Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “veteranin më të rrejshëm” në listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një deklaratë për mediat, pas protestës së veteranëve të shtunën, Haradinaj ka bërë thirrje që të mosdekretohet Ligji për pagën minimale, që në formën aktuale nuk garanton rritjen e pensioneve për veteranët. Të shtunën, gjatë ditës kryeministri Albin Kurti u shpreh se ka trefishim të numrit të veteranëve dhe shtroi nevojën për pastrimin e listave. “Po thirren se është lista e fryrë, por neglizhojnë faktin se i kanë mekanizmat për pastrim të listave. Sa dalin vajtojnë në konferenca shtypi, le t’i ...
Komentet te Daut Haradinaj: Nuk ka veteran më të rrejshëm se Albin Kurti Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Faruk Mujka, ish zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, është arrestuar nën dyshimin për korrupsion sa ishte nënkryetar i komunës së Mitrovicës, Komunë kjo që udhëhiqej nga Agim Bahtiri i LVV-së. Prokuroria Speciale ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Mujkën e Muzliukajn por këtë kërkesë e ka refuzuar Gjykata Themelore në Mitrovicë. Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar se të dy do të mbrohen në liri. “Gjykata Themelore Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurisë në çështjen penale për të pandehurit F.M dhe H.M Prishtinë, 15 korrik 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale ...
Komentet te Iu gjetën 60 mijë euro: Gjykata i lëshon të mbrohen në liri Mujkën e Muzliukajn Janë të Mbyllura
Në protestën e veteranëve të UÇK-së që u mbajtë para pak minutave në Prishtinë mori fjalën edhe i biri i një veterani. Ai pyeti se a duhet të përshëndes në gjuhën shqipe apo atë serbe. Kjo për shkak të audio-incizimeve të publikuara ditë më parë ku dëgjohet duke biseduar shefja e grupit parlamentar të LVV’së dhe krimineli Milan Radojiçiq. “A mju thanë mirëdita a Zdravo. Banuni bashkë me ia hekë votat deputetes, unë votoj për ideal, votoj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës“, u shpreh ai. Tutje, ai kërkoi nga qytetarët të kenë kujdes se kë e votojnë. “Kujdes kujt ia vendosni votën, buka e tjetrit nuk të vranë, buka jote po. ...
Komentet te Djali i veteranit në protestë: A me iu thanë mirëdita a Zdravo Janë të Mbyllura
Është mbyllur protesta e sotme e thirrur nga Veteranët e UÇK-së pasi jaën lënë jashtë ligjit për pagën minimale. Folësit në këtë protestë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe kanë kërkuar nga presidentja Osmani që të mos e nënshkruaj ligjin për pagën minimale. Protesta është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe s’ka pasur kurrfarë incidenti, derisa janë parlajmëruar se do të mbahen edhe tubime të tjera në të ardhmen. Para nisjes së protestës, Qeveria e Kosovës kishte marrë masat e sigurisë duke e bllokuar hyrjen në oborrin e Qeverisë me rrethoja hekuri dhe kishte shtuar numrin e policëve, përfshirë edhe të njëisë speciale. Disa orë më herët për këtë protestë kishte ...
Komentet te Mbyllet protesta e veteranëve pa asnjë incident, paralajmërohen tubime të tjera Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas shkrimit të publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po i kthehet luftës hibride pasi po e humb ndikimin në veriun e Kosovës “sepse i janë arrestuar kriminelët kryesorë, i janë mbyllur rrugët e kontrabandës dhe i janë shkatërruar laboratorët e drogës e fermat e kriptovalutave”, Abdixhiku deklaratën e Sveçlës e ka quajtur “deklaratë të pamatur, nxitëse e ofenduese”, dhe se e konsideron nivel të ulët të politikbërjes. Ai ka shtuar se “të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e ...
Komentet te Abdixhiku i reagon ashpër Sveçlës: Mendësia e tillë meriton shkarkim Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po i kthehet luftës hibride pasi po e humb ndikimin në veriun e Kosovës “sepse i janë arrestuar kriminelët kryesorë, i janë mbyllur rrugët e kontrabandës dhe i janë shkatërruar laboratorët e drogës e fermat e kriptovalutave”, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Sveçlës, Vuçiqi po dobësohet edhe pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Aleksandër Vulinit. “Vuçiqi po e humb betejën në terren me Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë. Ai po e humb ndikimin në veriun e Kosovës sepse i janë ...
Komentet te Postimi skandaloz i Sveçlës: Përgjimet e Kusarit dhe protestën e veteranëve i quan luftë hibride të Serbisë Janë të Mbyllura
Takimi me vjehrrën mund të jetë i sikletshëm, ose i shumëpritur, varet nga ti dhe nga vjehrra. Gjithsesi, ne pyetëm ndjekësit tanë dhe na treguan se si, ku dhe çfarë u tha vjehrra në takim të parë: “Mirë shkoi. Kishte marrë 5 gocat me vete dhe unë u ndjeva si në ditën e gjykimit”. “Desh rashë nga shkallët se po hidhte raki dhe oriz”. “Shikonte nga koka te këmbët. Ma ngeci pijen në fyt”. “Llahtar. Ishte shumë e sjellshme, por nuk zgjati shumë”. “Më puthi në qafë!” “U ul pranë “vogëlushit” 42-vjeçar dhe i puthte duart. Skandaloze!”. “Fol e qesh dhe pak ngjesh”. “Më fliste për ish-en që ka pasur ...
Komentet te Që nga sikleti deri te rastësia: Shqiptarët tregojnë takimin e parë me vjehrrën Janë të Mbyllura
Një situatë e pazakontë është regjistruar në Rusi, ku 2 gra kanë goditur një vajzë për shkak se nuk u pëlqenin rrobat e saj të banjës. Sipas asaj që shkruajnë mediat, sipas 2 grave rrobat e banjës të vajzës kanë qenë shumë provokuese. Si pasojë e dhunës, vajza ka marrë lëndime në trup. Ndërkohë, ajo ka bërë padi ndaj tyre dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për të identifikuar gratë dhe vënien e tyre para përgjegjësisë./Demokracia Lojtës Videosh ...
Komentet te “I ka rrobat e banjës shumë provokuese”, gruaja “bën për spital” vajzën -Video Janë të Mbyllura
Shoqëria civile ka thirrur protestë kundër Qeverisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila do mbahet me fillim nga ora 18:00. Në njoftimin e publikuar, thuhet se protesta organizohet me qëllim të kundërshtimit të “koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiç-in” dhe “kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”. “Mimoza Kusari duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojiçiç-in kundër luftëtarëve të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”. Sipas organizatorëve të protestës në fjalë, Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. “Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të ...
Komentet te Sot mbahet protestë, kërkohet dorëheqja e Kusari-Lila pas publikimit të përgjimeve Janë të Mbyllura
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, stabil dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 32 deri në 34 gradë Celsius. Pasdite mund të ketë disa zhvillime në disa vise kryesisht malore, por pa reshje atmosferike ose mund të ndodhë ndonjë rigë ose rrebesh i papërfillshëm kalimtar. Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatura maksimale deri në 38 gradë Celsius. Mjaft nxehtë dhe me diell nesër edhe në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi. Pasdite mund të ndodhë ndonjë rigë ose rrebesh i shkurtër, i papërfillshëm në disa vise të Maqedonisë së Veriut. Nga e ...
Komentet te Nga e diela në Kosovë e Shqipëri vjen vala e nxehtit nga Afrika Veriore Janë të Mbyllura