Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria dhe Kryeministri një rol më aktiv, qoftë edhe përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, për lirimin e shpejtë të tre zyrtarëve policor të arrestuar nga Serbia, Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Shemsi Mustafa. “Sot janë bërë pesë ditë nga kidnapimi i tre zyrtarëve tanë policor, brenda territorit të Kosovës, nga forcat serbe. Për pesë ditë, nuk kemi asnjë informacion për gjendjen e tyre shëndetësore, trajtimin e tyre nga autoritetet serbe dhe, fatkeqësisht, akoma asnjë vizitë tek ta. Derisa Serbia dhe Vuçiqi po refuzojnë të lirojnë policët tanë dhe kundërligjshëm po i mbajnë në paraburgim, në anën tjetër, Kryeministri dhe ...
Komentet te Krasniqi-Kurtit: Lëri inatet, bashkëpuno me partnerët ndërkombëtarë për lirimin e policëve tanë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sot, ushtarët e KFOR-it janë në prezent me numër më të madh se në ditët e fundit në Leposaviq. Portali serb i veriut, Kosovo-Online ka publikuar pamje të post-bllokut të KFOR-it në hyrje të qytetit të Leposaviqit. Në hyrje të Leposaviqit nga drejtimi i Mitrovicës Veriore, në kthesën për në fshatin Joshanicë, ku ndodhet baza ushtarake e KFOR-it “Nothing Hill”, një numër i madh ushtarësh të KFOR-it letonez që nga mëngjesi i hershëm janë vendosur në rrugën kryesore. Ndërkaq, një numër më i vogël janë vendosur në të gjitha hyrjet brenda qendrës së qytetit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pamje nga post-blloku i KFOR-it në hyrje të Leposaviqit – FOTO Janë të Mbyllura
Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar në Polici. Mosmarrëveshjet për prona, paratë e arsye të ndryshme janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali. Një incident i tillë ka ndodhur edhe dje, në një familje në Prishtinë dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit fillimisht kanë pasur një konflikt verbal, që ka eskaluar në dhunë fizike, ku njëri prej tyre e ka sulmuar tjetrin, duke i shkaktuar lëndime. Ky i fundit, në shenjë revolte, i ka shkaktuar dëme ...
Komentet te Konflikt familjar në Prishtinë, vëllai i hyn dajak vëllait – ai ia dëmton veturën Janë të Mbyllura
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, është goditur në fytyrë me telefon në fytyrë derisa ishte në një koncert në New York të dielën. 33-vjeçarja performoi në “The Rooftop në Pier 17” në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”, kur dikush nga publiku e gjuajti em telefon. Siç shihet në një video në Twitter, artistja e “Back to You” ishte duke kënduar në mes të skenës kur u përballë me këtë situatë të pazakontë. Ky ishte reagimi i saj: sinjali ...
Komentet te Bebe Rexha goditet me telefon në fytyrë teksa po këndonte në koncert, publikohen pamjet -Video Janë të Mbyllura
Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës, U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve. Policia ka njoftuar se i njëjti dyshohet se ka sulmuar gazetarët, më 16 qershor, në Veri, raporton Gazeta Sinjali. “Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës, do ...
Komentet te Arrestohet edhe një serb për sulmin ndaj gazetarëve në veri Janë të Mbyllura
Njësitë speciale të policisë maqedonase dhe të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim kanë nxjerrë nga lumi Lepenc makinën me tre trupat e pajetë të shtetasve të Kosovës, e cila të shtunën kishte rënë në lumë pas një aksidenti me një automjet tjetër. Aksidenti ndodhi afër Shkupit, disa kilometra larg vendkalimit kufitar mes dy shteteve, në Bllacë. “Zyrtarët policorë të Njësisë Speciale Antiterroriste kanë gjetur të vdekur tre personat të cilët po kërkoheshin në lumë pas aksidentit të shtunën në rrugën Shkup- Bllacë. Është gjetur edhe automjeti BMW në të cilin ndodheshin personat, tashmë të vdekur”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Në veturën me targa të Kosovës ishin katër persona dhe ...
