Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Ka të sëmurë e të lodhur, s’e dimë kur kthehemi”, haxhinjtë ankohen për papërgjegjësi nga BIK-u

Lajme
Bashkësia Islame e Kosovës në njoftimin e fundit ka bërë të ditur se më 9 korrik, të dielën, është planifikuar që të bëhet nisja e parë e haxhinjve drejt Kosovës. Por, ka haxhi kosovarë që deklarohen ndryshe, duke shprehur edhe shqetësimin se si opsion është përmendur e hëna dhe atë jo si definitive. Është Elbasan Bequku i cili ka thënë se ajo që thuhet në njoftimin e BIK nuk qëndron. “Kemi pasë me udhëtu sot në mëngjes, por këta paria nuk po japin kurrfarë date. Thuhet se duhet të presim deri të hënën. Nuk e dimë çfarë po ndodh. Ka hanxhinj që kanë pasë bileta për Zvicër për Angli, tash ...
Komentet te “Ka të sëmurë e të lodhur, s’e dimë kur kthehemi”, haxhinjtë ankohen për papërgjegjësi nga BIK-u Janë të Mbyllura

Kryetari i Zubin Potokut: Nuk jap dorëheqje edhe nëse ma kërkon Memli Krasniqi

Lajme
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, veprimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti në lidhje me situatën në veri i sheh të drejta dhe ligjore, andaj e mbështet atë. Zeqiri, bën të ditur se është i orientuar ta çojë mandatin deri në fund, ndërsa nuk sheh ndonjë arsye për dorëheqje nga kjo pozitë, qoftë edhe nëse një gjë të tillë ia kërkon kryetari i partisë së tij. Sipas tij, parësor për të është interesi shtetëror dhe nëse kërkohet të shkohet në zgjedhje të reja, siç kërkojnë ndërkombëtarët, duhet të gjenden format ligjore dhe jo t’ju kërkohet dorëheqja. Zeqiri ...
Komentet te Kryetari i Zubin Potokut: Nuk jap dorëheqje edhe nëse ma kërkon Memli Krasniqi Janë të Mbyllura

Escobar, gazetarëve kroatë: Largimi i KFOR-it nga Kosova nuk është mesin e masave ndëshkuese

Lajme
“Në mesin e masave ndëshkuese për Republikën e Kosovës nuk hyn largimi i forcave paqeruajtëse të KFOR-it”. I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se në mesin e masave ndëshkuese për Republikën e Kosovës nuk hyn largimi i forcave paqeruajtëse të KFOR-it. Në një bisedë me gazetarët kroatë, Escobar ka deklaruar se plani i BE-së për Kosovën është një i mirë dhe do të paraqesë një mundësi të humbur për Kosovën në rast se Kryeministri, Albin Kurti nuk pranon t’a zbatojë, transmeton Beta. Nga ana tjetër, në një intervistë për Jutarnjilist, Escobar vlerëson se është kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ai ...
Komentet te Escobar, gazetarëve kroatë: Largimi i KFOR-it nga Kosova nuk është mesin e masave ndëshkuese Janë të Mbyllura

Ambasada e Kosovës në ShBA: Vrasësit e vëllezërve Bytyqi dhe ata që mbuluan krimin për 24 vjet të japin llogari

Lajme
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkon zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi. Kjo kërkesë ka ardhur në 24-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe. “Ende s’ka drejtësi për vrasjen e Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqit. Është e pafalshme se si asnjë individ nuk është dënuar për ekzekutimin e vëllezërve Bytyqi në Serbi”, thuhet në qëndrimin e ambasadës kosovare përmes Twitter. “Përgjegjësit për kryerjen e krimit dhe ata që e kanë mbuluar për 24 vjetët e fundit duhet të japin llogari”. Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi u vranë në korrik të vitit 1999 në Serbi, pas luftës në Kosovë. Ata luftuan si pjesë e ...
Komentet te Ambasada e Kosovës në ShBA: Vrasësit e vëllezërve Bytyqi dhe ata që mbuluan krimin për 24 vjet të japin llogari Janë të Mbyllura

Rama: Konjufca para kamerave deklaroi atë çfarë i tha Albini, jo çfarë diskutuam ne

