Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të qëndrojnë sot në Bruksel për takime në kuadër të dialogut, në një përpjekje për të kthyer procesin në normalitet. Me ftesë të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në Bruksel qëndrojnë zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë Petar Petkoviq. Sipas burimeve të BE-së janë dy qëllime kryesore të takimeve që Lajçak sot do të ketë me shefat e delegacioneve për dialog: I pari është fokusi në implementimin e plotë të Marrëveshjes për të cilën palët ishin pajtuar me 27 shkurt në Bruksel si dhe aneksit për implementim të dakorduar në Ohër në muajin mars. Qëllimi ...
Komentet te Kosova dhe Serbia sot në Bruksel, BE-ja në kërkim të normalizimit Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prishtinë, ku si pasojë e përleshjes kanë mbetur të lënduar tre persona. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një armë zjarri dhe kanë arrestuar një person. Ndërkohë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen personat e përfshirë të lokalizuar në tokë dhe Policia teksa intervenon për të vënë në pranga tw dyshuarin. ...
Komentet te Të dyshuarit të shtrirë në tokë, dalin pamjet nga përleshja në Prishtinë – VIDEO Janë të Mbyllura
Kyetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur sot një takim të përbashkët në mes të Kryesisë së Partisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së, ku kërkuan zgjedhje të reja që sipas tyre e kthejnë vendin në binarë. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, respektivisht krizën politike e cila sipas PDK-së erdhi si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme dhe të fshehta të Qeverisë së Kosovës. Më poshtë komunikata në vazhdm e PDK-së: Prishja e raporteve më miqtë ndërkombëtarë, vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës, bashkëpunimi me kriminelin Millan Radojçiq dhe Listën Serbe, takimet dhe vendimet e fshehta në dëm të interesit nacional – janë ...
Komentet te PDK-ja kërkon zgjedhje: Qeveria e re e kthen Kosovën në binarë Janë të Mbyllura
Tre të lënduar në një përleshje në Prishtinë, arrestohet një person dhe sekuestrohet një armë zjarri
Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi janë përfshirë në një përleshje fizike sonte rreth orës 20:00 në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se një person është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, teksa në vendngjarje është sekuestruar edhe një armë zjarri. “Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat ...
Komentet te Tre të lënduar në një përleshje në Prishtinë, arrestohet një person dhe sekuestrohet një armë zjarri Janë të Mbyllura
Me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ 05/2003, i cili është mbështetur në Ligjin e Truizmit, Agjencitë Turistike duhet t’i sigurojnë klientët e tyre. Tash e tutje klientët do të jetë të siguruar në realizimin e së drejtës së tyre përmes policës së sigurimit. Pra, nëse kompania nuk përmbush marrëveshjen që ka me klientin, atëherë Institucionet përgjegjëse mund të ekzekutojnë sigurimin dhe të kompensojnë palën e dëmtuar. Para se të filloj implementimi i këtij udhëzimi në praktikë është zhvilluar një takim mes përfaqësueseve të Byrosë Kosovare të Sigurimit, respektivisht drejtorit të BKS-së Sami Mazrekut si dhe drejtorit Financiar Valon Berisha, Brahim Isufaj nga BKS-ja, si dhe Lindita Rashica, Merlinda Ramaj, ...
Komentet te Mazreku ju bën thirrje agjencive turistike që t’i sigurojnë udhëtarët Janë të Mbyllura
Bota duhet të përgatitet të përballet me valë të nxehti gjithmonë e më intensive, paralajmëruan Kombet e Bashkuara, në një kohë kur vendet e hemisferës veriore janë prekur nga temperatura shumë të larta. “Këto dukuri do të vazhdojnë të rriten me intensitet dhe bota duhet të përgatitet për t’u përballur me valë më të fuqishme të nxehti”, ka deklaruar John Nairn, këshilltar pranë Organizatës Botërore të Meteorologjisë, pranë Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, fenomeni “El Ninjo”, që është shfaqur së fundmi, nuk do të bëjë gjë tjetër përveçse do të amplifikojë verifikimin e intensitetit të fluksit të të nxehtit ekstrem. Në Amerikën e Veriut, në Azi, Afrikën Veriore dhe në ...
Komentet te OKB alarm për të nxehtin: Bota të bëhet gati për valë të tjera ekstreme Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku si dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani kanë zhvilluar një takim për shkak të mospërshirjes së tyre nga Ligji për Pagën Minimale. Klinaku është deklaruar për media pas takimit, ku tregoi se i paraqitën te presidentja shqetësimet si adresa e fundit e tyre. “E kishim një takim dhe i paraqitëm të gjitha shqetësimet tona përkitazi me shkelje të ndryshme që vazhdimisht i ka bërë Qeveria e Kosovës dhe i treguam që adresa jonë e fundit ka mbet presidentja për shkak se këto detyra që i ka të përcaktuara me ligj dhe me kushtetutë nuk i ka rregullu kryetari i ...
Komentet te Klinaku: Që nga viti i kaluar s’kemi kontakt me Kurti, s’flasim as me këshilltarin e tij Janë të Mbyllura
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që dialogu me Serbinë të mos bëhet siç ka thënë ai “nëpër skuta e hotele të plazheve”, duke goditur Qeverinë për qasje të keqe. Kështu, ai ka kërkuar që dialogu të zhvillohet në Bruksel e Uashington. “Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve. Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington.” – ka shkruar ai. Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar të hënën me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, për uljen e tensioneve me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Dy zyrtarët kanë biseduar në ...
Komentet te Hoti ‘godet’ Qeverinë: Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve Janë të Mbyllura
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka shkëmbyer replika të ashpra me gjyqtarët e Dhomave të Specializuara, në seancën që po mbahet në Hagë. Kjo pasi Emmerson pati disa kundërshtime me pyetjet që gjyqtarët ia kishin drejtuar Rrustem Mustafës. Emmerson ka thënë se është detyrë e tij të kundërshtojë pyetjet tendencioze. “Nga juridiksioni që vi unë, është detyrë e avokatit të kundërshtojë pyetjet tendencioze nga të gjitha palët, pavarësisht nga cila anë, përfshirë edhe gjyqtarët. Në rastin e sotëm u cenua kundërshtimi im për pyetjet e bëra nga gjyqtarët, dhe duhet të ketë një vendim. Gjyqtari Metro më dha urdhër të ulesha, dhe kundërshtimi im është hequr nga transkripti sepse ...
Komentet te Avokati i Kadri Veselit kapet me gjyqtarët: Pyetjet tendencioze, nuk dua të degjenerohet situata Janë të Mbyllura
Gazetari Berat Buzhala e ka komentuar sërish arrestimin e avokatit Besnik Berisha, i cili u lirua pasi kundërligjshëm u arrestua me urdhër të prokurorit, Rasim Maloku, raporton Gazeta Sinjali. Teksa po publikohen sërish pjesë nga intervista e Buzhalës me Berishën, ku avokati ka folur për herë të parë, ai ka shkruar se Maloku ka bërë gabim të tmerrshëm. “Besnik Berishën mundesh me e arrestu, amë qysh i patë në dy pjesët e para të videos nuk mundesh me ia mshelë gojën. Sot dalin pjesët tjera. Krejtesisht eksploziv dhe balistik. Kuku”, ka shkruar Buzhala pas pjesëve të intervistës që janë publikuar. “Me arrestimin e Besnikut në qaso forme arbitrare e ka ...
Komentet te Buzhala: Berishës s’mundesh me ia mshelë gojën, Rasim Maloku ka bërë gabim të tmerrshëm Janë të Mbyllura