Sot parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku në orët e mëngjesit mund të ketë edhe mjegull nëpër ultësira dhe lugina. Kryesisht gjatë orëve të pasdites pritet që vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta. Reshjet apo stuhitë parashihen të jenë më të pakta në shkallë vendi. Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te A do të ketë reshje dhe stuhi sot? Ky është parashikimi i meteorologëve Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një stuhi e fuqishme me shi dhe erë ka goditur qytetin e Vushtrrisë pasditen e së mërkurës. Stuhia e shoqëruar me shi dhe erë të fortë, ka rrëzuar një lis në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë. Rrëzimi i lisit siç shihet në videot e publikuar nga mediat lokale ka shkaktuar bllokimin e rrugëve dhe vështirësi në qarkullim për makinat. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Stuhia rrëzon lisin në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë -Video Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shtruar pyetje publike për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me situatën politike në vend. Ajo ka thënë se presidentja Osmani është duke heshtur dhe se sipas saj “në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim”. Çitaku e ka pyetur Osmanin, se cili është mendimi i saj dhe se a dallon ai nga mendimi i kryeministrit Albin Kurti. “Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të? Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë ...
Komentet te Çitaku pyet Osmanin: Pse po heshtni, nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota Janë të Mbyllura
E gjithë bota përjetoi dy ditët më të nxehta të regjistruara ndonjëherë të hënën dhe të martën, thanë shkencëtarët nga projekti Climate Reanalyzer në Universitetin e Mejnit. Temperatura mesatare globale arriti nivele të paprecedentë për dy ditë radhazi. Të hënën, kishte tashmë një rritje të ndjeshme të nxehtësisë, por e marta pa një rritje edhe më të dukshme prej 0,17 gradë Celsius, që konsiderohet si një kërcim i konsiderueshëm për sa i përket mesatareve globale dhe të dhënave historike. Llogaritësi i klimës i Universitetit të Mejnit, i cili mbështetet në të dhënat satelitore dhe simulimet kompjuterike, parashikon se temperatura e së mërkurës do të jetë gjithashtu jashtëzakonisht e lartë. Në ...
Komentet te Temperatura mesatare globale arriti nivelet më të larta dy ditë radhazi Janë të Mbyllura
Ata që e shohin për herë të parë këtë makinë, të sjellë në jetë nga një grup influencerësh në Youtube, mbeten jo të habitur, sepse mjeti në fjalë duket sikur ka dalë nga një lojë kompjuterike. Kanali në Youtube i quajtur “Carmegheddon”, i cili prodhon përmbajtje të ndryshme rreth makinave, ka bërë një punë interesante. Ekipi përveshi mëngët për të ndërtuar makinën më të ulët në botë. Për këtë, skuadra italiane preu në gjysmë një makinë me madhësi normale. Një rrotë iu shtua makinës së prerë dhe motori i makinës u ridizajnua për t’iu përshtatur dimensioneve të makinës. Nuk është e mundur të futesh direkt në makinë, pasi shoferi duhet ...
Komentet te Makina më e ulët në botë që po mahnit të madh e të vogël Janë të Mbyllura
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, bashkë me Inspektoratin Farmaceutik ka kryer sot kontroll në një barnatore në Prizren, ku janë sekuestruar qindra paketime të barnave, për të cilat nuk dihet origjina, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Policisë, janë gjetur 280 paketime të barnave të ndryshme, që kapin vlerën e mbi 3 mijë eurove. Gjatë aksionit, është shoqëruar në Polici edhe pronarja e barnatores, ndaj të cilës janë iniciuar rastet si ‘kontrabandim me mallra’, ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘shmangie nga tatimi’. “Bazuar në këto informata, janë kryer veprime hetimore, kurse sot, më 05.07.2023, s Gjatë inspektimit farmacistja C.Y. (viti i lindjes 1991, femër kosovare), e cila njëkohësisht ...
Komentet te Krimet Ekonomike bastisin një barnatore në Prizren, sekuestrohen rreth 300 paketime me barna Janë të Mbyllura
Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditës së sotme, pas njoftimit të IHMK-së, se pritet të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh. Nga komuna kanë kërkuar kujdes gjatë qarkullimit, teksa kanë bërë thirrje që qytetarëve të mos qëndrojnë pranë pemëve, objekteve të larta e ndonjë shtylle. Apeli i plotë: Të nderuar qytetarë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që sot, e mërkurë, me datën 05.07.2023, do të ketë mot me vranësira. Vranësirat, sipas institutit gjatë ditës do të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh të cilat do të përcillen me erëra të forta. Një mot i tillë po parashihet ...
Komentet te Shi e shkarkime rrufesh sot, komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes Janë të Mbyllura
Elvir Azizi do ta marr sot detyrën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së. Nga sot, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës do të udhëhiqet nga drejtori i ri i përgjithshëm. Azizi doli i pari në konkursin për këtë pozitë, ndërsa sot do ta marrë detyrën zyrtarisht nga Bordi Drejtues i cili edhe e përzgjedh kandidatin sipas Statutit të SHSKUK-së. Lidhja e Azizit me Vitinë Elvir Azizi për një kohë të gjatë ka këshilluar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai shërbente si ekspert i jashtëm. Dorëheqja e tij pak para hapjes së konkursit për drejtor të përgjithshëm në SHSKUK, nxiste dyshime se konkursi veçse ishte kurdisur. Azizi, ishte i angazhuar si ...
Komentet te Dosti i ministrit Arben Vitia merr sot detyrën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së Janë të Mbyllura
Rastet kur vajzat largohen nga shtëpitë e tyre dhe vazhdojnë jetesën në vende e me persona tjerë janë të shpeshta. Familjet e tyre janë ato që shqetësohen dhe kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur vajzat, me frikën që mund të keqtrajtohen, raporton Gazeta Sinjali. Kështu ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku një person ka raportuar se rreth dy javë më parë, vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dinë gjë për fatin e saj. Sinjali mëson se gjatë ditës së djeshme, vajza është paraqitur në stacion policor ku ka deklaruar se gjatë kohës kur nuk dihej për vendndodhjen e saj, ajo gjendej me pushime në ...
Komentet te Lajmërohet vajza që u raportua e zhdukur në Prishtinë, thotë se ishte në pushime me të dashurin Janë të Mbyllura
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili foli sot për mungesën e punëtorëve, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu e ka quajtur rrenc Muratin, duke i thënë se mungesa e punëtorëve është për shkak se qytetarët po ikin nga Kosova. Deputetja ka thënë se Qeveria e ka dëshmuar se janë të vetmit të paaftë, jokompetent dhe injorantë, teksa i quajti edhe mashtrues, zhylla e shkatërrues. “Jo rrenc jo, mungesa e punetoreve është qe po e leshojne Kosoven. Qytetaret po ikun nga Kosova. ...
Komentet te Musliu e ashpër me Muratin: Jo rrenc jo, mungesa e punëtorëve është që po e lëshojnë Kosovën Janë të Mbyllura