Tensione të thella me aleatët më të mëdhenj dhe një e ardhme e paqartë. Ky është peizazhi aktual në Kosovë, pas sanksioneve të para të Bashkimit Evropian. BE-ja tashmë ka vënë në veprim disa masa sanksionuese ndaj Kosovës për shkak të mos marrjes së veprime për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është njoftuar më 28 qershor. Ndër masat e BE-së, bëhet e ditur se është edhe suspendimi i fondeve në kuadër të IPA 2024. Kështu është bërë e ditur në një përgjigje nga Bashkimi Evropian për Gazetën Express. “Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA ...
Komentet te Masat: BE-ja ndëshkon Kosovën me pezullimin e fondeve të IPA-s, në 2023 fitoi 75 milionë euro Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Shi i rrëmbyeshëm dhe erë e fuqishme ka përfshirë disa qytete të Kosovës këtë të shtunë. Në Rahovec disa rrugë janë vërshuar nga uji për shkak të reshjeve intensive. Era e fuqishme e shoqëruar me shi të rrëmbyer e breshër ka përfshirë edhe Gjakovën. Pamje të ngjashme janë edhe në Ferizaj, i cili është kapluar nga një stuhi e fuqishme. Moti ligë me shi të rrëmbyeshëm e shkarkime rrufesh po mban edhe në Prishtinë. Se fundjava do të jetë me mot të ndryshueshëm, reshje shiu e shkarkime rrufesh ka paralajmëruar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. “Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë. Kjo situatë vie si ...
Komentet te Shi i rrëmbyeshëm dhe erë e fuqishme në disa qytete të Kosovës -Video Janë të Mbyllura
Një erë e fortë e ka përfshirë Prishtinën, ku ka shkaktuar edhe pasoja. Në lagjen Bregu i Diellit, ka rënë një pjesë e një pullazi në një parking ku dhe ka dëmtuar disa vetura. Në anën tjetër nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Një pjesë kulmit të ndërtesës bie nga stuhia mbi vetura në Prishtinë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka mik, derisa ish-presidentin Hashim Thaçi, e ka quajtur vëlla. Në një intervistë që ka dhënë sot për Euronews Albania, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, Rama disa herë ka përsëritur se Kurtin e ka mik, por në fund të intervistës është kujdesur që ta bëjë një qartësim. “Albin Kurtin e kam mik, Hashim Thaçin e kam vëlla, që të jemi shumë të qartë”, tha Rama. Rama tha se Kurti është një mik që e çmon dhe respekton, por se nuk e mirëkupton për veprimet e tij si Kryeministër i Kosovës. Ai ka thënë se ...
Komentet te Rama: Kurtin e kam mik, Hashim Thaçin e kam vëlla Janë të Mbyllura
Qindra mijëra euro false dyshohet se qarkullojnë në tregun e Kosovës. Ardianë Pajaziti nga Prishtina thotë se është përballur vetë me monedha të tilla. “Duke blerë bukë dhe duke qenë furrë e lagjes… Punëtorja me mirësjellje më ka treguar se paratë janë fals. Monedha ka qenë 2 euro. Kjo përvojë më ka bërë të jem më e kujdesshme se çfarë monedhash pranoj në shërbime të ndryshme”, thotë Pajaziti për Radion Evropa e Lirë. Fotografi ilustruese. “E kupton që monedha metalike 2 euro është false, sepse është më e lehtë, pra dallon trashësia dhe diametri. Imazhi i saj është më i dobët dhe ndonjëherë ka ndonjë shkronjë të deformuar”, thotë bashkëqytetarja ...
Komentet te Paratë false vërshojnë tregun në Kosovë, prej nga po vijnë? Janë të Mbyllura
Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë, ka zhvilluar një operacion policor dje, të koduar si “Mali”, që rezultoi me konfiskimin e 35 kg marihuanë dhe arrestimin e një personi, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se personi i arrestuar gjatë këtij aksioni është Jaha Binakaj, 49-vjeçar. I njëjti dyshohet për përfshirje në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur e konfiskuar 32 paketime me lëndë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), me peshë 35 kg e 581 gr., një peshore digjitale, një telefon, një ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është gjakovari i arrestuar gjatë aksionit “Mali”, iu gjetën 35 kg drogë Janë të Mbyllura
Për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian. Kosova ka humbur edhe një shans të artë për një projekt të madh financiar nga Bashkimi Evropian dhe bëhet fjalë për programin “Europa Digjitale”, një projekt ky shumë i rëndësishëm për bizneset dhe institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me firmosjen e kësaj marrëveshjeje sot në Bruksel qytetarët, bizneset dhe institucionet publike e vendeve të rajonit që morën pjesë në këtë takim, do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e financuar nga Bashkimi Evropian. Sipas deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, ky është “dëm i madh”. “Dëm i madh që Kosova nuk ...
Komentet te Kosova jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së, Hoti: Dëm i madh Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se fundjava do përcillet me mot dinamik- reshje e rrufe, më intensive gjatë ditës së diele. “Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë. Kjo situatë vie si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe ditën e diele. Reshjet më intensive parashihen ditën e dielë, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona”- thuhet në njoftim. Sipas IHMK-së, temperaturat do lëvizin nga 12 gradë deri në 28 gradë Celsius. “Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit ...
Komentet te Rikthehet moti i ligë, shi e shkarkime rrufesh gjatë fundjavës Janë të Mbyllura
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë deklaron se vendimi i ekzekutivit kosovar për shpalljen e dy organizatave terroriste në veri nuk ka qenë i koordinuar me ta, ndonëse, dje ministri Xhelal Sveçla, tha se për këtë janë koordinuar me aleatët. Kur u pyet se për cilët partnerë bëhet fjalë Sveçla përmendi edhe BE-në. “Veprimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë i koordinuar me BE-në në Kosovë”, citon Kallxo.com t’i ketë konfirmuar zyra e BE-së në Kosovë. Përveç BE-së, sot gjatë ditës edhe Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Qeveria e Kosovës nuk u koordinua me SHBA’më për shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës e Veriut” organizata terroriste. “Vendimi i ...
Komentet te Edhe BE-ja e qet në rrenë Xhelal Sveçlën: Veprimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë i koordinuar me ne Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka akuzuar qeverinë aktuale për moskoordinim me aletatët për shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigada e Veriut” si organiata terroriste. Përmes një shkrimi në Facebook, Çitaku ka pyetur se me kë po bashkërendon, përderisa sipas saj qeveria thotë se po koordinohet me ShBA-të dhe vendet e tjera, ndërsa në anën tjetër ajo demantohet nga po ato vende. Sipas saj, kjo qeveri po e rrënon kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Postimi i plotë: Ja në çfarë niveli kemi arritë në raportet tona me aleatët. SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania publikisht demantojnë Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës lidhur me vendimin ...
Komentet te Çitaku: Kjo Qeveri po rrënon përditë kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, vendi në rrezik Janë të Mbyllura