Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kimete Berisha: Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar

Lajme
Kimete Berisha, opinioniste e njohur, ka shkruar një shkrim relativisht të gjatë, të cilin e ka titulluar “Të gjithë kundër Albinit”. Në këtë shkrim, Berisha ka pasur shumë kritika ndaj pushtetit aktual. Madje, në një paragrafë, Berisha e ka cilësuar Qeverinë Kurti si më hajneshën deri sot. “Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar deri sot, sepse as nuk e ka fshehur hajninë si ata para tyre, por ka vjedhur direkt me hajna njëburimor” – ka shkruar ajo. Tutje, Berisha ka theksuar se Kurti nuk është distancuar nga ministrat e qeveritarët e tjerë që dyshohen për afera të ndryshme korruptive. “Albin Kurti po dështon thellë (aspak nuk ia ...
Komentet te Kimete Berisha: Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar Janë të Mbyllura

Çitaku: Mosanëtarësimi në KiE kronikë e një dështimi të paralajmëruar

Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, thotë se mosanëtarësimi në Këshillin e Evropës është kronikë e një dështimi të paralajmëruar, pasi kushti për Asociacion erdhi si pasojë e humbjes së besimit të Qeverisë Kurti tek aleatët e Kosovës. Ajo thotë se e vetmja mënyrë për të dalë nga gjendja aktuale janë zgjedhjet e reja. Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një intervistë për KosovaPress thotë se ekzekutivi se ka trajtuar seriozisht procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. “Ka qenë një kronikë e një dështimi të paralajmëruar. Ju e dini se PDK-ja e ka mbështetur procesin e aplikimit dhe ...
Komentet te Çitaku: Mosanëtarësimi në KiE kronikë e një dështimi të paralajmëruar Janë të Mbyllura

Dështimi i Kosovës në KiE, Gërvalla lë të kuptohet se oferta për ta shkruar Draftin s’vlen më

Lajme
Pas dështimit që sot Kosova të anëtarësohet në Këshill të Evropës ka reaguar edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila me qëllim të bindjes së aleatëve për të marrë përkrahje u zotua që Kosova do ta shkruaj një Draft për Asociacionin dhe të njëjtin do ta dorëzojë në Kushtetuese në fund të muajit maj. Gërvalla ka thënë se Kosova s’është fundut në agjendën e sotme dhe s’kanë marrë as vendim për thirrje të një mbledhje të jashtëzakonshme për anëtarësimin pa vonesë të Republikës së Kosovës. Kryediplomatja ka thënë se kjo është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të KiE, që në opinionin e saj ka thënë se Kosova duhet ...
Komentet te Dështimi i Kosovës në KiE, Gërvalla lë të kuptohet se oferta për ta shkruar Draftin s’vlen më Janë të Mbyllura

SKANDALOZE | Ministria e Albulena Haxhiut i jep fonde OJQ-së që e themeloi këshilltarja e saj Nazlie Bala dhe tani udhëhiqet nga motra e saj (DOKUMENTE)

Lajme
Nazlie Bala është këshilltare politike e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Bala, që njihet për afërsinë e madhe me Haxhiun, kishte themeluar një OJQ në vitin 2000 së bashku me motrën e saj, Nazifen, shkruan Demokracia.com. Në mesin e OJQ-ve që u shpërblyen me mjete financiare nga Ministria e Drejtësisë për fushën e shërbimeve sociale dhe familjare për vitin 2024 ishte edhe OJQ-ja e themeluar prej saj, “Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve – Liria, Gjilan”. Drejtoreshë, respektivisht koordinatore në këtë organizatë vazhdon të jetë motra e Nazlie Balës, Nazifja. Në ceremoninë e nënshkrimit të ndarjes së fondeve për OJQ-të që u bë para pak ditësh, konkretisht ...
Komentet te SKANDALOZE | Ministria e Albulena Haxhiut i jep fonde OJQ-së që e themeloi këshilltarja e saj Nazlie Bala dhe tani udhëhiqet nga motra e saj (DOKUMENTE) Janë të Mbyllura

Knaus: Ministrat e Jashtëm të caktojnë takim të jashtëzakonshëm për Kosovën

Lajme
Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka thënë se është çmenduri të ndalohet progresi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Kur sot mblidhet Komiteti i Ministrave të KiE-së ku Kosova nuk është në agjendë, Knaus ka theksuar se ministrat e jashtëm duhet të caktojnë një datë për takim të jashtëzakonshëm për Kosovën. “Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet ta caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda javësh, që të votohet për aplikimin e Kosovës sapo të ecë në çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo do t’i çonte sinjal të qartë Serbisë se shtetësia e Kosovës është e qëndrueshme dhe ruan ...
Komentet te Knaus: Ministrat e Jashtëm të caktojnë takim të jashtëzakonshëm për Kosovën Janë të Mbyllura

