Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Prishtinë: 28-vjeçari e bën për spital bashkëshorten e tij, e rrah dhe e kap për flokësh

Lajme
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë fizike e psikike nga burrat me të cilët vendosin ta kalojnë jetën, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është denoncuar edhe dje pas mesnate në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku një 31-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë, si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj, P.G. Sinjali mëson se 28-vjeçari po dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij, të cilën e ka goditur në kokë e më pas e ka zvarritur për flokësh, duke i shkaktuar ...
Komentet te Prishtinë: 28-vjeçari e bën për spital bashkëshorten e tij, e rrah dhe e kap për flokësh Janë të Mbyllura

NATO: Po i marrin shumë seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës

Lajme
NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në veri të Kosovës. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, shtoi se misioni i aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR, merr “shumë seriozisht” ngjarjet në veri të Kosovës. “Zbatimi i mandatit të tij nga KFOR është i palëkundur, siç dëshmohet edhe me dislokimin e 500 trupave shtesë. Ne edhe një herë ua kujtojmë të gjitha palëve obligimet e tyre sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike, përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurave për Policinë e Kosovës dhe marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Këto obligime janë dizajnuar për ...
Komentet te NATO: Po i marrin shumë seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës Janë të Mbyllura

Rasti i rëndë i familjes Pacolli: Po ktheheshin nga aeroporti i Shkupit kur u aksidentuan dhe ranë në lumë

Lajme
Katër anëtarët e familjes Pacolli nga Kosova ishin duke u kthyer nga Shkupi drejt Prishtinës, kur fatkeqësisht, në rrugën Shkup – Bllacë u aksidentuan dhe ranë në rrjedhën e lumit Lepenc, ku njëri prej tyre është shpëtuar, teksa po vazhdojnë kërkimet për tre të tjerët, raporton Gazeta Sinjali. Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, ka kërcyer nga vetura e tipit BMW që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes akoma s’janë gjetur. Nga autoritetet në Maqedoni të Veriut akoma s’ka një njoftim zyrtar, kurse mediat atje po raportojnë se kërkimet për t’i gjetur tre kosovarët po vazhdojnë. Gazeta Sinjali ka kontaktuar Pacollin për ...
Komentet te Rasti i rëndë i familjes Pacolli: Po ktheheshin nga aeroporti i Shkupit kur u aksidentuan dhe ranë në lumë Janë të Mbyllura

Përleshje mes të rinjve në Prishtinë, theret me thikë një 18-vjeçar

Lajme
Për shkak të mosmarrëveshjeve e konflikteve verbale, qytetarët shpesh herë përfshihen edhe në përleshje fizike. E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali. Në një përleshje fizike janë përfshirë mbrëmë edhe tre të rinj në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë, ku si pasojë ka mbetur i therur me thikë një 18-vjeçar. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i riu është dërguar atje me plagë që dyshohej se i ishin shkaktuar si pasojë e goditjeve me thikë. Pas dhënies së ndihmës mjekësore, gjendja e viktimës është stabilizuar dhe ...
Komentet te Përleshje mes të rinjve në Prishtinë, theret me thikë një 18-vjeçar Janë të Mbyllura

Nëse doni të jeni më të lumtur, hani këto ushqime

Kuzhina
Ngrënia e ushqimeve me ngjyrë të verdhë na lejon të jemi më të lumtur. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga “The Happy Egg Company”, një kompani kaliforniane e shpendëve që pagoi një grup shkencëtarësh për të vendosur mbi ndikimin e ushqimeve me ngjyra të ndryshme në humor. Kështu rezulton se humori ynë ndryshon sipas asaj që gjejmë në pjatë, në mënyrë kromatike. Studimi tregoi se bananet, vezët, ananasi, specat, djathrat do t’ju bënin më të lumtur. Testi tregoi se përgjigjet më të shpejta, që për rrjedhojë nënkuptonin instinktivitet më të madh, ishin ato që lidhen me ushqimet e verdha. “Ka disa studime që tregojnë se si ...
Komentet te Nëse doni të jeni më të lumtur, hani këto ushqime Janë të Mbyllura

