Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar për arrestimin e avokatit Besnik Berisha, ndaj të cilit u mbajt seanca edhe sonte në orët e vona. Pëmes një postimi në Facebook, Buzhala tha se beson në pafajsinë e Berishës, teksa shtoi se “Besnikun mundesh me arrestu veç për bindje politike”. “Besnik Berishen e kam shok, e kam te gjenerates, e kam edhe vendas. E kane arrestu dje, ama jam permbajte nuk kam fole e as nuk kam shkrujte. A m’ka ardhe keq per cka i ka ndodhe? Boll. Eh, para do koheve kam shkru mire edhe per prokurorin Rasim Maloku, i cili ishte marre per Brezovicen, rast qe nuk i eci mire. I ...
Komentet te Buzhala: Besoj në pafajsinë e Besnikut, e arrestuan veç për bindje politike Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe zhvillimet politike në vend. Ai ka thënë se është hera e parë që në Kuvendin e Kosovës Qeveria ushtron dhunë e çon dorë ndaj deputetëve. “Ishin zhvillime shumë të rënda, ishin kthim në vitin 2015 dhe 2016, kur ne kemi pasur veprime të tilla të dhunshme në Kuvend, duket se LVV-së nuk po heq dorë nga dhuna e nga politika e dhunës në institucionet e Republikës së Kosovës. Ajo që ndodhi dje, do të thotë është krejtësisht e papranueshme që një zëvendëskryeministër të godasë me shishe një deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, tjetri ...
Komentet te Mustafa për dhunën në Kuvend: Hera e parë që Qeveria çon dorë ndaj deputetëve Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht i ka rënë fort kartës së luftimit të korrupsionit, por duket se as zyrtarët e saj nuk janë imun ndaj kësaj vepre të dënueshme me ligj. Brenda disa muajve dy ish-zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes janë arrestuar për korrupsion. Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë me dije se nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar sot ka arrestuar kryeshefin ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka, i cili ka qenë kryetar i degës së VV-së në Mitrovicë. Dyshimet e prokurorisë janë se Mujka veprën e ka kryer sa ka qenë nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, e cila asokohe udhëhiqej nga Agim ...
Komentet te Krasniqi e Mujka| Për tre muaj, dy njerëz të afërt të Kurtit në pranga për korrupsion Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot në Bruksel Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak ku ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe i ka shprehur qëndrimet mbi këto zhvillime. Lideri i opozitës tha se për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat po e largojnë Kosovën nga rruga e paalternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë. “PDK do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj interesin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kjo vlen ...
Komentet te Krasniqi në Bruksel: Për PDK janë të papranueshme veprimet që largojnë Kosovën nga rruga euro-atlantike Janë të Mbyllura
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh Faruk Mujkës e Hysen Muzliukajt Mujka po dyshohet në cilësinë e nënkryetarit të komunës në Mitrovicë së Jugut ndërsa Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë për korrupsion. Dyshja do të hetohen për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’. Gjatë bastisjes së pronave të tyre, të njëjtëve iu janë gjetur 60 mijë euro, të cilat janë konfiskuar. Njoftimi i plotë: Prishtinë, 14 korrik, 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotshme ka ndaluar dy persona me inicialet F.M. dhe H.M. Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i ...
Komentet te Faruk Mujka e Hysen Muzliukaj dërgohen në mbajtje për 48 orë Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra dhe Koordinatori për Financa në KQM, Arben Mustafa, sot, në një konferencë për media, kanë denoncuar vendimet e partisë në pushtet, mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, përmes së cilave, në njërën anë përjashtojnë veteranët e UÇK-së nga përfshirja në pagën minimale dhe, në anën tjetër, në themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, kanë zgjatur afatin kohorë të hetimit deri më 31 dhjetor të vitit 2000. Deliu-Kodra ka thënë se nga 12 qershori, kur në Kosovë ka hyrë NATO dhe OKB, nuk ka pasur as luftë dhe as krime që mund ti përvishen UÇK-së, siç ka pretenduar Serbia, ...
Komentet te PDK: Në terr dhe fshehtas, Qeveria kontrabandoi mbrëmë dy ligje me të cilat goditi veteranët dhe UÇK-në Janë të Mbyllura
Heqja e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës do të varet nga zbatimi i obligimeve që ka marrë Prishtina dhe hapat e tjerë që priten nga autoritetet në Kosovë për vazhdimin e përpjekjeve për të ulur tensionet në veri, thanë burimet diplomatike. Sipas këtyre burimeve, këto hapa që po ndërmerr Kosova “janë hapa në drejtim të duhur”, por në BE presin që të shohin edhe hapa të tjerë. “Masat ndaj Kosovës nuk ishin vendosur aq lehtë, ato janë të kthyeshme dhe nuk do të zgjasin asnjë ditë më shumë se sa duhet. Por, për tërheqjen e tyre duhet dëshmi se Kosova po i ndërmerr të gjitha hapat ...
Komentet te Heqja e kufizimeve, BE pret që Kosova të ndërmerr edhe hapa të tjerë Janë të Mbyllura
Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike ‘Ibër Lepenc’, Faruk Mujka, ka rënë sot në prangat e Policisë pas një aksioni të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Ai dyshohet se gjatë kohës që ishte pjesë e udhëheqësisë në Komunën e Mitrovicës, është përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’. E gjatë bastisjes së shtëpisë së tij dhe të Hysen Muzliukaj, këshilltarit të ministrit, Faton Peci, autoritetet gjetën dhe sekuestruan 60 mijë euro të thata, raporton Gazeta Sinjali. E në deklarimin e tij të pasurisë në vitin 2022, Mujka shihet se qëndron goxha mirë financiarisht, pasi që ka deklaruar se ka tri banesa [një në pronësi të ...
Komentet te PSRK sekuestroi 60 mijë euro të ‘paluara’, Mujka vjet deklaroi pasuri të majme Janë të Mbyllura
Pas Faruk Mujkës, raportohet se është arrestuar edhe Hysen Muzliukaj. Muzliukaj, ishte drejtor i Agim Bahtirit në komunën e Mitrovicës, ndërsa aktualisht është këshilltar i Faton Pecit. Ai u arrestua në një aksion të Policisë kundër korrupsionit, shkruan “Jepi zë”. Muzliukaj dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi./Demokracia ...
Komentet te Arrestohet edhe këshilltari i Faton Pecit, ish-drejtori i Agim Bahtirit Janë të Mbyllura
Është arrestuar Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion, deri sa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, raporton Betimi për Drejtësi. Mujka ishte nënkryetar i Mitrovicës, në kohën sa kjo komunë udhëhiqej nga Agim Bahtiri. Mujka njëherësh ishte edhe Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë. Sipas raportimeve të mediave, ish-nënkryetari i Mitrovicës kishte qenë pjesë e partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq. Këto pretendime, Mujka nuk i ka mohuar asnjëherë./Demokracia ...
Komentet te Njeriu i Kurtit, Faruk Mujka, arrestohet si dyshuar për korrupsion Janë të Mbyllura