Sot në Hagë vazhdon seanca ku dëshmon Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’. Ndryshe dje dëshmitari Rrustem Mustafa- Remi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ka filluar dëshminë me pyetjet nga avokati Ben Emerson. Mustafa tha se kjo ajo kushtetutë është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të asaj kohe. Po ashtu Mustafën, ka filluar ta marr në pyetje trupi gjykues pasi që palët kanë përfunduar pyetjet dhe kundër-pyetjet e tyre, raporton RTKlive. Fillimisht janë bërë pyetje nga gjykatësi Christoph Barthe dhe më pas nga gjykatësi Guenawl Mettraux, ...
Komentet te Komandant Remi vazhdon sot dëshminë në Speciale Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka bërë të ditur se reduktimet e ujit të pijshëm kanë nisur në qytetin e Podujevës dhe në disa lagje të Prishtinë, . Kjo sipas saj po ndodh për shkak të keqpërdorimeve të mëdha të ujit të pijes dhe fillimit të rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese. Mjeku ka kërkuar nga konsumatorët që ujin e pijes ta përdorin racionalisht, në mënyrë që shpërndarja e ujit të bëhet barabartë për secilin konsumatorë. “Po shihet tash që kemi temperatura të larta mbi vendin tonë, andaj ne këto ditë kemi apeluar dhe vazhdojmë të apelojmë për shpenzim racional të ujit të pijshëm. ...
Komentet te Podujeva e disa lagje në Prishtinë s’do të kenë ujë gjatë ditës Janë të Mbyllura
Hisen Berisha, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka qenë “dezertor i luftës”. Ai në Pressing të T7 tha se emri i tij nuk figuron në listën e luftëtarëve që thotë t’i ketë takuar. “Sveçla është dezertor i luftës. Kjo tabelë janë luftëtaret e njësisë ku ai thotë që ka taku dhe e ka statusin e veteranit. Njësia Ylli 98/99. Kërkun emri tij nuk figuron. Është dezertor dhe veteran i rrejshëm”, ka thënë ai. Më tutje, ai thotë se as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është veteran. ”Albin Kurti në Kuvend të Kosovës, thotë njësitë e veçanta të ...
Komentet te Hisen Berisha publikon një tabelë: Sveçla është dezertor i luftës, kqyre në telefon Janë të Mbyllura
Shkumbin Demaliaj, ish deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albim Kurti, akoma nuk është përballur me komandantët e UÇK-së. AI në Pressing të T7, ka folur për mos përfshirjen e veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale. Sipas Demaliaj, Kurti ka pritur që veteranët të djegin e sulmojnë institucionin në protestë. Por ai thotë se komandantët nuk janë për të djegur. Megjithatë, ai thotë se nëse vazhdon sanksionimi nga SHBA-ja e BE-ja dikush duhet ta marrë atë përgjegjësi. ”Nuk është ballafaqu hala me komandantët e luftës. Në asnjë mënyrë, komandantët e luftës nuk janë për ta djegur Kosovën apo për ta sulmuar institucionin, ...
Komentet te “A je ka kërcënon, a çka?” | Demaliaj mesazh Kurtit: Hala s’është ballafaqu me komandantët e luftës Janë të Mbyllura
Gjatë ditës së djeshme, pas 16 viteve në kërkim u arrestua në Batllavë të Podujevës Ilir Abdullahu i njohur me nofkën “Liza”, i cili akuzohet se ishte një prej përgjegjësve kryesor për vrasjen e ish-zyrtarit policor, Triumf Riza, gjatë vitit 2007, raporton Gazeta Sinjali. Për vrasjen e të birit, Shefqet Riza ka shpresat e tij se drejtësia do të vihet më në fund. “Unë besoj që do të dënohet sipas ligjit. Përndryshe, strumbullari i krejt këtyre të zezave dhe vrasjes së Triumf Rizës, është Enver Sekiraqa. Ata po thonë nxitës, por në popull thonë më i keq është nxitësi se vrasësi”, tha ai. Siç shprehet Shefqet Riza, “Lizën” e njihte mjaft ...