Komentet te Konfirmohet edhe zyrtarisht: Nxirren nga Lepenci trupat e tre shtetasve të Kosovës Janë të Mbyllura
Analisti Shkëlzen Gashi, me anë të një statusi në Facebook, është munduar t’i dalë në mbrojtje shokut të tij Rron Gjinovci, ndaj të cilit pati reagime të shumëta pas komentëve të tij seksiste drejtuar Flutura Kusarit, e cila është avokuese e juriste e të drejtave të gazetarëve. Gashi e ka “thelluar” gjuhën edhe më tej, duke e quajtur shërbëtore të strukturave kriminale Kusarin. Ndërsa sipas tij Rroni është aktivist shembullor. Analist Gashi, shkrimin e tij e ka përmbullur në këtë formë: “rroni osht maskotë e shoqnisë kosovare, kurse ju jeni shërbëtorë të krimit.” Postimi i plotë: çka ka seksiste nëse nuk të pëlqen frizura e dikujt? asgjë. e nëse nuk ...
Komentet te Nuk ndalen militantët e Kurtit, edhe Gashi e “thëllon” gjuhën ndaj Flutura Kusarit, i del në mbrojtje Gjinovcit Janë të Mbyllura
Duket se temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë në vend në mes të muajit qershor, këtë javë do të shënojnë rritje mbi 30 gradë Celsius, deri të premten. “Prishtina Weather” njofton se gjatë javës në vijim parashihet të mbajë mot më veror. “18.06.2023 – Mot më stabil veror po parashihet të mbajë përgjatë javës vijuese. Do të ketë më shumë intervale me diell e kthjellime. Orëve të pasdites mund të zhvillohen vransira lokale, që nga dita e mërkurë edhe mund të krijojnë kushte për zhvillime të rrebesheve më të izoluara me bubullimë. Temperaturat maksimale shënojnë rritje edhe deri në 31C e 32C ditën e premtë, e ato minimale luhaten ndërmjet ...
Komentet te A do të na lë shiu ta shijojmë nxehtësinë e muajit qershor? Parashikimi i motit për këtë javë Janë të Mbyllura
Një taksist nga Kosova ka treguar se çfarë ka parë gjatë ditës së djeshme në aksidentin mes dy automjeteve, ku vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc dhe si rrjedhojë 3 kosovarë rezultojnë të zhdukur, ndërkaq një tjetër është shpëtuar. Ai thotë se në fillim kanë parë vetëm veturën e aksidentuar “VW Touran” nga Shkupi, ndërsa më pas pasi kanë dëgjuar të bërtitura, kanë vërejtur se një veturë ka rënë në lumë. “Duke ardhur nga Shkupi, minutat kanë qenë në pyetje që kur ka ndodhur aksidenti, të gjitha copat e plastikës i kemi parë në asfalt, copa të parakolpit, duke mos e menduar se është vetura atje poshtë. ...
Komentet te “Ka piskatur nga atje poshtë”, dëshmitari tregon momentet tmerruese kur u aksidentua familja Pacolli -Video Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media ka folur për tre policët kosovarë që u kidnapuan brenda territorit të Kosovës pak ditë më parë. Ai tha se askush nuk i ka prekur policët dhe se sipas tij asgjë e keqe nuk ka ndodhur me ta. “Asgjë nuk ju mungon, nuk kanë asnjë mavijosje, askush nuk i ka prekur. Dhe në të gjitha deklaratat e tyre kontradiktore ku njëri thotë jo nuk kemi ecur, dhe tjetri thotë se ecëm, eca pak, u ngjita pak, pastaj ecëm pak më tej, u larguam nga vetura. Pra, çfarë ishin duke bërë, po mblidhnin kërpudha”. Vuçiq gjithashtu shtoi se rreth rastit i kanë ...
Komentet te Vuçiq për policët kosovarë që i rrëmbyen: Asgjë nuk ju mungon, askush nuk i ka prekur – nuk kanë asnjë mavijosje Janë të Mbyllura