Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dërguar letër në KiE duke u zotuar se Kosova do të përgatit një statut të Asociacionit dhe të njëjtin ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka thënë se premtimi për një statut duke u bazuar në atë të FES-it është premtim për autonomi. “Premtimi për një statut që i ngjanë atij të FES, është premtim për autonomi. Ky draft ishte refuzuar nga VV me 30 janar 2023. Tutje, kjo letër e nxjerr Asociacionin nga Pakoja e Marrëveshjes Bazike. Aq shumë ishte trumbetuar kjo gjë në publik si një pikë që s’kalohet, për t’u kaluar si një ...
Komentet te Molliqaj për letrën e Gërvallës: Premtimi për një statut që i ngjanë atij të FES, është premtim për autonomi Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, i ka dërguar një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, duke u zotuar se Kosova do të përgatisë një draft për Asociacionin dhe do ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese. Megjithatë, emri i Kosovës është i shkruar në dy forma të ndryshme në letrën e Gërvallës. Në krye të letrës, nën stemën e Kosovës, në gjuhën angleze shkruhet “Republic of Kosovo”, ndërsa më poshtë në letër, kryediplomatja kosovare Kosovës në gjuhën angleze i referohet si “Kosova”, edhe pse komuniteti ndërkombëtar i referohet vazhdimisht si “Kosovo”, term tashmë i ngulitur në gjuhën angleze për vendin tonë. Ndoshta Qeveria ...
Komentet te Huqje tjetër e Gërvallës: Kosova me dy emra në letrën dërguar Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, e sheh si përpjekjen më serioze institucional përgjigjen e Krasniqit ndaj ftesës së Kurtit, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. “Përgjigjen pozitive të z. Krasniqi ndaj ftesës së Kryeministrit Kurti duhet parë si përpjekjen më serioze institucionale deri më sot, për të vazhduar me konsekuencë atë që tashmë e kemi zyrtarizuar si qasje e politikës partiake, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe atë sa më parë aq më mirë”, thotë ai. Abdullahu në një prononcim për Gazeta Blic, thekson se nuk mund të thonë se kjo qeveri po e dëmton Kosovën dhe të qëndrojnë neutral për dërgimin e vendit në zgjedhje. “Ne ...
Komentet te Flasin nga PDK: S’mund të themi se Qeveria s’bën dhe të rrimë pasiv për ta dërguar vendin në zgjedhje Janë të Mbyllura
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, u lirua në Kosovë sot, më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024. Në vijim ky vendim u konfirmua edhe nga një panel i Gjykatës së Apelit i DHSK-së më 13 maj 2024. Aeroplani privat nga Rotterdami u nis menjëherë për në Kosovë mëngjesin e sotëm. Djali i tij, Bekimi ka publikuar një fotografi bashkë me Kilajn, pasi ky i fundit ka arritur në shtëpinë e tij. Kujtojmë se Kilaj ishte arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale, më 3 nëntor të vitit të kaluar./Demokracia ...
Komentet te Isni Kilaj arrin në Kosovë pasi u lirua nga Gjykata Speciale Janë të Mbyllura
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, në letrën përshëndetëse ka thënë se “nuk ka arritur ta përmbush plotësisht objektivin e tij, porse ka lënë disa gjurmë të mira”, ani pse ishte i arrestuar për korrupsion. Krasniqi është liruar nga detyra e kryeshefit më 24 prill të këtij viti. Ai dyshohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “ushtrim të ndikimit” dhe “konflikt të interesit”. Ishte arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar, ndërsa në shtator ishte liruar nga paraburgimi, por iu ndalua t’i afrohej objektit të KEK-ut në 50 metra. “Ne nuk ia dolëm plotësisht në objektivin tonë përfundimtar. Ne humbëm disa beteja kyçe përgjatë rrugës, kemi humbur ...