Lajme
Kryeministri Edi Rama tha sot se kreu i Kuvendit të Kosovës, pas takimit me të, ka deklaruar para mediave atë çfarë i ka diktuar Albin Kurti dhe jo atë ç’ka kanë diskutuar në të vërtetë. Gjatë konferencës së përbashkët me Abazoviç, i pyetur për deklaratat e Glauk Konjufcës, kur tha se drafti i asociacionit i propozuar nga Rama i jep autonomi serbëve, kreu i qeverisë shqiptare tha: Unë me Glauk kemi pasur një bisedë fantastike miqësore, unë flisja dhe ai qeshte dhe nuk kemi folur asnjë fjalë për draftin e asociacionit. Por pse i tha Glauk ato jashtë, duhet të pyesni Albinin që nuk ishte në takim. Glauk s’di fare ...
Komentet te Rama: Konjufca para kamerave deklaroi atë çfarë i tha Albini, jo çfarë diskutuam ne Janë të Mbyllura

Pamje të rënda: Vëllezërit dhe djali i deputetit të PS-së rrahin barbarisht banorët në Krujë -Video

Shqipëri
Me shkopinj gome një grup personash të veshur me të shkurtra mësyjen lokalin në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe goditën dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në tavolinë. Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut 2023, shkruan Raport tv. Në mesin e dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak i përleshjes u bë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por ...
Komentet te Pamje të rënda: Vëllezërit dhe djali i deputetit të PS-së rrahin barbarisht banorët në Krujë -Video Janë të Mbyllura

Krasniqi: Albin Kurti s’do të jetë kryeministri i ardhshëm, PDK-ja do ta përcaktojë atë

Lajme
I pari i PDK-së është shprehur i bindur se pas zgjedhjeve të reja Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër i Kosovës. Memli Krasniqi ka bërë me dije se kryeministrin e ardhshëm do ta përcaktoj PDK-ja. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, beson se rruga më e mirë për daljen e Kosovës nga situata aktuale janë zgjedhjet e reja. Ai ka vlerësuar se kjo duhet të arrihet me dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti ose me marrëveshje të partive politike për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës. Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, e cila se shpejti do publikohen në kanalin e gazetës në “yotube”, Krasniqi është shprehur i bindur se PDK-ja do ...
Komentet te Krasniqi: Albin Kurti s’do të jetë kryeministri i ardhshëm, PDK-ja do ta përcaktojë atë Janë të Mbyllura

(Ç)kapja e shtetit: Anëtari i VV-së dhe shoku i studimeve i Kurtit zgjidhet rektor i Universitetit të Gjilanit

Lajme
Artan Dërmaku është zgjedhur rektor i Universitetit ‘Kadri Zeka’ në Gjilan për mandat katërvjeçar. Ai është zgjedhur përmes votimit të fshehtë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit Publik, e cila u mbajt dje, raporton Gazeta Sinjali. Kjo u njoftua përmes një komunikate për media, ku bëhet me dije se rektori i ri ka marrë shumicën e votave të anëtarëve të përgjithshëm në pajtim me dispozitat e statutit. “Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit ‘Kadri Zeka’ dhe rregullores së Këshillit Drejtues të UKZ-së, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional, i zgjedhur nga Senati i Universitetit. Rektori është zgjedhur duke marrë shumicën e ...
Komentet te (Ç)kapja e shtetit: Anëtari i VV-së dhe shoku i studimeve i Kurtit zgjidhet rektor i Universitetit të Gjilanit Janë të Mbyllura

Rama: Me një përshëndetje për krejt Kosovën – po nisem drejt Sarajavës

Lajme Shëndetësi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do të qëndrojë në Sarajevë. Ai këtë mëngjes ka përshëndetur krejt Kosovën, në shkrimin e fundit që ka bërë në Facebook. “…dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”, ka shkruar Rama, transmeton Gazeta Sinjali. Rama ka ardhur dje në mesditë në Kosovë ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rama: Me një përshëndetje për krejt Kosovën – po nisem drejt Sarajavës Janë të Mbyllura

Hovenier: Marrim veprime ndaj atyre që shmangin këshillat amerikane, për të mirën e Kosovës

Lajme
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mirën e popullit të Kosovës, marrin veprime ndaj atyre që i shmangin këshillat amerikane, raporton Gazeta Sinjali. Në festën e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së që u mbajt në Prishtinë, Hovenier ka thënë se këtë e bëjnë në përputhje me përkushtimin afatgjatë që kanë për ta mbështetur popullin kosovar. “Nëse ju kërkojmë të bëni gjëra që duken ose janë të vështira ose ndërmarrim veprime si pasojë ose në përgjigje të vendimeve që janë në kundërshtim me këshillat dhe kërkesat tona, e bëjmë këtë në përputhje me përkushtimin tonë afatgjatë për ta mbështetur popullin e ...
Komentet te Hovenier: Marrim veprime ndaj atyre që shmangin këshillat amerikane, për të mirën e Kosovës Janë të Mbyllura