Ish-kryenegociatorja Tahiri: Edhe e ofruan Asociacionin edhe morën grushte nga treshja evropiane

Lajme
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar nëpërmes një statusi, duke komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas Tahirit, pushteti ofroi Asociacionin, por mori grushte nga Gjermania, Franca dhe Italia. Tutje siç u shpreh ajo pushteti e rrëzoi Kosovën në dy gjunjë. “.. E rrezuan Kosovën në dy gjunjë, kurrë Kosova nuk ka lejuar te rrëzohet as në luftë as në paqe deri sot- është një porosi kur deveja i thotë pronarit para se ta përfundon jetën që të gjithë e dimë – në këtë gjendje te mjerueshme kemi rene – fatkeqësi katastrofale..” tha Tahiri. /Demokracia ...
Komentet te Ish-kryenegociatorja Tahiri: Edhe e ofruan Asociacionin edhe morën grushte nga treshja evropiane Janë të Mbyllura

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t’i falënderohet Bes Kallakut për famën

ShowBiz
Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike, veçanërisht lidhur me menaxherin e këngëtares Xhensila Myrtezaj. Pas publikimit të një posteri të një koncerti të planifikuar të Robertit në faqen zyrtare të Xhensilës në Instagram, u ngritën dyshime se dalja e tij nga reality show “Ferma VIP” mund të ishte paraprakisht e koordinuar. I ftuar në emisionin “Studio A”, Roberti ndau disa mendime rreth Xhensila Myrtezajt dhe ndikimit që bashkëshorti i saj, aktori dhe komediani i njohur Bes Kallaku, ka pasur në karrierën e saj muzikore. “Xhensila ka qenë e re kur është njoftuar me Besin, famën e ...
Komentet te Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t’i falënderohet Bes Kallakut për famën Janë të Mbyllura

Lushtaku: Krasniqin nuk e kam përkrahur veç për takimin me Kurtin, por edhe për propozimin që ia ka bërë kryeministrit

Lajme
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, ka deklaruar se është përkrahës i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe se i përkrah dy datat e propozuara nga ai për zgjedhje. ‘’Unë jam përkrahës i kryetarit të partisë dhe përkrahi këto dy data për zgjedhje’’, deklaron ai. Lushtaku, ka thënë se nuk dëshiron të pyetet për gjëra në të cilat ai thotë se nuk i takon. ‘’Mos më pyet mua aty ku nuk e kam vendin’’, shprehet ai. Ai shton se si kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, kryetari i subjektit të tij e ka përkrahjen absolute. ‘’Unë jam kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj ...
Komentet te Lushtaku: Krasniqin nuk e kam përkrahur veç për takimin me Kurtin, por edhe për propozimin që ia ka bërë kryeministrit Janë të Mbyllura

Në javën vendimtare për anëtarësim në KiE, Osmani bënte xhiro me helikopter dhe pozonte si kauboje në Teksas

Lajme
Në kohën kur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të duhej të ishte në krye të detyrës kushtetuese “duke udhëheqë politikën e jashtme” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, e para e shtetit ishte shumë larg vendit dhe Evropës. Presidentja Osmani ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në javën vendimtare, pak para mbledhjes së 17 majit 2024 të Komitetit të Ministrave, ajo nuk ishte as në Uashington, në qendrën e vendimmarrjes botërore, ku “me një telefonatë” do të mund të ndryshohej qëndrimi i Gjermanisë, Francës dhe Italisë, shkruan Demokracia.com. Pikërisht në këto ditë vendimtare, presidentja Osmani ishte në Teksas të ShBA-së, duke bërë xhiro me helikopter ...
Komentet te Në javën vendimtare për anëtarësim në KiE, Osmani bënte xhiro me helikopter dhe pozonte si kauboje në Teksas Janë të Mbyllura

Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë

Lajme
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka nisur më 5 prill. Agjencia e Statistikave të Kosovës, të hënë njoftoi se deri më tani janë regjistruar 1.420.148 qytetarë. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati, tha se në tërësi procesi ka shkuar mirë, por disa komuna kanë kërkuar shtyrjen e procesit të regjistrimit. Nuk dihet ende nëse procesi do të shtyhet. Pa përfshirë diasporën, Kosova pritet t’i ketë rreth 1.5 milion banorë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës. “1.5 milionë banorë pritet t’i ketë Kosova pa përfshirë diasporën”, ka deklaruar Kastrati. Regjistrimi po bëhet trembëdhjetë vjet pas regjistrimit të fundit të popullsisë në ...
Komentet te Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë Janë të Mbyllura