Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

PDK kërkon zgjedhje të reja: S’votojmë asgjë në Kuvend

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se nga sot nuk do të votojnë as në seanca plenare e as në komisione. Pas mbledhjes së këshillit drejtues, ai tha se kanë marrë disa zotime për një sërë veprimesh. “Ne nga sot kërkojmë që në një kohë sa më të shpejt të diskutohet për shpalljen e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, qoftë përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti, qoftë përmes shpërndarjes së kuvendit të Kosovës, sepse kjo shumicë parlamentare dhe zgjedhjet e kaluara nuk e kanë prodhuar këto institucione për të shkatërruar çdo raport të Kosovës me aleatët dhe partnerët perëndimorë. E dyta, ne nga sot nuk do të ...
Komentet te PDK kërkon zgjedhje të reja: S’votojmë asgjë në Kuvend Janë të Mbyllura

Clinton në Tiranë, Rama publikon foton nga pritja në Rinas: Jeni të mirëpritur të gjithë

Lajme
Kryeministri Rama ndarë me ndjekësit në facebook foton nga pritja e ish presidentit amerikan Bill Clinton. “Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri. *Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët” shkruan Rama. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Clinton në Tiranë, Rama publikon foton nga pritja në Rinas: Jeni të mirëpritur të gjithë Janë të Mbyllura

DOKUMENT| Expresso, makiato e çaja, Kuvendi i çon 66 mijë euro në pije

Lajme
Kuvendi i Kosovës ka dhënë një tender në vlerë të 66 mijë eurove për pije të nxehta dhe të ftohta. Më saktësisht përmes këtij tenderi do të blihen kafe, çaja, lëngje e pije të gazuara.  Në Kuvendin e Kosovës që drejtohet nga Glauk Konjufca më nuk do të ketë krizë për pije. Deputetët dhe stafi i këtij institucioni do të kenë në dispozicion hiç më pak se 66 mijë euro për pije të ftohta dhe të nxehta. Për këtë shërbim tashmë është dhënë edhe tenderi, shkruan Demokracia.com. “Vlera e parashikuar e kontratës: 66,000.00. Shërbime të hotelerisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pije të nxehta (1-7), pije të ftohta (1-6). ...
Komentet te DOKUMENT| Expresso, makiato e çaja, Kuvendi i çon 66 mijë euro në pije Janë të Mbyllura

LDK nuk merr pjesë në Kryesi: Do t’i bojkotojmë të gjitha mbledhjet deri të hiqen masat

Lajme
Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia të cilën e përfaqëson nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga Bashkimi Evropian. Gashi ka thënë se njëjtë do të vazhdojë derisa të hiqen sanksionet e përkohshme. Ai ka thënë se LDK-ja konsideron se Kosova gjendet para një situate jashtëzakonisht të rrezikshme. “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka pjesë në mbledhjen e Kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga BE-ja. Ne si Grup Parlamentar vlerësojmë se është e dëmshme për Kosovën dhe është e ...
Komentet te LDK nuk merr pjesë në Kryesi: Do t’i bojkotojmë të gjitha mbledhjet deri të hiqen masat Janë të Mbyllura

Tahiri: Shqetësese që Qeveria tentoi ta mbajë të fshehur që masat e BE-së kanë hyrë në fuqi

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se partia e tij është e shqetësuar që Qeveria e vendit ka mbajtur të fshehtë masat që janë marr nga BE-ja. Madje ai tha masat e tilla e dëmtojnë raportin me vendet mike dhe se gjendja është e mjerueshme. “Shpreh shqetësimin e thellë që Qeveria tentoi ta mbajë të fshehur që masat e BE-së kanë hyrë në fuqi. Qeveria Kurti nuk flitet për progres por kemi hyrë në një fazë të zhvillimeve shqetësues”. “Masat e tilla e dëmtojnë raportin tonë me secilin vend veç e veç në BE. Ju e patë që edhe sot ky dështim, që nuk e meriton gjithçka ...
Komentet te Tahiri: Shqetësese që Qeveria tentoi ta mbajë të fshehur që masat e BE-së kanë hyrë në fuqi Janë të Mbyllura

