Shoqata Down Syndrome Kosova ka bërë të ditur për një rast të tmerrshëm që ka ndodhur së fundmi, ku një punëtor i qendrës OPFAKOS në Pejë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije me sindromën Down, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit të shoqatës, rasti ka ndodhur gjatë një aktiviteti që është mbajtur në Velipojë të Shqipërisë, më 6 korrik. Prindi i fëmijës, çuditërisht, nuk ka pranuar ta denoncojë rastin. Njoftimi: Reagim Publik Down Syndrome Kosova dënon fuqishëm dhunën fizike të raportuar ndaj një fëmije me sindromë Doën❗️ Të shqetësuar ju njoftojmë se përmes medias sociale, facebook kemi pranuar raport dhune ndaj një fëmije me sindromë Down të ushtruar ...
Komentet te Punëtori i qendrës OPFAKOS në Pejë denoncohet se ushtroi dhunë ndaj një fëmije me sindrom Down Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet Kosovë -Serbi, Gabriel Escobar ka thënë se në Veri duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Këto komente Escobar i bëri për mediumin kroat ‘HRT’, ku ndër të tjerash tha se në rast se nuk përmbushen kërkesat, atëherë mund të ketë një krizë edhe më të madhe. “Josep Borrell dhe Miroslav Lajčák paraqitën tre hapa të thjeshtë. Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rrugët. Kryetarët e komunave nuk duhet të zgjidhen me qëllim të largimit të vëmendjes. Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor për zbatimin serb të pjesës së saj dhe ...
Komentet te Escobar: Na duhen zgjedhje të reja në Veri me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve Janë të Mbyllura
Nxënësja Argjenda Trepça, e klasës së njëmbëdhjetë nga Mitrovica, do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Botërore të fizikës, që fillon këtë fundjavë në Tokio të Japonisë në mesin e 90 shteteve tjera. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu ka njoftuar se takuan aktivin e mësimdhënësve të fizikës dhe nxënësit të cilët arritën rezultate të shkëlqyeshme në garat e nivelit të shkollave prej nga vinë, në nivelin komunal dhe në garat në nivel të Kosovës. “Nga klasët e IX, nxënës fitimtarë janë: Sumeja Ujkani ( SHFMU “Harun Beka), Azra Vitaku dhe Diar Bunjaku (SHFMU “Eqrem Çabej”); Nga klasët e X nxënës pjesëmarrës në garat shtetërore janë Diellona Muli ...
Komentet te Kjo është nxënësja që do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Botërore të fizikës në Japoni Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot do të vazhdojnë një seancë plenare nga ora 11:00, në të cilën do të hedhen në votim 10 projektligje, si dhe do të shqyrtohen 7 projektligje tjera, vendime dhe rekomandime. Gjithashtu, është paraparë edhe një seancë e jashtëzakonshme, në orën 13:00, ku pikë e rendit të ditës është ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë në Agjencinë kosovare të Akreditimit. Sipas njoftimit, seanca e parë do të vazhdojë me votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt ...
Komentet te Deputetët mblidhen sot, mbahen dy seanca – njëra e jashtëzakonshme Janë të Mbyllura
Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se një rast i tillë ka ndodh edhe sot në Fushë Kosovë. Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes janë gjetë dy gëzhoja. Deri tani, nuk dihet nëse ka të lënduar. Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Kavajë. Siç raportohet, tre pjesëtarë të një familje, babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det, transmeton Sinjali. Sipas njoftimit të Policisë atje, njësitë përkatëse kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Njoftimi i policisë Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç). Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por ...
Komentet te Tragjedi në Kavajë, mbyten në det babai dhe dy djemtë e tij të mitur Janë të Mbyllura
Afërdita Haxholli, një grua 42-vjeçare që jeton në Ferizaj, nuk e ndalon asgjë që të veprojë e pavarur përgjatë përditshmërisë së saj, pavarësisht faktit që ka lindur e jeton pa duar. Teksa ka treguar rreth përditshmërisë së saj, mënyrën se si ia del të kryejë gjitha obligimet ditore, Afërdita theksoi faktin që jeton e vetme dhe me qira në Ferizaj, për çka shpreson që ndonjë ditë dikush t’i ndalë në mbështetje dhe t’i sigurojë një kulm mbi kokë. Përveç kësaj, Afërdita ka synim që të realizojë një intervenim për vendosjen e protezave të duarve, për çka i duhen 237 mijë euro. Shihni videon në vazhdim: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te 42-vjeçarja që jeton pa duar: Kam nevojë për banesë e proteza, i kërkova ndihmë direkt Vjosa Osmanit -Video Janë të Mbyllura
Përplasjet verbale mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, vlerësohet se kanë të bëjnë me çështje politike, por nuk përjashtohen as ato personale. Mospajtimet e dy udhëheqësve kulmuan më 6 korrik, kur Kurti refuzoi të takonte Ramën, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë. Një ditë më herët, Kurti tha se me Ramën do të takohej vetëm në mbledhjen e qeverive të të dyja shteteve. Një mbledhje e tillë, e planifikuar të mbahej më 14 qershor, nuk u mbajt, pasi Rama kërkoi që t’i ndërrohej formati, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës. Situata e sigurisë në këtë zonë të banuar me shumicë ...
Komentet te Përplasjet Kurti – Rama: Mospajtime politike apo inate personale Janë të Mbyllura
Presidenti amerikan Joe Biden, niset të dielën për në Evropë, ku do të kalojë kohë në tre vende duke u përpjekur për aleancat që janë testuar nga pushtimi rus në Ukrainë. Pas arritjes sonte në Londër, Biden do të takohet të nesërmen me Mbretin Charles III për herë të parë që kur u kurorëzua. Më pas është pjesa qendrore e udhëtimit, samiti i NATO-s në Vilnius, Lituani. Udhëheqësit e Aleancës do të debatojnë për luftën dhe do të rishikojnë planet për t’u marrë me agresionin rus. Ndalesa e fundit është në Helsinki, ku Biden të enjten pritet të festojë zgjerimin e aleancës, me Finlandën si anëtaren më të re të ...
Komentet te Bideni niset drejt Evropës, këto janë shtetet ku pritet të ketë takime Janë të Mbyllura
Deklarata e kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, në lidhje me Bashkimin Evropian, që e cilësoi si të paaftë në aspektin e sigurisë, duke e quajtur tigër prej letre, po cilësohet skandaloze. Përveç reagimeve nga ndërkombëtarët, dhjetëra reagime pati edhe nga zyrtarë të partive në opozitë, analistë e gazetarë, raporton Gazeta Sinjali. Në panelin e drejtuar nga sekretari i Shtetit të Kroacisë, Zdenko Luçiq, Gërvalla drejtoi një sërë kritikash ndaj BE-së, duke thënë se nuk mund të garantojë paqe dhe siguri në Evropë. “Jemi rreshtuar për rreth 90 për qind me Perëndimin kur bëhet fjalë për Ukrainën. Të tjerët që i kemi përreth po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e ...
Komentet te “Tigri prej letre”, shpërthejnë reagimet edhe në Kosovë pas deklaratës së Gërvallës Janë të Mbyllura