Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Arifi: Sipas logjikës së Ramabajës, as Kurti s’është tamam shqiptar, sepse gruan e ka norvegjeze

Lajme
Fyerjet e njerëzve të Albin Kurtit nuk i merr afër zemrës. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka treguar se ato tregojnë mentalitetin e tyre. Ai ka bërë me dije se sharjet e fyerjet e tyre vetëm e forcojnë. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i ka quajtur komunist eksponentët e VV-së që po e fyejnë vazhdimisht nëpër rrjete sociale. Ai ka thënë se është në ideologjinë e tyre që të shpallin tradhtar këdo që i kritikon. Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka thënë se këto fyerje e bëjnë vetëm më të fort. Arifi i ka komentuar edhe fyerjet e analisti Sadri Ramabaja, i cili në një debat ...
Komentet te Arifi: Sipas logjikës së Ramabajës, as Kurti s’është tamam shqiptar, sepse gruan e ka norvegjeze Janë të Mbyllura

A dështoi ministria edhe këtë vit, vazhdon përdorimi i telefonave, shpërndarja e pergjigjeve dhe kopjime në testin e maturës -Foto

Lajme
Provimi i maturës edhe sot është shpërndarë në rrjetet sociale, ku janë krijuar grupe ku pjesë e këtyre grupeve thuhet se janë familjarët, studentë e profesorë. Derisa Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci bëri thirrje që të respektohen rregullat, këto thirrje nuk janë marrë parasysh nga nxënësit. Gazeta Sinjali raporton se është krijuar një grup në rrjetin social ‘Viber” ku të rinjtë po komunikojnë mes vete dhe po shpërndajnë përgjigjet e testit. Po ashtu, përdorimi i telefonave është i pashmangshëm edhe këtë vit. /Sinjali ...
Komentet te A dështoi ministria edhe këtë vit, vazhdon përdorimi i telefonave, shpërndarja e pergjigjeve dhe kopjime në testin e maturës -Foto Janë të Mbyllura

Klinaku: Për aksionet policore publikun duhet ta njofton Policia, jo Sveçla

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po njofton për aksionet e Policisë së Kosovës. Ai ka bërë me dije se për aksionet e tilla publikun duhet ta njofton policia e jo Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. “Për ta njoftuar publikun rreth zhvillimeve, aksioneve, arrestimeve etj, është detyrë e Policisë e kjo bëhet me komunikata, konferenca për medie ose përmes zëdhënësit. Nuk është kjo detyrë e Ministrit të Brendshëm”, ka shkruar Klinaku. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Klinaku: Për aksionet policore publikun duhet ta njofton Policia, jo Sveçla Janë të Mbyllura

Kosovari i hyn dajak gruas në mes të diskotekës “Insomnia” në Graçanicë, shkak xhelozia

Lajme
Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një lokal në Graçanicë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, teksa ishin në diskotekën “Insomnia”. Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ashtu që i dyshuari pas një zënke momentale i ka bërë presion, e madje edhe e ka sulmuar fizikisht në mes të lokalit. Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të raportojë rastin në ...
Komentet te Kosovari i hyn dajak gruas në mes të diskotekës “Insomnia” në Graçanicë, shkak xhelozia Janë të Mbyllura

Sot mbahet provimi i maturës shtetërore, këto janë rregullat që duhet t’iu përmbahen nxënësit

Lajme
Vetëm pak orë i ndajnë nxënësit e shkollave të mesme do t’i nënshtrohen provimit të matures shtetërore, ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë ka bërë të ditur se janë realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij provimi, ku në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë, raporton Gazeta Sinjali. Ministria e Arsimit ka kërkuar që çfarëdo parregullsi eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MASHTI. Ndërsa, kanë shtuar se të gjithë personat e angazhuar në këtë proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm ...
Komentet te Sot mbahet provimi i maturës shtetërore, këto janë rregullat që duhet t’iu përmbahen nxënësit Janë të Mbyllura

Shtrëngata me erë, rrebeshe shiu e breshër, parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

Lajme
Prishtina Weather ka njoftuar se sot pritet të ketë përkeqësim të motit me zhvillimeve të rrebesheve me bubullima, që nga orët e mëngjesit. Gjatë fundjavës, temperaturat do të jenë në rënie. Depërtimi i një fronti të ftohtë parashihet të sjellë ditën e shtunë përkeqësim të motit, me zhvillime të rrebesheve me bubullima, që nga orët e mëngjesit. Gjatë ditës mund të zhvillohen edhe si shtrëngata me me erë më të fuqishme, rrebeshe shiu, e lokalisht edhe priten kushte për breshër. Rrebeshe shiu mund të shfaqen edhe përgjatë ditës së diel. Java vijuese fillon me mot më stabil, më shumë intervale me diell.  Temperaturat pësojnë rënie. Erërat më të theksuara në ...
Komentet te Shtrëngata me erë, rrebeshe shiu e breshër, parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme Janë të Mbyllura

