Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Mitrovica e Veriut voton pro bashkimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Lajme
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka votuar pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur asamblistja e Vetëvendosjes, Aida Doli, e cila tha se kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. “Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, tha ajo. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mitrovica e Veriut voton pro bashkimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës Janë të Mbyllura

Shefat e BE-së kërkojnë de-eskalim në veri sipas tri pikave të Borellit: Nëse dështohet do të ketë pasoja

Lajme
Në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, sot në Bruksel janë miratuar edhe konkluzionet lidhur me Ballkanin Perëndimor, saktësisht, për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Sinjali. Këshilli i BE-së dënon incidentet e dhunshme në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, teksa ka bërë thirrje që situata të de-eskalohet menjëherë, bazuar në elementet kyçe që janë përcaktuar nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023. Po ashtu, kërkohet që palët të krijojnë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme në veri. Shtetet anëtare të BE-së kanë paralajmëruar se dështimi për të de-eskaluar tensionet do të ketë pasoja negative. Gjithashtu thonë se është ...
Komentet te Shefat e BE-së kërkojnë de-eskalim në veri sipas tri pikave të Borellit: Nëse dështohet do të ketë pasoja Janë të Mbyllura

Xhelal Sveçla dëmton imazhin e Kosovës, mashtroi publikisht se u koordinua me aleatët për shpalljen si terroriste të dy organizatave në veri

Lajme
Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme i ka shpallur organizata terroriste dy formacionet ilegale, “Mbrojtja Civile” dhe Brigada e Veriut”. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë, ndërkaq menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla doli në një konferencë për media për të dhënë më shumë detaje. Sveçla tha se vendimi për shpalljen terroriste të organizatave “Mbrojtja Civile” (Civilna Zastita) dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada), do të hyjë në fuqi menjëherë. Ndonëse fillimisht nuk e potencoi vetë, i pyetur nga mediat se a kishte Qeveria e Kosovës koordinim me aleatët për ndërmarrjen e këtij vendimi, Sveçla me bindje tha se ...
Komentet te Xhelal Sveçla dëmton imazhin e Kosovës, mashtroi publikisht se u koordinua me aleatët për shpalljen si terroriste të dy organizatave në veri Janë të Mbyllura

Peci e Gërvalla dalin për drekë, asistenti fsheh ushqimin në foto

Lajme
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, si dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, gjatë ditës së djeshme kanë dalë për drekë në një lokal jashtë qytetit të Prishtinës. Bashke me ta, në këtë drekë prezent ka qenë edhe asistenti i ministres Gërvalla, Haki Huruglica, i cili ka publikuar një fotografi në rrjetin social instagram. Por ajo që bie në sy në këtë postim, është që Huruglica gjatë postimit të fotografisë në Instagram, ka censuruar apo fshehur ushqimin që e konsumuan bashkë me ministrat. Arsyet se pse Huruglica e ka bërë një veprim të tillë nuk dihen. /Demokracia ...
Komentet te Peci e Gërvalla dalin për drekë, asistenti fsheh ushqimin në foto Janë të Mbyllura

Ambasadori spanjoll në Beograd: Nuk ndryshojmë qëndrim për Kosovën, s’e njohim pavarësinë e saj

Lajme
Ambasadori spanjoll në Serbi, Raul Bartolome Molina, ka thënë sot se qëndrimi i Spanjës për Kosovën do të mbetet i pandryshuar, si dhe fakti që vendi mbështet përpjekjet e përfaqësuesve evropianë, Borell dhe Miroslav Lajçak, për zgjidhjen e situatës nuk do të thotë se pozicioni do të ndryshojë. “Kapitulli 35 në procesin e negociatave flet për normalizimin e marrëdhënieve, jo për njohjen dhe në Spanjë ka një konsensus në partitë kryesore që edhe nëse do të ketë ndryshim qeverie, nuk do të ketë ndryshim qëndrimi, konsensusi për këtë. Çështja nuk do të ndryshojë, të paktën kur bëhet fjalë për partitë kryesore politike”, tha ambasadori Bartolome për Tanjug. Ai tha se ...
Komentet te Ambasadori spanjoll në Beograd: Nuk ndryshojmë qëndrim për Kosovën, s’e njohim pavarësinë e saj Janë të Mbyllura

