmën që kameramani e kërkonte. Por, këto pamje dëshmojnë ...
Komentet te E tmerrshme: Publikohen pamje të reja nga sulmi brutal ndaj gazetarëve në Leposaviq -Video Janë të Mbyllura

Në mbështetje të Kosovës, në Tiranë fillon protesta me moton “dje, sot nesër, përjetë bashkë”

Lajme Shqipëri
“Dje, sot, nesër, përjetë bashkë!” Nën këtë moto ka nisur këtë të premte në orën 19:00 para kryeministrisë protesta e qytetarëve në mbështetje të Kosovës. Tensionet me Serbinë dhe “kthimi i shpinës” nga ndërkombëtarët ka detyruar qytetarët që me pankarta në duar të mbështesin shtetin motër. Qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm kanë bërë thirrje për një protestë. Është protesta e parë që mbahet në Tiranë pas tensioneve të shfaqura në Veri mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka organizatorë kjo protestë, por përmes rrjeteve sociale secili ka bërë thirrje që të marrë pjesë, pikërisht në orën 19:00 në sheshin para kryeministrisë, raporton Euronews Albania. Qytetarët që folën për mikrofonin e ...
Komentet te Në mbështetje të Kosovës, në Tiranë fillon protesta me moton “dje, sot nesër, përjetë bashkë” Janë të Mbyllura

Policia me detaje pas sulmeve në veri: Nëntë gazetarë janë sulmuar brutalisht nga grupe kriminale

Lajme
 Nëntë gazetarë janë lënduar sot gjatë raportimit në Komunën e Leposaviqit, pasi që janë sulmuar fizikisht nga njerëz me maska. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku ka njoftuar se gazetarëve i janë dëmtuar edhe pajisjet e ndryshe të xhirimeve. “Sot me datën 16 qershor 2023, pranë komunës së Leposaviqit nga persona të dyshuar është sulmuar me mjete të ndryshme (ngjyrë), automjeti zyrtar i cili ishte në shoqërim të ministrit të Ministrisë për Administrim të Pushtetit Lokal të RKS-së, i cili ishte në dalje nga komuna e Leposaviqit pasi i njëjti ka qenë me detyrë zyrtare në komunë”. “Po ashtu në afërsi të ...
Komentet te Policia me detaje pas sulmeve në veri: Nëntë gazetarë janë sulmuar brutalisht nga grupe kriminale Janë të Mbyllura

Kryqi i Kuq ndërkombëtar viziton tre policët e kidnapuar, kjo është gjendja shëndetësore e tyre

Lajme
Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë së Kosovës ka thënë se Kryqi i Kuq ndërkombëtar ka komunikuar me familjarët e tre policëve të Kosovës që janë rrëmbyer nga Serbia dhe kanë dhënë informacione se gjendja shëndetësore e policëve është e mirë. “Jo, në realitet jo. Sepse është procedurë hetimore. As ne s’kemi mundur të kontaktojmë me ta. Ata kishin marrë informacione nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar. Kryqi i Kuq ka kontaktu me disa familjarë dhe kanë treguar se gjendja e tyre është e mirë. Informacionet i kishin marrë nga Kryqi i Kuq. Gjendja e tyre është e mirë dhe i kishin njoftuar familjarët”, ka treguar Zeqiri për FRONTAL, duke treguar ...
Komentet te Kryqi i Kuq ndërkombëtar viziton tre policët e kidnapuar, kjo është gjendja shëndetësore e tyre Janë të Mbyllura