Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Kërcënim i jashtëzakonshëm”: Çka thotë Urdhri 13219 që u vazhdua dje nga presidenti Biden për rajonin tonë?

Rajoni dhe Bota
Gjatë ditës së djeshme, presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi vazhdimin e një një Urdhri Ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, ku preket në mënyrë direkte edhe Kosova. Çka është ai urdhër dhe pse ka rëndësi? Dje, Shtëpia e Bardhë me anë të një komunikate njoftoi se presidenti amerikan Biden e kishte nënshkruar vazhdimin e “emergjencës kombëtare” sa i përket Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për Urdhrin Ekzekutiv 13219, të nënshkruar 22 vjet më parë nga ana e presidentit të asokohshëm George W. Bush. LAJME “Kërcënim i jashtëzakonshëm”: Çka thotë Urdhri 13219 që u vazhdua dje nga presidenti Biden për rajonin tonë? Demokracia 11:37 | 21 Qershor 2023 SHARE:     Gjatë ditës së ...
Komentet te “Kërcënim i jashtëzakonshëm”: Çka thotë Urdhri 13219 që u vazhdua dje nga presidenti Biden për rajonin tonë? Janë të Mbyllura

Komandanti i KFOR-it: Në veri shmangëm një masakër, i shpëtuam 15 policë

Lajme
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka thënë se falë profesionalizmit të pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, në veri “u shmang një masakër”. “Ne arritëm t’i shpëtojnë 15 policë të bllokuar në turmë”, tha Ristuccia në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve, AGI. “Arsyeja pse situata nuk u përshkallëzua (më 29 maj) ishte fakti që ishim të përgatitur shumë mirë. Ushtarët tanë vepruan shumë, shumë profesionalisht. Dhe dëshiroj ta shpreh mbështetjen time të plotë për të plagosurit tanë dhe familjet e tyre. Ata vepruan aq profesionalisht, saqë mundën ta menaxhonin forcën që të mos përshkallëzohej situata, kështu shpëtuam 15 policë të Kosovës, penguam të dy palët të ...
Komentet te Komandanti i KFOR-it: Në veri shmangëm një masakër, i shpëtuam 15 policë Janë të Mbyllura

Përjashtimi nga “Defender 23”, Hoti: Kurti e Mehaj do të duhej të dorëhiqeshin, unë s’do qëndroja as një minutë në zyrë

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në një situatë normale, vendi do të duhej të ishte gati në proces të zgjedhjeve nacionale, raporton Gazeta Sinjali. Në një intervistë për Rubikon, Hoti tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të duhej të jepnin dorëheqje pas përjashtimit të Kosovës nga stërvitja më e madhe e aleatëve të NATO-s në Ballkan, e njohur si “Defender Europe ‘23”. “Në atë moment që FSK-ja është përjashtuar nga “Defender 2023”, e cila ishte ëndërr e atyre ushtarëve, në atë moment kryeministri është dashur të japë ...
Komentet te Përjashtimi nga “Defender 23”, Hoti: Kurti e Mehaj do të duhej të dorëhiqeshin, unë s’do qëndroja as një minutë në zyrë Janë të Mbyllura

Krasniqi: Populizmi është streha e fundit e kryeministrave të paaftë siç është Kurti

Lajme
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi e ka cilësuar kryeministrin, Albin Kurti si të paaftë duke shtuar se populizmi për të është streha e fundit. “Po e adaptoj një thënie të famshme që e keni dëgjuar besoj të gjithë, po unë po i them populizmi është streha e fundit e kryeministrave të paaftë. Ne e kemi një kryeministër totalisht të paaftë për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës në cilëndo prej fushave. Fatkeqësia jonë është që s’po arrijmë me e pasë vëmendjen as të qytetarëve të cilët janë të preokupuar me krizën, me tensionin dhe situatën e sigurisë që të flasim për temat që ju interesojnë atyre”, ka thënë Krasniqi. ...
Komentet te Krasniqi: Populizmi është streha e fundit e kryeministrave të paaftë siç është Kurti Janë të Mbyllura

