Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dëgjohen të shtëna me armë, banorët e fshatit Dumnicë të Podujevës njoftojnë Policinë

Lajme
Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali. Disa të shtëna janë dëgjuar së fundi në fshatin Dumnicë të Podujevës, të cilat kanë shqetësuar banorët e zonës. Sinjali mëson se disa fshatarë që po punonin tokën, ka njoftuar Policinë e Kosovës ku kanë deklaruar se kanë dëgjuar 2-3 të shtëna në afërsi të një tokës së një personi të cilin e kanë identifikuar me emër dhe mbiemër. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në ...
Komentet te Dëgjohen të shtëna me armë, banorët e fshatit Dumnicë të Podujevës njoftojnë Policinë Janë të Mbyllura

Ligji për Pagën Minimale i ‘aktivizon’ veteranët, paralajmërojnë masa

Lajme
Një vit pasi protestuan kundër votimit në parim të Projektligjit për pagën minimale, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar sërish masa, pasi pushteti miratoi të njëjtin dokument në lexim të dytë të enjten. Ky ligj parasheh që deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranit, Ministria e Financave do të vendosë për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj, varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetës dhe inflacioni eventual. Pra veteranëve nuk u garantohet rritja e pensionit, siç do të rritet paga minimale nga 170 në 264 euro. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ...
Komentet te Ligji për Pagën Minimale i ‘aktivizon’ veteranët, paralajmërojnë masa Janë të Mbyllura

Pas humbjes së milionave – Trusti bëhet me Bord

Ekonomi Lajme
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur anëtarët e bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale. Për katër vjet bordi i Trusti do të udhëhiqet nga Emanuel Bajra, Shpresim Vranovci, Mimoza Mustafa, Cyril Demaria-Bengochea dhe Trim Shala. Ndryshe, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ishte deklaruar për humbjen e kursimeve të qytetarëve të Kosovës. Ky institucion pati thënë se “nuk mund të themi që mjetet e FKPK-së si tërësi janë të rrezikuara, por gjithsesi institucioni është në gjendje të vështirë pa organin kryesor [v.j. Bordin] vendimmarrës sipas legjislacionit në fuqi”. Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, i njohur edhe si Trusti, mbledh mjetet e kontribut-paguesve kosovarë. Shuma e tij arrin në gati 2.3 ...
Komentet te Pas humbjes së milionave – Trusti bëhet me Bord Janë të Mbyllura

Pas krejt hallakamës në Kuvend – reagon Dejona Mihali, i thur lavde GP të LVV-së

Lajme
Dejona Mihali, kordonatore e fuqishme e komiteteve në VV, ka shkruar një status, në të cilën ka dërguar lavde ndaj deputetëve të VV-së. Mihali e ka quajtur grupin parlamentar të VV-së si të jashtëzakonshëm. “Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pasur në çdo legjislaturë Grupin parlamentar më të mirin në republikë. Por në këtë legjislaturë, pavarësisht çfarë përpiqen të thonë gojët e liga e ka GRUPIN PARLAMENTAR më të jashtëzakonshëm që ka parë historia politike e Kosovës dhe e shqiptarëve në përgjithësi” – shkroi ajo. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pas krejt hallakamës në Kuvend – reagon Dejona Mihali, i thur lavde GP të LVV-së Janë të Mbyllura

Prokuroria interviston Bislimin e Muratin, Lushtaku e Beqaj do të dëgjohen ditëve në vijim

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për dhunën e përdorur sot në Kuvendin e Kosovës, ku u përleshën fizikisht deputetët e PDK’së me ministrat e Qeverisë Kurti. Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu, ka thënë se deri tash janë dëgjuar zëvendësministri Besnik Bislimi dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, por që s’ka treguar se në çfarë cilësie janë intervistuar. “Po qata thash, i kemi dëgju, Besnik Bislimin dhe Hekuranin”- tha prokurorja Salihu për Kallxo.com. Ajo ka deklaruar se ftesë për t’u paraqitur dhe për të dhënë intervistë para saj u ka bërë edhe deputetëve nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtakut dhe Hajdar Beqës, të cilët tha se do të ...
Komentet te Prokuroria interviston Bislimin e Muratin, Lushtaku e Beqaj do të dëgjohen ditëve në vijim Janë të Mbyllura

