Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publikimit të përgjimeve ku shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke koordinuar politika me nënkryetarin e Listës Serbe, Igor Simiq. Ai në postimin në llogarinë e tij në Facebook, pyeti deputeten Kusari-Lila se “a iu zunën a?”, teksa shtoi ” se për me fol keni fol gjithë!”. Kujtojmë se Kusari -Lila në një prononcim për Ekonomia Online ka mohuar se ka pasur kontakt me dikë tjetër nga kjo Listë, përveç me Igor Simiq, që ka qenë shef i Grupit Parlamentar të Listës Serbe dhe Slavko Simiqin. Ajo thotë se me këta zyrtarë ka folur për punën ...
Komentet te “A ju nxunen a”, Zemaj i LDK-së i reagon VV-së Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Trupi gjykues në çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerët, ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për pranimin e deklaratave të mëhershme të dëshmitarit 4647 sipas rregullit 154. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith në seancën e së hënës, duke paraqitur tri arsye, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Së pari, Prokuroria nuk ka paraqitur arsye të mjaftueshme që përbëjnë arsye të vlefshme për t’u pajtuar me afatin e 7 shkurtit, për të cilin kishte vendosur trupi gjykues në bazë të rregullës 154 sa u takon 12 dëshmitarëve të parë dhe kjo është në transkriptin e 18 ...
Komentet te Specialja rrëzon kërkesën e ZPS-së për pranimin e dëshmisë me shkrim në vend të dëshmisë së drejtpërdrejtë për një dëshmitar Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar për skandalin e publikuar për shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila e cila dëshmohet të ketë kontaktuar me kriminelin serb të veriut, Milan Radojiçiq. Në postim në rrjetin social Facebook ajo me ironi ka shkruar se me kënd qenka kordinuar shefja e deputetëve të pushtetit Kusari-Lila. “Nejse, koordinim paska…ama me Milanin”, ka shkruar ajo. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Çitaku për skandalin e Kusari-Lila me Listën Serbe: Paska pas kordinimin me Milanin Janë të Mbyllura
Është publikuar pjesa e parë e përgjimit të bisedave të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq. Gazetari Berat Buzhala i Nacionales në hyrjen e përgjimeve të para ka zbuluar se incizimet janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Në hyrje të kësaj bisede, Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Në atë moment, Kusari-Lila ndërhyn duke i thënë “3-4 minuta”. Pra, duke pretenduar se nuk ka biseduar me Radojiçiqin 30-40 minuta, por 3-4 minuta, ...
Komentet te “Afera Zdravo” | Kjo është biseda e plotë e Mimoza Kusarit kur në emër të Albin Kurtit koordinohet me Listën Serbe të kriminelit Radojçiq Janë të Mbyllura
Udhëqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas publikimit të përgjimit të bisedave të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq dhe koordinimin e saj me krimininelin, Milan Radoiçiq. Klinaku ka thënë se ka qenë e ditur se pushteti ishte koordinuar me listën serbe kundër veteranëve të UÇK-së. “Se pushteti ka qenë i koordinuar me listën serbe kundër veteranëve të luftës së UÇK’së, e kemi thënë edhe në media duke u bazuar që vitin e kaluar lista serbe vetëm ka votuar kundër veteranëve e pastaj e ka lëshuar sallën.” Postimi i plotë: Se pushteti ka ...
Komentet te Klinaku i OVL-UÇK-së: Koordinim kundër interesit të veteranëve me Listën Serbe dhe kriminelin Milan Radoiçiq Janë të Mbyllura
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për Ekonomia Online lidhur me përgjigjet e dala në media për një komunikim me Igor Simiqin e Listës Serbe. Kusari-Lila tha se kontakti me ish-deputetin ka qenë në suaza të normales dhe se është biseduar për votimin e tri projektligje; Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale. Ajo ka mohuar se ka pasur kontakt me dikë tjetër nga kjo Listë, përveç me Igor Simiq dhe Slavko Simiqin. “Ka 15 muaj që Lista serbe nuk është pjesë e Kuvendit, nëse atyre po ju mungon e dinë ku i kanë adresat, në kohën kur kanë qenë ...
Komentet te Mimoza Kusari konfirmon vërtetësinë e përgjimit dhe koordinimin me Listën Serbe Janë të Mbyllura
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka vazhduar kritikat ndaj shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, së cilës iu janë publikuar përgjimet nga Nacionalja, të cilat pretendojnë për një koordinim mes saj dhe Listës Serbe. Abazi në një prononcim për Insajderin ka thënë se ndonëse nuk i ka parë përgjimet, nuk dyshon në, siç tha ai, punën e Kusari-Lilës si një manipulatore. “Nuk i kom pa përgjimet, se isha edhe në parlament. Nuk kom pasë dyshim që është ajo, bazuar në punën e saj me Listën Srpska në parlament qe e ka bë, manipulimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu që, për një manipulatore që e ...
Komentet te “Manipulatore”, “mashë e Kurtit” – Abazi s’kursehet ndaj Kusarit pasi i dolën përgjimet me Listën Serbe Janë të Mbyllura
Komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, pritet të jap dëshmi në Gjykatën Speciale të Hagës. Kjo dëshmi, ka shkaktuar përplasje në seancën e sotme që po mbahet në Hagë. Kjo pasi Prokuroria në momentet e fundit ka kërkuar që dëshmitë e mëhershme të Remit të merren parasysh, në mënyrë që sipas tyre “të kursehet koha”. Pra, Prokuroria kërkoi që Remi të mos shkojë në seancë për të konfirmuar dëshmitë e mëhershme, por vetëm të përgjigjet në kundër-pyetjet e mbrojtjes. Nëse dëshmitë e Mustafës merren parasysh, atëherë mbrojtja me gjasë nuk do të ketë kohë të parashtrojë pyetjet e saj në detaje. Kjo ka shkaktuar kundërshtime të ashpra nga avokatët. ...
Komentet te Përplasje në Speciale në mes të Prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-krerëve për dëshminë e “Remit” në seancë Janë të Mbyllura
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është përplasur ashpër në seancën e sotme të Kuvendit me ministrin e Financave, Hekuran Muratin. Në seancën e sotme kur po diskutohej tatimi në pronë, deputetja Bajrami pati kritika për ministrin Murati. Ky i fundit nga pas, tek ulësja e ministrit, dëgjohej duke i thënë “po rren”. “Kryetar tërheqja vërejtjen. Unë nuk po rrej. Nëse ka rrenc këtu ai je ti”, ia ktheu Hykmete Bajrami. Ministri Murati mori fjalën dhe e kritikoi Bajramin se po flet gjëra të pasakta. Këtu shpërtheu sërish debati. “Bonu burrë. Fjalën që e ke thënë pa mikrofon thuje edhe me mikrofon. Aty the po rren, tash po thu të pasakta”, ...
Komentet te “Mos rrej”, “Bonu burrë” – Përplasje e ashpër ndërmjet Hykmete Bajramit e Hekuran Muratit në Kuvend Janë të Mbyllura
Gazeta Nacionale ka publikuar pjesën e parë të përgjimit të bisedave të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq. Gazetari Berat Buzhala në hyrjen e përgjimeve të para ka zbuluar se këto incizme janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica. Në atë ...
Komentet te Publikohet një bisedë e Mimoza Kusarit me Slavko Simiqin – çka bisedoi ajo me Milan Radojiçiq? Janë të Mbyllura