Dalin detajet e para nga fustani i nusërisë së Arbana Osmanit – FOTO

ShowBiz
Arbana dhe Eduarti kurorëzojnë sot lidhjen e tyre në martesë. Mes familjarëve dhe miqve të tyre të ngushtë, ceremonia mbahet në Toskanë, një vend special për çiftin. Dasma do të jetë në kornizën më intime të mundshme, me dëshirën e Arbanës dhe Eduartit, të cilët edhe në ftesë i kanë kërkuar të ftuarve të mos postojnë foto dhe video në rrjetet sociale, duke dashur të respektojnë ditën e tyre. Por një detaj është zbuluar. Ai i fustanit. Nga “Geraldina Sposa” pjesë e koleksionit të dizanjerit të njohur libanez, Zuhair Murad. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dalin detajet e para nga fustani i nusërisë së Arbana Osmanit – FOTO Janë të Mbyllura

Krasniqi: Krejt kjo zhurmë në veri u bë që Kurti ta bëj Asociacionin -Video

Lajme
Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se krejt zhurma në veri u bë që Kurti ta “unifikojë” popullin, e pastaj ta bëj Asociacionin që në fakt është më i keq se marrëveshja e 2013 dhe 15. Sipas Krasniqit, Kurti po e përdorë Presidenten Osmani, për të tërheqë nga veriu i vendit, e për të shpallë zgjedhjet atje, pastaj ta tërheqë edhe Njësinë Speciale. “Ju e dini se sa herë Kurti dëshiron të tërhiqet Ai e bën këtë përmes Vjosa Osmanit, ose Besnik Bislimit. Siç e dëgjuam Osmani, tha se janë duke u diskutuar vetëm detajet për shpalljen e zgjedhjeve në veri, e për tërheqjen e Policisë nga atje”, ka ...
Komentet te Krasniqi: Krejt kjo zhurmë në veri u bë që Kurti ta bëj Asociacionin -Video Janë të Mbyllura

“Çfarë frizure”| Gjinovci e përqesh Kusarin

Lajme
Militanti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka fyer juristen e së drejtës së mediave, Flutura Kusari. Teksa ka publikuar një artikull ku shihej edhe Kusari, Gjinovci i cili thirret si aktivist në shoqërinë civile ka shkruar krahas fotografisë “Çfarë frizure”. Ai ka përqeshur dukjen e juristes kosovare duke e shoqëruar edhe me simbole “emoji”. Përshkrimi i Gjonvcit mbi fotografi ka elemente seksiste edhe mizogjeniste. Ky veprim i tij u kritikua mjaft shumë nga komentuesit meqë i njëjti jo rrallë pohon se e ndjen veten të civilizuar. Demokracia ...
Komentet te “Çfarë frizure”| Gjinovci e përqesh Kusarin Janë të Mbyllura

Si asnjëherë më parë liqeni i Badocit arrin nivelin maksimal me ujë

Lajme
Këto ditë të reshurat e shiut kanë bërë që në disa zonë të Kosovës të ketë vërshime të mëdha, por të reshurat e shiut kanë edhe anën pozitive, pasi në liqenin e Badocit është arritur niveli maksimal kapërderdhës. Në disa postime në rrjetin social në Facebook të Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është bërë e ditur se nga të reshurat e shiut është arritur niveli maksimal i ujit në liqenin e Badovcit. “Lajm fantastik, liqeni i Badocit pas një periudhe të gjatë, arriti nivelin maksimal kapërderdhës”, thuhet në postimin Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”. Ndryshe, një nga komunat e cila është përballë me situatë të rënduar pas të reshurave të shumta është Vushtrria. Si ...
Komentet te Si asnjëherë më parë liqeni i Badocit arrin nivelin maksimal me ujë Janë të Mbyllura

11-vjeçarja e dhunuar më parë, dhunohet edhe në strehimore – tash nga një e mitur

Lajme
11-vjeçarja, e cila ishte dhunuar vitin e kaluar nga pesë persona në Prishtinë, dyshohet se është dhunuar prapë tani në strehimoren në të cilën po rehabilitohej nga një e mitur tjetër. Rrjeti i Grave i Kosovës ka reaguar ndaj dhunimit të 11-vjecares, duke e cilësuar këtë si dështim institucional në trajtimin e dhunës me bazë gjinore. “Dje më 16 qershor, në emisionin “Udhëve” të transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës, u bë publik edhe një dështim institucional në trajtimin e dhunës me bazë gjinore, ndaj të miturës 11 vjeçare, e cila ishte e strehuar në strehimoren e sigurisë së lartë, e vetmja strehimore shtetërore nën Ministrinë e Punëve të Brendshme. ...
Komentet te 11-vjeçarja e dhunuar më parë, dhunohet edhe në strehimore – tash nga një e mitur Janë të Mbyllura