Komentet te Lajmërohet Nagip Krasniqi, i arrestuari për korrupsion, njeriu i VV-së: Ne nuk ia dolëm plotësisht në objektivin tonë përfundimtar Janë të Mbyllura
Ish-banorja e “Big Brother Vip 2”, Diola Dosti, është zgjuar sot me një surprizë mjaft romantike nga partneri i saj. Ajo ka publikuar në InstaStory një buqetë me lule, për të cilën falenderon Erolld Belegun. “Mëngjese si ky. Faleminderit Erolld Belegu!”, shkruan nutricionistja. Postimi është rishpërndarë gjithashtu edhe nga biznesmeni, i cili e ka shoqëruar me këngën e Montell Jordan, “This is how we do it” (kështu e bëjmë ne)./Demokracia ...
Komentet te “Kështu e bëjmë ne”, Erolldi dhe Diola dashni pa kufi Janë të Mbyllura
Policia ka dhënë detaje për kapjen e armatimit dje në Zveçan, ku bëhet e ditur se janë bastisur tri shtëpi të pabanuara. Sipas policisë, gjatë kontrollit tek tri shtëpitë e pabanuara janë gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 588 copë fishekë, armë të llojeve të ndryshme, uniforma të ushtrisë serbe e uniforma të Policisë së Kosovës. “Njësitet hetimore policore kanë bërë bastisjen në tri lokacione (shtëpi të pa banuara) dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 1588 copë municion,10 armë të llojeve të ndryshme, 62 shokë bombë, 1.5 kg. Eksploziv plastik, 1 palë dylbi, 4 radiolidhje, 1 shurdhues, pajisje rezervë për radiolidhje, 33 karikatorë të mbushur, 8 karikatorë të zbrazët, ...
Komentet te Armë, municion, eksploziv, uniforma serbe e shok-bomba – krejt çka gjeti dje policia në veri Janë të Mbyllura
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë: Tre të përfshirë, arratiset një shtetas i Maqedonisë së Veriut
Tre persona janë përfshirë në një përleshje në të cilën është përdorur edhe arma e zjarrit të martën në mbrëmje në Prishtinë. Policia njofton përmes raportit 24-orësh se në rast janë të implikuar dy shtetas kosovarë dhe një i huaj, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Dy prej tyre janë arrestuar e më pas janë liruar, ndërkohë shtetasi i Maqedonisë së Veriut gjendet në kërkim policor. “Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete tre të dyshuar meshkuj, dy kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së veriut. Dyshohet se nga njëri prej të dyshuarve është përdorur edhe arma e zjarrit”, tha policia. Hetimet për rastin janë në zhvillim ...
Komentet te Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë: Tre të përfshirë, arratiset një shtetas i Maqedonisë së Veriut Janë të Mbyllura
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar sot nga Gjykata Speciale me kushte të rrepta. Sipas njoftimit të Speciales thuhet se ndonëse Kilaj është liruar, ai vazhdon të jetë i dyshuar në proceset e Dhomave të Specializuara, ku njëra ndër do është dorëzania në shumë prej 30 mijë euro si kusht paraprak për lirimin e tij. “Kilaj nuk duhet të largohet nga territori i Kosovës, përveçse me leje të një paneli kompetent të DhSK-së dhe t’i dorëzojë Administratores pasaportën dhe çfarëdo dokumenti tjetër udhëtimi të tij”. “Duhet të japë adresën në të cilën do të banojë gjatë kohëzgjatjes së procesit gjyqësor dhe të paraqitet çdo javë në policinë e Kosovës, ...
Komentet te Gjykata Speciale liron Isni Kilajn me dorëzani 30 mijë eurosh e masa të tjera Janë të Mbyllura
Reshjet e shiut këtë pasdite kanë bërë që të ketë edhe vërshime në kryeqytet. Reshjet e mëdha e kanë dëmtuar edhe gypin e kanalizimit, duke e çarë asfaltin në rrugën B në Prishtinë. /Demokracia ...
Komentet te Reshjet e mëdha të shiut e çajnë asfaltin në Rrugën B në Prishtinë – Video Janë të Mbyllura