Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Këta janë babë dhe bir që u ekzekutuan para shtëpisë së tyre, zbulohen detaje

Shqipëri
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Shkodër këtë pasdite, ku dy persona, babë e bir janë ekzekutuar. Mediat atje raportojnë se bëhet fjalë për Gjok dhe Eduart Gurra, babë dhe bir, u vranë ditën e sotme në derën e shtëpisë së tyre, të cilës i ishte vënë flaka një natë më parë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sumë të njësisë Administrative Pult në zonën e Dukagjinit, ku ata kanë shkuar për të parë banesën e tyre, të cilës i ishte vënë flaka një natë më parë. Por në momentin që kanë mbërritur aty, persona të paidentifikuar i kanë ekzekutuar. Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa ...
Komentet te Këta janë babë dhe bir që u ekzekutuan para shtëpisë së tyre, zbulohen detaje Janë të Mbyllura

Gjakovari rrah gruan 17-vjeçare pasi kërkoi ta dërgojë te familja për festën e Bajramit: Theje qafën

Lajme
Festat fetare njihen si ditë kur duhet të mbizotërojë paqja dhe harmonia familjare. Por në një familje në Gjakovë ndodhi e kundërta dje, në ditën e parë të Kurban Bajramit. Edhe këtë herë, viktimë e dhunës në familje ishte një vajzë, e cila u përballë me burrin me të cilin bashkëjeton, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima, ndaj të cilës burri i saj ushtroi dhunë është një 17-vjeçare, e cila kërkoi ndihmën e Policisë të mërkurën. Sinjali mëson se konflikti mes tyre nisi pasi ajo i kërkoi burrit, i cili po ashtu është 17-vjeçar, ta dërgojë te familja e saj për festën e Bajramit. ...
Komentet te Gjakovari rrah gruan 17-vjeçare pasi kërkoi ta dërgojë te familja për festën e Bajramit: Theje qafën Janë të Mbyllura

Tre mjekët në Prizren dyshohet se fshehën placentën e foshnjës për t’i zhdukur provat

Lajme Shëndetësi
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e sigurisë ndaj tre mjekëve të dyshuar se kanë kryer veprat penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” dhe “manipulim me prova”. Gjyqtari i procedurës, Fatmir Krasniqi ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj dy të pandehurve (F.S dhe G.S) dhe masën e lajmërimit policor ndaj një të pandehuri tjetër (S.R) lidhur me dy veprat e larcekura. Të njëjtit kishin tentuar gjithashtu të fshehin provat që dëshmojnë shkakun e vdekjes së foshnjes. Prokuroria ka shpjeguar se mjekët e kanë fshehur placentën e fetusit të fëmijës së posalindur dhe e kanë përzier me placenta të tjera. “Gjithashtu, më datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Prizren, ...
Komentet te Tre mjekët në Prizren dyshohet se fshehën placentën e foshnjës për t’i zhdukur provat Janë të Mbyllura

Nis samiti i BE-së në Bruksel: Raportet Kosovë-Serbi në rend dite

Lajme
Liderët e Bashkimit Evropian në samitin e fundit nën Presidencën suedeze të Këshillit Evropian që ka nisur në Bruksel, do të diskutojnë mes tjerash edhe për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe për tensionet në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat po vazhdojnë. Në prag të nisjes së këtij takimi disa liderë evropianë kanë përsëritur thirrjet për Kosovën dhe Serbinë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për t’i ulur tensionet. Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe ai i Sllovenisë, Robert Gollob, thanë para gazetarëve në Bruksel se sa më parë duhet të zhvillohen zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës. Ata ftuan Serbinë ...
Komentet te Nis samiti i BE-së në Bruksel: Raportet Kosovë-Serbi në rend dite Janë të Mbyllura

Man City i kërkon falje Kosovës pasi e vendosi atë si pjesë të Serbisë

Sport
Manchester City ka kërkuar falje pas veprimit skandaloz duke e vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë në një video gjatë prezantimit të transferimit të Mateo Kovacic. Kampioni në fuqi zyrtarizoi dy ditë më parë blerjen e mesfushorit kroat nga Chelsea, për shumën e 30 milionë funteve. E gjatë konfirmimit të transferimit, në një video të publikuar në rrjetet sociale, aty u pa Kosova e vendosur në hartë si pjesë e Serbisë. Pas këtij skandali, nga Manchester City kanë reaguar duke kërkuar falje për këtë gabim. Shefi i Komunikimit të Futbollit të skuadrës së Man Cityt, Alex Rowen ka bërë të ditur se si klub ata e kanë analizuar situatën me ...
Komentet te Man City i kërkon falje Kosovës pasi e vendosi atë si pjesë të Serbisë Janë të Mbyllura