Komentet te Flet babai i Triumf Rizës: “Liza” me bandën e tij e ka përndjek djalin tim për dy vjet Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit mes dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, ku tha se këto zhvillime po i sheh si të papranueshme, raporton Gazeta Sinjali. Musliu thotë se të dy kryeministrat shqiptar duhet urgjentisht të reflektojnë duke i marrë përgjegjësit që iu takojnë. “Edi Rama dhe Albin Zdravo duhet urgjentisht dhe vërtetë të reflektojnë dhe ta marrin edhe përgjegjësinë secili prej tyre sepse populli nuk i ka votuar ata që në vend të parë ta vendosin protagonizmin kryeneq thua se janë fëmijë kopshti dhe janë duke u kapur për një lodër. Populli i ka votuar për të punuar për të ardhmën tonë ...
Komentet te Musliu: Në mungesë të Thaçit, Albin Zdravo e ka demonizuar Ramën si bashkëpunëtor të Vuçiqit Janë të Mbyllura
Në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës, më 13 korrik, kritikat pas publikimit të disa audio-incizimeve ku ishte përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, rritën tensionet që kulmuan me përleshje fizike. Për udhëheqjen e kësaj seance ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), i cili thotë se udhëheqja e saj ishte në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit, çka edhe çoi në dhunë. Në reagimin dërguar mediave, KMDLNj thotë se Kuvendi i Kosovës është vend pune i deputetëve të zgjedhur nga vota e popullit që janë të mandatuar t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve ...
Komentet te KMDLNj: Bislimi si mysafir s’kishte të drejtë ta griste foton e opozitës Janë të Mbyllura
Dëshmitari Rrustem Mustafa- Remi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, të hënën tha se shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kanë qëndruar jashtë vendit në pjesën më të madhe të luftës. “Të gjithë qëndronin jashtë vendi, me përjashtim të Jakup Krasniqit, Ramë Bujes dhe komandantët e zonave, të gjithë të tjerët qëndronin jashtë vendit”, tha Remi. Këtë deklarim, ai e bëri duke u përgjigjur në pyetjen e mbrojtësit të Veselit, avokatit Ben Emmerson, i cili e pyeti se a është në dijeni se disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, përveç Azem Sylës, qëndronin ...
Komentet te Remi: Shumica e anëtarëve të Shtabit të UÇK-së qëndruan jashtë vendit në pjesën më të madhe të luftës Janë të Mbyllura
Të dielën është arrestuar Ilir Avdullahu i njohur me nofkën “Liza”, ai me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në ndalim për 48 orë. Demokracia.com ka raportuar eksluzivisht mbrëmë për arrestimin e tij. Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës në një njoftim në raportin 24-orësh. Sipas njoftimit të policisë, prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e Abdullahut, të arrestuar të dielën në fshatin Batllavë, të Komunës së Podujevës. Ilir Abdullahu u arrestua nga Policia e Kosovës pas 16 vjetësh në arrati. Ndaj tij ndodhej në fuqi një urdhër-arrest i lëshuar nga gjykata. “Në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga ...
Komentet te Prokuroria merr vendim për “Lizën”, bashkëpunëtorin e Enver Sekiraqës Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka vlerësuar si sjellje fëmijërore dhe politikisht të papërgjegjshëm, mospjesëmarrjen e kryeministrit, Albin Kurti në takimin me liderët e Ballkanin Perëndimor të organizuar nga kryeministri, Edi Rama në Tiranë. Çitaku ka pyetur se qysh mundet me qenë më e rëndësishme një konferencë “në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?!” “Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karrshi Kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën.” – ka shkruar ndër të tjera ajo. Kujtojmë se Kurti nuk merr pjesë në takimin e organizuar nga Rama. Aktualisht, Kurti po merr pjesë në konferencë në Greqi. Reagimi i plotë: Fëmijërore ...
Komentet te Çitaku – Kurtit: Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karrshi Edi Ramës po e dëmton Kosovën Janë të Mbyllura