Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Vuçiq: Tre policët kosovarë s’do shpëtojnë pa aktakuzë, kemi prova

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga polica serbe më 14 qershor nuk do të shpëtojnë pa aktakuzë. Madje ai pretendon se janë arrestuar në territorin e Serbisë dhe për këtë thotë se ka prova. “Nuk besoj se është e mundur të ikësh pa një aktakuzë. Ajo që po u them njerëzve është se njësitet tona i arrestuan në territorin e Serbisë qendrore. Kemi të gjitha materialet që e vërtetojnë. Meqë ra fjala, ne ofruam që të gjithë anëtarët tanë nga ajo njësi t’i nënshtroheshin një ekzaminimi poligrafik”, tha ai. Po ashtu Vuçiq ka paralajmëruar për sot një takim me serbët e Kosovës. “Ne ...
Komentet te Vuçiq: Tre policët kosovarë s’do shpëtojnë pa aktakuzë, kemi prova Janë të Mbyllura

gjithë kapacitetet e kryeqytetit t’i dalim në ndihmë Pejës

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur gatishmërinë e kryeqytetit që me gjithë kapacitetet t’i dalin në ndihmë qytetarëve të Pejës, pas vërshimeve që lanë dy të vdekur e dëme të mëdha materiale, raporton Gazeta Sinjali. Rama shtoi se ndihma e tyre nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Po ashtu, i pari i kryeqytetit i shprehi ngushëllime për humbjen e dy anëtarëve familjes Ademaj. “Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës. Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta ...
Komentet te gjithë kapacitetet e kryeqytetit t’i dalim në ndihmë Pejës Janë të Mbyllura

Prishtinasi 42-vjeçar kërcënon babain veç pse u kollit: Ta nxjerri gërklanin e fytit

Lajme
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në lagjen Dardania në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij. Sinjali mëson se viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti me të birin, 42-vjeçari e ka kërcënuar, duke i shkaktuar ...
Komentet te Prishtinasi 42-vjeçar kërcënon babain veç pse u kollit: Ta nxjerri gërklanin e fytit Janë të Mbyllura

“Ishin t’u nejtë, shiu ua rrëzoi shtëpinë”, detaje nga rasti tragjik i familjes Ademaj në Pejë -Video

Lajme
Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për qytetin e Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur, raporton Gazeta Sinjali. Kryetarja e Bashkësisë Lokale “2 Korriku” në Pejë, Valbona Avdijaj, ka shpalosur disa detaje të reja për humbjen tragjike të dy personave, nënë e bir pas vërshimeve të mëdha me të cilat u përballë qyteti. Ajo tha se u lajmërua nga banorët e qytetit që vërshimet në ...
Komentet te “Ishin t’u nejtë, shiu ua rrëzoi shtëpinë”, detaje nga rasti tragjik i familjes Ademaj në Pejë -Video Janë të Mbyllura

“Mos dil, mos dil”, momenti kur vërshimet në Pejë e marrin një veturë me vete -Video

Lajme
Mbrëmja e djeshme ishte tragjike për qytetin e Pejës, ku si pasojë e vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut humbën jetën fëmija 5-vjeçar dhe nëna e tij, e cila si fillim rezultonte e zhdukur deri në njoftimin për vdekjen e saj nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Media lokale “Peja në Fokus” ka publikuar pamje nga atje ku shihet një veturë në lagjen “Asllan Qeshme”, e cila nuk mund të lëvizte nga aty ku kishte mbetur, teksa një qytetar dëgjohej t’i bëjë thirrje shoferit të mos dilte prej saj. Në pamjet e tjera shihet në veturë në rrugën “Mbreti Bardhyl” teksa rrëmbehet krejtësisht nga vërshimet. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Mos dil, mos dil”, momenti kur vërshimet në Pejë e marrin një veturë me vete -Video Janë të Mbyllura