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të një gruaje, dyshohet për vjedhje

Lajme
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një gruaje që dyshohet se më 17 shkurt 2023 në Skenderaj ka kryer veprën penale “Vjedhje”. “Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, mbi bazën e të cilit është lejuar publikimi përmes mediave të shkruara dhe elektronike i fotografisë së të dyshuarës me shpresë se në bashkëpunim më qytetaret do të bëhet e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarës. Personi në foto dyshohet se me datën 17 shkurt 2023, në Skenderaj ka kryer veprën penale “Vjedhje”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo ...
Komentet te Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të një gruaje, dyshohet për vjedhje Janë të Mbyllura

Konjufca i ashpër me PDK-në: Kërkova vetëm sinqeritet, kjo është e pandershme – ndërpritet seanca

Lajme
Pak pasi filloi, Kuvendi i Kosovës u detyrua të ndërpresë seancën e Kuvendit, ku në rend dite ishin edhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit. Për këtë situatë reagoi kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili ka kritikuar Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike për mozprezencën e deputetëve të kësaj partie në seancë. Ai ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë ishin marrë vesh që të enjten deputetët të ishin në sallën e seancave. “PDK-ja në fillim i pati të gjithë deputetët por siç po shoh për shkak të disa mospajtimeve dolën. Këto mospajtime është dashur të m’i tregojnë të hënën e unë nuk kisha ...
Komentet te Konjufca i ashpër me PDK-në: Kërkova vetëm sinqeritet, kjo është e pandershme – ndërpritet seanca Janë të Mbyllura

Moskompensimi i dëmeve nga vërshimet falimenton biznese

Lajme
Liridon Geci nga fshati Llaushë i Skenderajt u detyrua ta mbyllë fermën e tij të pulave, për shkak të dëmtimeve që i shkaktuan vërshimet në muajin janar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga ajo kohë, ai nuk ka marrë asnjë kompensim për dëmet, edhe pse autoritetet qendrore kanë premtuar se do t’i shpaguajnë ato. Radio Evropa e Lirë iu drejtua Qeverisë së Kosovës me pyetje për këtë çështje, por nuk mori përgjigje. Geci tregon se, si pasojë e vërshimeve, i kanë ngordhur 12.000 pula, nga 15.000 sa kishte gjithsej. Për shkak të dëmeve që i ka pësuar edhe inventari, ai thotë se është detyruar t’i shesë ...
Komentet te Moskompensimi i dëmeve nga vërshimet falimenton biznese Janë të Mbyllura

Zyrtarja evropiane u dërgon letër eurodeputetëve: Përkrahni shkarkimin e Lajçakut e Borrellit

Lajme
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, u ka dërguar një letër mbi 700 eurodeputetëve, përmes së cilës ka kërkuar përkrahje në lidhje me situatën me Kosovën. Ajo ka publikuar letrën e plotë në Tëitter, ku kërkon përkrahje për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë evropianë, Josep Borrell, Miroslav Lajçak dhe Gert Jan Koopman. “Të nderuar anëtarë të Parlamentit Evropian, Masat e paralajmëruar kundër Kosovës nuk janë vetëm kundër Republikës së Kosovës, nuk janë vetëm një skandal dhe dëm i kredibilitetit e reputacionit të BE-së, por janë një rrezik për sigurinë e të gjithë neve. Është një presion mbi Republikën e Kosovës, e cila po implementon demokraci dhe sundim të ligjit, ...
Komentet te Zyrtarja evropiane u dërgon letër eurodeputetëve: Përkrahni shkarkimin e Lajçakut e Borrellit Janë të Mbyllura

Pamje nga momenti kur sulmohet pika statike e Policisë në veri

Lajme
Një pikë statike (kontejnerë) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës. Medit që raportojnë nga veriu kanë publikuar video të momentit kur i është futur flaka kiokës së policisë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se është djegur një shtëpizë e Policisë tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës./Demokracia       ...
Komentet te Pamje nga momenti kur sulmohet pika statike e Policisë në veri Janë të Mbyllura