Lajçak takon Finer dhe Sloat, diskutojnë hapat për de-përshkallëzimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskëshilltarin e parë për siguri kombëtare të SHBA-ve, Jon Finer dhe drejtoreshën e lartë për Evropë, Amanda Sloat, me të cilët ka biseduar për situatën në veri të Kosovës. Lajçak ka thënë në Twitter se në takim është diskutuar për deeskalimin e situatës dhe progresin në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Takim shumë i dobishëm me Zëvendës Këshilltarin e Parë të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së John Feiner dhe Drejtoreshën e Lartë për Evropën Amanda Slot për situatën në veri të Kosovës, hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe përparimin në Dialogun e mbështetur nga BE-ja”, tha Lajçak. Lidhur me ...
Komentet te Lajçak takon Finer dhe Sloat, diskutojnë hapat për de-përshkallëzimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë Janë të Mbyllura

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur humbni pesë kilogramë në një javë

Lifestyle
Të gjithë e dimë se të kesh një peshë të ekuilibruar është e mirë për shëndetin tonë. Por shumë herë ky besim çon në dëshirën për të humbur shumë peshë në një periudhë të shpejtë kohore dhe më pas gjërat bëhen më të ndërlikuara sepse ne nuk do të marrim rezultatet që kërkojmë vërtet. Çfarë i bën trupit tuaj humbja e shpejtë e peshës? Po, është absolutisht e mundur të humbni 5 kilogramë në një javë. Por kjo nuk do të thotë se është një ide e mirë ose se do të zgjasë. Le të themi se po vjen vera ose një ngjarje e rëndësishme. Sigurisht, ju dëshironi të dukeni ...
Komentet te Çfarë ndodh me trupin tuaj kur humbni pesë kilogramë në një javë Janë të Mbyllura

Sot mot i nxehtë, temperaturat deri në 32°C

Lajme
Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Meteo Kosova, pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat në zona të caktuara mund të gjenerojnë ndonjë reshje të izoluar si dhe ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 5-30 km/h. Temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sot mot i nxehtë, temperaturat deri në 32°C Janë të Mbyllura

Shkëlqimi me zemrën plotë dhimbje falënderon ata që kontribuuan për gjetjen e trupave të familjarëve të tij -Video

Lajme
Mes miqve e familjarëve sot iu është dhënë lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Pacolli që vdiqën pas aksidentit që pësuan tek Lumi Lepenc në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë Shkëlqimi, ai i cili i ka shpëtuar mrekullisht të njëjtës tragjedi, shkruan Raporto24. E ndonëse e rëndë kjo ditë për të, ai ka gjetur forcën për të falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në kërkimin e gjetjen e trupave të familjes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shkëlqimi me zemrën plotë dhimbje falënderon ata që kontribuuan për gjetjen e trupave të familjarëve të tij -Video Janë të Mbyllura

jepet lamtumira e fundit tri viktimave të aksidentit tragjik në Lepenc

Lajme
Janë varrosur tre anëtarët e familjes Pacolli, që vdiqën tragjikisht si pasojë e aksidentit që ndodhi të shtunën në aksin rrugor Shkup-Bllacë. Lamtumira e fundit atyre iu dha nga familjarë, miq e dashamirë në varrezat e Dragodanit në Prishtinë. Këtij aksidenti tragjik i ka shpëtuar Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, i cili është djali dhe vëllai i viktimave. I njëjti në momentin tragjik ka kërcyer nga vetura e tipit BMW ku dhe arriti të shpëtoj./Sinjali ...
Komentet te jepet lamtumira e fundit tri viktimave të aksidentit tragjik në Lepenc Janë të Mbyllura

“Gjatë kidnapimit pati shkrepje armësh”, Gërvalla tregon çka thanë tre policët kosovarë

Lajme
Kryediplomatja, Donika Gërvalla, pas vizitës që i është bërë policëve të kidnapuar nga Serbia është deklaruar në një konferencë të jashtëzakonshme për media. Gërvalla tregoi se kjo vizitë është realizuar në qendrën e paraburgimit në Kralevë, ku tregoi edhe detaje të tjera rreth kidnapimit të tyre. “Vizita është realizuar në qendrën e paraburgimit në Kralevë. Ata kanë theksuar: Më 14 qershor, duke ngrënë drekën janë rrethuar nga rreth 15 persona të uniformuar të cilët i kanë sulmuar, çarmatosur, dhe më pas i kanë dërguar tek makinat e tyre. Disa pjesëtarë kanë shkrepur armët në ajër, për të shkaktuar panikë tek oficerët policorë. Në momentin e kidnapimit, tre policët kanë qenë ...
Komentet te “Gjatë kidnapimit pati shkrepje armësh”, Gërvalla tregon çka thanë tre policët kosovarë Janë të Mbyllura