Beteja për pasurinë e familjes: Dorëzohet kallëzim penal ndaj Violetë Kukajt -Video

Lajme
Prej disa javësh po përflitet beteja për pasurinë e familjes që përfshin këngëtaren Violetë Kukaj. Rasti u bë i njohur për publikun nga ‘Shihemi në gjyq’ ku versionin e tyre e dhanë ish-kunatat e këngëtares që e akuzuan atë për tjetërsim të pronës. E duket se emisioni ka qenë vetëm një pikënisje. Të enjten, në prokurori është denoncuar kallëzimi penal nga ana e ish-burrit dhe ish-vjehrrës së këngëtares së njohur. Përpos për çështjet e patundshmërive, kallëzimi përfshin edhe pretendime, për siç thuhet ‘vjedhjen e arit’ nga ana e këngëtares Kukaj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Beteja për pasurinë e familjes: Dorëzohet kallëzim penal ndaj Violetë Kukajt -Video Janë të Mbyllura

“Mirëmëngjesi nga Kosova e izoluar”, Deliu-Kodra nis ditën me kritika ndaj Qeverisë Kurti

Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka nisur ditën me kritika ndaj Qeverisë Kurti, për shkak të masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës. Deliu-Kodra ka shkruar në Facebook, se derisa të gjitha shtetet përreth po fitojnë miliarda euro fonde nga BE dhe SHBA për zhvillimin e shoqërive të tyre, posaçërisht rinisë, Qeveria jonë po vazhdon të kontribuoj pandalshëm për largimin e tyre nga vendi përmes shkatërrimit të shpresës. “Për ata që kanë sy, trajektorja tashmë është e qartë: Sanksione, izolim, prapakthim, varfëri! Populli ynë, Kosova jonë, nuk e ka merituar këtë fat!”, ka shkruar Deliu-Kodra. Postimi i plotë: Mirëmëngjesi nga Kosova e izoluar! Java e parë me sanksione për ...
Komentet te “Mirëmëngjesi nga Kosova e izoluar”, Deliu-Kodra nis ditën me kritika ndaj Qeverisë Kurti Janë të Mbyllura

Vizita e parë pas sanksioneve | Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut në Kosovë dhe Serbi për uljen e tensioneve

Lajme
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Lukesemburgut, Xavier Bettel, më 3-4 korrik do të qëndrojnë në Beograd dhe Prishtinë. Rutte dhe Bettel fillimisht do të vizitojnë Zagrebin dhe të hënën do të qëndrojnë në Beograd, ku do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministren Ana Bërnabiq. Një ditë më vonë do të qëndrojnë në Prishtinë dhe do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Vizita e dy kryeministrave evropianë ishte planifikuar para disa muajsh. Por, ata do ta shfrytëzojnë këtë udhëtim për të dërguarin mesazhin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndaj liderëve në Kosovë dhe Serbi për nevojën e uljes së ...
Komentet te Vizita e parë pas sanksioneve | Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut në Kosovë dhe Serbi për uljen e tensioneve Janë të Mbyllura

Vdes një 26-vjeçar në Ferizaj, ra nga ballkoni i katit të tretë

Lajme
Ka vdekur një 26-vjeçar në Ferizaj, i cili ka rënë nga ballkoni i katit të tretë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai bëri të ditur se nga hetimet e para mësohet se 26-vjeçari ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit. Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26 vjeçar ka rënë nga terasa katit të III-tê të një obkekti banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ...
Komentet te Vdes një 26-vjeçar në Ferizaj, ra nga ballkoni i katit të tretë Janë të Mbyllura

Mblidhet PDK, paralajmërohen vendime të rëndësishme

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot për mbledhjen e Këshillit Drejtues. Temë kyçe do të jetë situata e krijuar në veri të vendit. Për mbledhjen ka folur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. “Kam ftuar mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, për të diskutuar për gjendjen e rëndë në vend dhe për rrugën që është para nesh”. “Mbi të gjitha, për vendimet dhe veprimet që i kërkon kjo periudhë sfiduese.Situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin. Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. Dhe një gjë është më se e qartë: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin ...
Komentet te Mblidhet PDK, paralajmërohen vendime të rëndësishme Janë të Mbyllura