Tinëzisht dhe natën | Kurti shfrytëzoi vëmendjen te “Afera Zdravo” për t’u tërhequr nga veriu i Kosovës

Lajme
Mbrëmë në mënyrë tinëzare, Albin Kurti shfrytëzoi momentin kur i gjithë opinioni publik ishte sy e veshë kah afera “Zdravo” për ta nisur tërheqjen e forcave të njësisë speciale të Kosovës nga veriu i vendit. Larg syve të publikut, Kurti tinëzisht dhe nëpër terr e nisi reduktimin e trupave policore në veri të vendit pas marrëveshjes me BE-në. Madje, as gjatë ditës së sotme, Kurti nuk foli për këtë temë, meqë në Kuvend kishte përleshje ndërmjet ministrave të tij dhe deputetëve të PDK-së. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar për mediat se vendimi i Qeverisë ka nisur të implementohet. “Pas marrjes së vendimit të Qeverisë ...
Komentet te Tinëzisht dhe natën | Kurti shfrytëzoi vëmendjen te “Afera Zdravo” për t’u tërhequr nga veriu i Kosovës Janë të Mbyllura

Pas dhunës nga Fero, reagon për herë të parë Arbenita

ShowBiz
Reperi i njohur nga Kosova, Fero, është arrestuar ditën e djeshme pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së ti Arbenita Ismaili. Ditën e sotme mësohet se gjykata ka vendosur që reperi të kryejë 1 muaj paraburgim, pasi akuzohet për veprën penale “dhunë në familje”. “Nga armëmbajtja pa leje, rrahja deri të gjuajtja ‘live’ e gruas së tij në Tik-tok”, sjelljet e dhunshme të Feros ndër vite Po ashtu, një ditë pas ngjarjes së bujshme në mediat rozë, ka ardhur reagimi i parë nga Arbenita, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka shkruar: “I’m back” (U ktheva) Sinjali ...
Komentet te Pas dhunës nga Fero, reagon për herë të parë Arbenita Janë të Mbyllura

Shtensionohet situata në Kuvend: Bislimi largohet nga salla, deputetët e PDK-së lirojnë foltoren

Lajme
Situata në Kuvend është shtensionuar. Deputetët e PDK-së e kanë liruar foltoren, kurse zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili u përfshi në përleshjen fizike paradite, ka lëshuar sallën e Kuvendit. E pas tij edhe ministri Hekuran Murati. Ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca ka vazhduar me leximin e pikave të rendit të ditës. Deputetja Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se me largimin nga salla e Kuvendit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi janë normalizuar kushtet për vazhdimin e seancës. Sipas PDK-së, Bislimi ishte nxitësi kryesor i dhunës që ndodhi sot në Kuvend. “Sot si grua, jo vetëm në Parlament, por edhe në Kosovë, në shtëpinë e fjalës së lirë, u ndjeva ...
Komentet te Shtensionohet situata në Kuvend: Bislimi largohet nga salla, deputetët e PDK-së lirojnë foltoren Janë të Mbyllura

Vëllai i Rexhep Selimit godet Qeverinë Kurti: “Shpallni zgjedhjet e jashtëzakonshme se u bëmë horë”

Lajme
Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadan Selimi, ka bërë një status në të cilin i ka dhënë një goditje Qeverisë Kurti. Ai ka shkruar se “nuk mbahet shpija me zor!” Më tej, z. Selimi ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme se “u bëmë horë e botës.” Kujtojmë se Rexhep Selimi ishte shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes para se të merrej në paraburgim nga ana e Gjykatës Speciale. Atë e kishte zëvendësuar në këtë pozicion znj. Mimoza Kusari Lila./Nacionale ...
Komentet te Vëllai i Rexhep Selimit godet Qeverinë Kurti: “Shpallni zgjedhjet e jashtëzakonshme se u bëmë horë” Janë të Mbyllura

Prokuroria nis hetimet për rrahjen në Kuvend

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, lidhur me rrahjen që ka ndodhur gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës. Në njoftim është bërë e ditur se gjithashtu e ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast. “Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmerre të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë”, është theksuar në njoftim./Demokracia ...
Komentet te Prokuroria nis hetimet për rrahjen në Kuvend Janë të Mbyllura