Në vitin 2020, dy artistët e njohur, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, sollën këngën “Mos shko” që rezultoi shumë e suksesshme për dyshen. Ndërsa tani ata kanë gati projektin e dytë në bashkëpunim. Dafina dhe Ylli kanë finalizuar projektin e titulluar “Kaje”, nga i cili ditë më parë publikuan një pjesë të shkurtër që u bë virale në rrjete sociale. “Kaje” do të publikohet në ora 18:00, e shoqëruar me videoklip. Pak nga videoklipi, dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te A jeni gati? Dafina dhe Ylli sot publikojnë hitin e radhës – VIDEO Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Myftiu Naim Tërnava e ka pritur në vizitë shefin e ri të Eulex-it Giovanni Barbano. Në festën e Kurban Bajramit, Tërnava i ka thënë shefit të EULEX-it, se nuk është në rregull që rrugët në Graqanicë janë mbyllur. “Uroj që situata në veri të vendit të kthehet në normalitet. Në Kosovë s’mund të ketë dy ligje, dy kushtetuta. Duke pasur parasysh edhe specifikat që mund t’i kenë komunitetet, shembull sot është ditë Bajrami ndërsa rrugët në Gracanicë janëtë bllokuara. Nuk është në rregull”, tha Tërnava. Ndërsa, Barbano i tha Tërnavës se EULEX-i do të luajë rolin e tij dhe do të sigurojë që do të ketë trajtim të barabartë për ...
Komentet te Tërnava në takim i ankohet shefit të EULEX-it për bllokimin e rrugëve: Nuk është në rregull Janë të Mbyllura
Në Xhaminë e madhe në Prishtinë është bërë falja e namazit të Kurban Bajramit, raporton Ekonomia Online. Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ku tha se Festa e Kurban Bajramit është një ndër festat më të rëndësishme për myslimanët. Tërnava në mesazhin drejtuar besimtarëve shtoi se kjo festë na bënë bashkë të gjithëve. Sipas tij, këtë festë e karakterizojnë haxhi e prerja e kurbanit, rituale këto që e afrojnë besimtarin me Zotin. Myftiu Tërnava ka shprehur shqetësimin e tij edhe për shtimin e dhunës në familje si dhe për rritjen e numrit të divorceve e rënien e lindjeve. Myftiu foli edhe për gjendjen e sigurisë, ...
Komentet te Falet Kurban Bajrami – Tërnava thërret për qetësi në veri: Kjo festë na bënë bashkë të gjithëve Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ku një 42-vjeçar dyshohet se ka plagosur me armë zjarri dy persona. Viktimat janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Sami Zeqën. Zeqa në momentin e arrestimit është kapur me armë zjarri në brez, të cilën dyshohet se e kishte përdorur për t’i plagosur viktimat. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale ‘Tentim vrasje’. Në anën ...
Komentet te Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Maxhunaj të Vushtrrisë, plagosi me armë dy persona Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha se draft-statuti për Asociacionin i Propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përkrahjen e aleatëve të Kosovës. “Mund të them që ka përkrahje edhe nga Parisi edhe nga Uashingtoni edhe nga Berlini edhe nga Brukseli si zgjidhje e mundshme e cila, pa shpalosur detaje nga përmbajtja e propozimit, ka përkrahje dhe këtë na e thonë ata në të gjitha takimet që është bazë e mirë edhe për Kosovën dhe na sigurojnë me garanca shumë të fuqishme se në asnjë formë nuk do lejojnë Republikë Serbe në Kosovë. Kemi garanca të fuqishme nga Uashingtoni, nga Brukseli nga të gjithë vendet mike ...
Komentet te Grubi: Draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga Rama ka përkrahje në Evropë e SHBA Janë të Mbyllura
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu të intensitetit te dobët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen mes 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 21 dhe 24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sot diell dhe vranët, vende-vende edhe shi Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga sulmi me granatë dore ndaj ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka thënë se Kosova është subjekt i sulmeve të vazhdueshme nga ana e Serbisë dhe sipas tij. Ai thotë se fajtorë për sulmin ndaj institucioneve shtetërore të vendit, janë kriminelët që mbështeten nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. “Kosova është subjekt i sulmeve të vazhdueshme e të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë, e cila po e rrit dozën e agresionit ndaj shtetit tonë. Me granata të prodhimit serb, kriminelët e Vuçiqit ...
Komentet te Sveçla publikon pamje të dëmeve që shkaktoi sulmi me granatë në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut – Video Janë të Mbyllura
Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, me anë të një komunikate, ka mirëpritur lirimin e tre policëve kosovarë nga autoritetet serbe. Sipas tyre, ky është një hap i parë i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në deklaratë gjithashtu thuhet se presin që Kosova që të angazhohet pa vonesa në shtensionimin e situatës, bazuar në kërkesat e Bashkimit Europian. E plotë: “Franca mirëpret lirimin e tre policëve kosovarë pas vendimit të gjykatës në Kraljevë (Serbi). Ky është një hap i parë i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I bëjmë thirrje edhe autoriteteve të Kosovës që të angazhohen pa vonesë në këtë perspektivë, ...
Komentet te Franca mirëpret lirimin e tre policëve kosovarë: Tani presim që Kosova të angazhohet në shtensionim të situatës Janë të Mbyllura
Shtatë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje: Besim Muzaqi, Valon Ramadani, Nijazi Isaku, Mimoza Kusari -Lila, Salih Zyba, Arjeta Fejza dhe Arijeta Rexhepi kanë ndërmarrë një nismë legjislative për të ndryshuar Ligjin për Zyrtarët Publikë, i kontestuar nga opozita, i cili ndonëse është miratuar nga Kuvendi i Kosovës nuk ka prodhuar ende ndonjë efekt juridik pasi që menjëherë pas miratimit është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga dy partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë ende ndonjë vendim për ligjin në fjalë, por e kishte lëshuar një njoftim se Ligji për Zyrtarët Publikë nuk mund të dekretohet dhe as të hyjë në ...
Komentet te DOKUMENT | Deputetët e VV-së tentojnë ta ndryshojnë ligjin e kontestuar për Zyrtarët Publikë, Kushtetuesja ende pa vendim final Janë të Mbyllura
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka quajtur të rrezikshëm diskursin e zëvendës-kryeministrit, Besnik Bislimi, pas shkrimit të këtij të fundit në lidhje me lirimin e tre policëve kosovarë nga Serbia. Hamiti ka thënë se diskursi trashanik i Bislimit është i pahijshëm për këdo që merret me diplomaci, teksa të dytin e Qeverisë e kritikoi për denigrim të bashkësisë ndërkombëtare, që sipas Bislimit “po vendos masa shtrёnguese ndaj demokracisё sё vetme dhe vendit mё properёndimor nё gjithë Ballkanin”. “Për gjynah por edhe i rrezikshëm është diskursi trashanik i Besnik Bislimit, Zëvendëskryeministër i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës. Ky soj diskursi trashanik – ...
Komentet te Hamiti: Diskursi trashanik i Besnik Bislimit është për gjynah dhe i rrezikshëm Janë të Mbyllura