Vërshimet që tronditën vendin: Nënë e bir humbën jetën në Pejë, situatë ende e rënduar

Lajme
Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për qytetin e Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur, raporton Gazeta Sinjali. Në një njoftim për media, Policia njoftoi shkurt se gruaja që u zhduk, pas kërkimeve, u gjet pa shenja jete, rreth orës 01:20. “Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan Qeshme” njё fёmijё ka ...
Komentet te Vërshimet që tronditën vendin: Nënë e bir humbën jetën në Pejë, situatë ende e rënduar Janë të Mbyllura

Parashikimi i motit për sot, këto janë qytetet ku do të ketë temperatura më të ulëta

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vendin tonë, transmeton Sinjali. “Pas këtyre temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit mbi vendin tonë, situata meteorologjike po ndryshon, duke bërë që merkuri në termometër të ulët mesatarishtë për 3-8 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të shoqërohen ndërmjet 22-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht mesatare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Parashikimi i motit për sot, këto janë qytetet ku do të ketë temperatura më të ulëta Janë të Mbyllura

Një qytetar nga Istogu fshinë emrat e familjarëve të tij nga pllaka e përuruar Ditën e Çlirimit -Video

Lajme
Header 1 Header 2 Division 1 Division 2 Televizioni lokal në Istog “RTV Fontana” ka raportuar sot lidhur me një incident që ka ndodhur tek Lapidari i përuruar për Ditën e Çlirimit të Istogut. Siç raporton ky televizion, disa përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, kanë fshirë 10 emrat e familjarëve të tyre nga lista e emrave në pllakën e Lapidarit. Ata kanë thënë se po i fshijnë emrat meqë sipas tyre aty ka emra të personave që janë viktima civile dhe janë shtuar në listën e emrave të dëshmorëve./Demokracia ...
Komentet te Një qytetar nga Istogu fshinë emrat e familjarëve të tij nga pllaka e përuruar Ditën e Çlirimit -Video Janë të Mbyllura

Ministri Peci përfshihet në një aksident trafiku, shtatë persona përfundojnë në spital

Lajme
Veturat zyrtare të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, shpesh herë përfshihen në aksidente në trafik. Kështu ndodhi edhe sot me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i cili është përfshirë në një aksident trafiku në udhëkryqin Llabjan – Artanë, raporton Gazeta Sinjali. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ku Peci i cili po drejtonte veturën zyrtare, është përplasur me një veturë në të cilën ndodheshin pesë persona. Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi vetura civile nuk ka respektuar të drejtën e përparësisë së kalimit dhe si pasojë ka goditur veturën e Ministrisë, e cila po lëvizte në relacionin e kundërt. Si ...
Komentet te Ministri Peci përfshihet në një aksident trafiku, shtatë persona përfundojnë në spital Janë të Mbyllura

Rama për Rrjetin e Shtigjeve të Gërmisë: Do të nxitë qytetarët për aktivitet në natyrë

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se këtë të premte e kanë përuruar Rrjetin e Shtigjeve të Gërmisë. Rama potencoi se shumë shpejt do të publikohet edhe faqja zyrtare e Gërmisë, ku do të mund të shkarkohet harta digjitale, për informata për aktivitetet sportive, kulturore e të tjera. “Këtë të premte me 23 Qershor e përuruam Rrjetin e Shtigjeve të Gërmisë, me theks në Kioskën Malore ku është vendosur Harta dhe informacioni i duhur për Gërminë”, shkroi Rama. “Së shpejti lansohet edhe Faqja Zyrtare e Gërmisë ku do të mund ta shkarkoni edhe hartën digjitale, përfshirë rrjetin e shtigjeve aktive por edhe info për aktivitetet tjera sportive, kulturore dhe ...
Komentet te Rama për Rrjetin e Shtigjeve të Gërmisë: Do të nxitë qytetarët për aktivitet në natyrë Janë të Mbyllura