Paneli i Gjykatës së Apelit ka rrëzuar apelet e parashtruara nga dy grupe individësh, kundër vendimit të Trupit Gjykues me të cilin u refuzuan kërkesat e tyre për të marrë pjesë si viktima në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Trupi gjykues ka konstatuar se krimet që personat pretendojnë se i kanë vuajtur, nuk përfshihen në kuadrin gjeografik apo material të aktakuzës. Gjithashtu, Paneli i Apelit ka konstatuar se mbrojtësi i viktimave të refuzuara nuk e ka vërtetuar se trupi gjykues kishte bërë konstatim të gabuar kur nuk e kishte pranuar kërkesën, andaj edhe e ka rrëzuar mocionin. Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të vazhdojë të ...
Komentet te Zhvillime në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, refuzohen disa persona që pretendojnë se janë viktima Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri më 29 maj. Përmes një komunikate për media, Policia njofton se bëhet fjalë për N.O., i cili banon në Mitrovicë të Veriut dhe është i njohur me nofkat ‘Nemac’ dhe ‘Rusi’. “Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it”, thuhet në njoftim. Sipas policisë, ...
Komentet te Arrestohet “Rusi”, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri Janë të Mbyllura
Në Policinë e Kosovës nuk dinë se prej nga po hyjnë mjetet shpërthyese, me të cilat dyshohet se po sulmohen kryesisht stacionet e saj, në komunat në veri. Javëve të fundit, në pjesën veriore të Kosovës janë regjistruar disa incidente, ku janë përdorur ato që mendohet të kenë qenë shok-bomba. Mbrëmjen e 22 qershorit, në Mitrovicën e Veriut pati dy shpërthime, ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka sugjeruar se ato mund të jenë shkaktuar nga lloji i njëjtë i armës. Policia e Kosovës nuk ka dhënë informacione për prejardhjen e këtyre mjeteve shpërthyese në njoftimet zyrtare, në të cilat thuhet se rastet janë duke u hetuar. Ish-drejtori ...
Komentet te Nga po hyjnë shok-bombat në veri? Janë të Mbyllura
Dy persona janë sulmuar mbrëmjen e sotme në sheshin e Mitrovicës së Veriut. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani. “Dy persona janë sulmuar në qendër të Mitrovicës së Veriut, që të dy kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tyre është e mirë”, ka thënë ai. Ndërkaq, Elshani nuk ka dhënë detaje për motivin e sulmit apo të dhëna për identitetet e personave. Ai shtoi se Policia e Kosovës po vazhdon ta hetojë rastin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Policia e konfirmon sulmin ndaj dy personave në qendër të Mitrovicës së Veriut Janë të Mbyllura
Shefi për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është deklaruar pas përfundimit të takimeve të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, shkruan Gazeta Sinjali. Borrell tha se duhet të mbahen zgjedhjet e reja sa më shpejt, teksa e përmendi edhe kushtin e Kurtit për lirimin e tre policëve kosovarë që u rrëmbyen nga Serbia. Ai tha se ia ka theksuar Vuçiqit se policët kosovarë që po mbahen në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. “Takimi i sotëm është fokusuar te ajo se si të shtensionohet situata në terren, me hapa konkretë dhe si të organizohen zgjedhjet e ...
Komentet te Borrell: I kërkova Vuçiqit lirimin e tre policëve menjëherë dhe pa kushte Janë të Mbyllura
Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas vendimit të sërishëm të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës që televizionit Klan Kosova t’i pezullohet certifikata e biznesit. Buzhala në llogarinë e tij në Facebook, u ka bërë thirrje gazetarëve që ta mbrojnë Klan Kosovën, pasi sipas tij, nëse bie Klan Kosova, do të bien edhe televizionet tjera. “Qeveria nuk po e sulmon Klan Kosovën si emër të përveçëm. Qeveria po e sulmon Klan Kosovën si media. Gazetaret nuk guxojnë me e humbë betejën e parë serioze me ketë pushtet të egër dhe të rrezikshëm. Nëse bien Klan Kosova, kane me ra edhe televizionet tjera”, ka shkruar ai. “Unë kisha me qenë ...
Komentet te Buzhala: Nëse bie Klan Kosova, do të bien edhe televizionet tjera Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka filluar takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe me emisarin Miroslav Lajçak, në Bruksel. Shërbimi për media i BE-së ka publikuar pamjet nga fillimi i këtij takimi. Pak më herët, për të ka njoftuar edhe Borrell në një postim në Twitter, duke thënë se synimi është shtensionimi i situatës në veri të Kosovës. Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe për rrugën përpara. Takimi me kryeministrin Albin Kurti ka filluar”, ka shkruar Borrell në Twitter. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Takimi i vakët Kurti-Borrell-Lajçak, dalin pamjet nga Brukseli Janë të Mbyllura
Sot gjatë ditës është ndarë nga jeta profesori universitar, Shyqri Nimani, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë i biri, Agoni, i cili njoftoi se ceremonia mortore do zhvillohet nesër në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Arbëri. Shyqri Nimani lindi më 6 maj 1941 në qytetin e Shkodrës dhe ishte piktor, dizenjues grafik dhe pedagog shqiptar. Ai ishte i mirënjohur në hapësirat shqiptare për kaligrafimin me dorë në pergamen të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Njoftimi i plotë: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ndahet nga jeta profesori Shyqri Nimani, personi që shkroi Deklaratën e Pavarësisë Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar përgjigje nga dy partitë e tjera opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, lidhur me mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Sinjali. Gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme në Kuvend, Haradinaj tha se “veç Kosova përfiton” nëse mocioni kundër Qeverisë Kurti kalon. “Pse ju lutna ka hezitime për mocion? Ku e keni problemin ju që po hezitoni për mocion? A është e vërtetë që kanë filluar ndëshkime dhe a është e vërtetë që kemi filluar të dobësohemi. Pse nuk po deklaroheni? Ku e keni problemin kolegë opozitarë PDK dhe LDK që po ...
Komentet te Haradinaj: Veç Kosova përfiton nëse kalon mocioni kundër Qeverisë Kurti, PDK e LDK të japin përgjigjen Janë të Mbyllura
E pabesuar por është lansuar një këngë, kushtuar Ministrit të Punëve të Bendshme Xhelal Sveçlës. Kënga është realizuar nga reperi Llochi, i cili ia dedikoi ministrit këtë projekt, me një tekst mjaft satirik. Kënga s’ka klip, por i është vendosur një foto-montazh me Sveçlën./Demokracia ...
Komentet te Ndodh edhe kjo – Publikohet këngë kushtuar Xhelal Sveçlës -Video Janë të Mbyllura