E konfirmon Policia, plagoset me armë zjarri një person te “Kafet e Vogla” – të dyshuarit në arrati

Lajme
Prishtina sonte nuk po gjen qetësi. Pas të shtënave me armë zjarri përballë qendrës tregtare “Albi Mall” në Veternik për të cilin rast Gazeta Sinjali po raporton në vazhdimësi, të shtëna të tjera me armë zjarri janë dëgjuar tek vendi i njohur “Kafet e Vogla”. Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim në QKUK. Kështu ka thënë për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një  person  është plagosur. ...
Komentet te E konfirmon Policia, plagoset me armë zjarri një person te “Kafet e Vogla” – të dyshuarit në arrati Janë të Mbyllura

Edhe tre ushtarë amerikanë ishin zënë rob dhe ishin torturuar nga forcat serbe në 1999

Lajme
Forcat Speciale të Serbisë kanë kidnapuar tre policë të Kosovës brenda territorit të Kosovës. Rrëmbimin e tyre, forcat serbe e kanë aplikuar edhe ndaj ushtarëve amerikanë në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës, respektivisht gjatë bombardimeve. Mediumi prestigjioz amerikan “Washington Post”, kishte raportuar në mënyrë të hollësishme për ngjarjen dhe torturat që kishin patur ushtarët amerikanë të zënë rob, transmeton Demokracia.com. Njëri nga ushtarët e kapur kishte treguar që ishin goditur në fytyrë e trup dhe ishin rrahur aq fort me pushkë, saqë një nga kondakët e pushkës ishte shkëputur. Ky është raportimi i plotë: Tre ushtarët amerikanë të kapur nga Jugosllavia ishin në patrullë brenda Maqedonisë kur u zunë ...
Komentet te Edhe tre ushtarë amerikanë ishin zënë rob dhe ishin torturuar nga forcat serbe në 1999 Janë të Mbyllura

PSD me aksion para qeverisë për humbjen e jetëve të punëtorëve të ndërtimtarisë

Lajme
Aktivistë të Partisë Socialdemokrate nëpërmjet një aksioni simbolik në oborrin e Qeverisë së Kosovës, kanë vizatuar skenën ku humbin jetën punëtorët e ndërtimtarisë. Donjeta Demolli nga PSD-ja tha se vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti, 12 punëtorë që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës në Kosovë, njëri prej tyre madje duke punuar në një projekt të qeverisë, i cili ishin në një objekt publik. Ajo tha se punëtorët punojnë pa masa të sigurisë, pa masa mbrojtëse, pa sigurim shëndetësor e me pagë shumë të ulët, por punojnë edhe të shtunave dhe pas orarit të punës. “Qeveria e Kosovës nuk ka lëviz asnjë centimetër për ta ...
Komentet te PSD me aksion para qeverisë për humbjen e jetëve të punëtorëve të ndërtimtarisë Janë të Mbyllura

Gërvalla i kërkon Perëndimit ‘të mos gabojë më’ si në Ukrainë dhe të nxjerrin mësimet -Video

Lajme
Pasi qortoi e kritikoi mbarë komunitetin Trans-Atlantik se po bëjnë “gabime të rënda strategjike”, Ministrja e Jashtme e Kosovës ka vazhduar të njëjtin “leksion” ndaj Perëndimit. Nuk e njohin Serbinë dhe po e përkëdhelin atë, tha ajo në një intervistë mbrëmë në ATV, ku veçse qëndroi në linjat e intervistës së saj të fundit në “Der Standard”, intervistë kjo që argumentativisht mund të shënohet për skandal të madh diplomatik në vend. Gërvalla i mëshoi Perëndimit, e kuptueshëm më së shumti ShBA-së si lidere e Perëndimit, se “nuk kanë nxjerrë mësimet nga gabimet që i kanë bërë në të kaluarën”. Këtu ajo e supozoi “gabimin” e bërë në Ukrainë, me mosevitimin e luftës ...
Komentet te Gërvalla i kërkon Perëndimit ‘të mos gabojë më’ si në Ukrainë dhe të nxjerrin mësimet -Video Janë të Mbyllura