E dhimbshme: Kjo është 67-vjeçarja që humbi jetën mbrëmë në Suharekë

Lajme
Një aksident në trafik doli të jetë tragjik në Suharekë. Një grua ndonëse nuk mori plagë të rënda si pasojë e ndeshjes me një veturë tjetër, dyshohet se ndërroi jetë shkaku i infarktit që pësoi nga shqetësimi i madh që përjetoi, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se viktima është Sanije Krasniqi, 67-vjeçare, e cila ishte si pasagjere në njërën prej veturave që u përfshi në aksident. Dy kryefamiljarët M. dhe bashkëshortja e tij, Sanija, teksa po udhëtonin me veturën e tyre, janë aksidentuar me një veturë tjetër, të cilën po e ngiste, Milazim Bugari, tashmë i arrestuar nga Policia. Bugari, që ishte në gjendje të dehur, dhe bashkëshorti i të ...
Komentet te E dhimbshme: Kjo është 67-vjeçarja që humbi jetën mbrëmë në Suharekë Janë të Mbyllura

Rama thumbon Kurtin, gëzohet që ideja e konferencës për Kosovën e Serbinë po ec përpara

Lajme
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka reaguar për idenë që të organizohet një konferencë të nivelit të lartë për arritjen e një marrëveshjeje të plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman në mes Kosovës dhe Gjermanisë. Ai ka përmendur Charles Michel, presidentin e Këshillit Evropian, që i dha mbështetje një konference të tillë. Rama e ka quajtur absurd një konflikt potencial në Veri të Kosovës, duke thënë se kjo tregon një pasqyrë të vjetër të Ballkanit, e jo Ballkanin sipas Procesit të Berlinit. Sipas Ramës një gjendje e tillë i konvenon vetëm Kremlinit dhe për këtë nuk duhet lejuar.” “Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i ...
Komentet te Rama thumbon Kurtin, gëzohet që ideja e konferencës për Kosovën e Serbinë po ec përpara Janë të Mbyllura

Deliu – Kodra: PDK ka paralajmëruar për masat ndëshkuese nga BE-ja

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka adresuar edhe njëherë masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. “Ne absolutisht e kemi thënë, paralajmërimet e mëhershme për një pako të masave natyrisht që nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën. Ju e dini që ne që disa vite jemi pjesë a marrëveshjes së stabilizim-asocimit dhe Kosova është pjesë e të gjitha grupeve punuese për të përafruar qëndrimet me Bashkimin Evropian dhe jo vetëm”, ka thënë Deliu-Kodra për Info Magazine të Klan Kosovës. Sipas Deliu-Kodrës, qeveria e Kosovës duhet t’i trajtojë me seriozitet këto masa të cilat nuk janë aspak të mira për Kosovën. “Ne jemi edhe përfitues ...
Komentet te Deliu – Kodra: PDK ka paralajmëruar për masat ndëshkuese nga BE-ja Janë të Mbyllura

Këta janë babë dhe bir që u ekzekutuan para shtëpisë së tyre, zbulohen detaje

Shqipëri
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Shkodër këtë pasdite, ku dy persona, babë e bir janë ekzekutuar. Mediat atje raportojnë se bëhet fjalë për Gjok dhe Eduart Gurra, babë dhe bir, u vranë ditën e sotme në derën e shtëpisë së tyre, të cilës i ishte vënë flaka një natë më parë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sumë të njësisë Administrative Pult në zonën e Dukagjinit, ku ata kanë shkuar për të parë banesën e tyre, të cilës i ishte vënë flaka një natë më parë. Por në momentin që kanë mbërritur aty, persona të paidentifikuar i kanë ekzekutuar. Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa ...
Komentet te Këta janë babë dhe bir që u ekzekutuan para shtëpisë së tyre, zbulohen detaje Janë të Mbyllura

Gjakovari rrah gruan 17-vjeçare pasi kërkoi ta dërgojë te familja për festën e Bajramit: Theje qafën

Lajme
Festat fetare njihen si ditë kur duhet të mbizotërojë paqja dhe harmonia familjare. Por në një familje në Gjakovë ndodhi e kundërta dje, në ditën e parë të Kurban Bajramit. Edhe këtë herë, viktimë e dhunës në familje ishte një vajzë, e cila u përballë me burrin me të cilin bashkëjeton, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima, ndaj të cilës burri i saj ushtroi dhunë është një 17-vjeçare, e cila kërkoi ndihmën e Policisë të mërkurën. Sinjali mëson se konflikti mes tyre nisi pasi ajo i kërkoi burrit, i cili po ashtu është 17-vjeçar, ta dërgojë te familja e saj për festën e Bajramit. ...
Komentet te Gjakovari rrah gruan 17-vjeçare pasi kërkoi ta dërgojë te familja për festën e Bajramit: Theje qafën Janë të Mbyllura