Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Tahiri dorëzon ankesë në Kushtetuese: Konjufca ka bërë dy shkelje kushtetuese

Lajme
Abelard Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar i PDK-së, ka njoftuar se në emër të këtij grupi e ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për caktimin e seancës plenare javën e kaluar, që u votua pushteti përkundër kundërshtive të opozitës. Sipas Tahirit, PDK ka kërkuar të anulohet në tërësi seanca pleanre. Tutje, Tahiri ka pretenduar se Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka bërë dy shkelje kushtetuese. “Seanca e fundit plenare e Kuvendit, ishte caktuar dhe ftuar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, prandaj si e tillë, duhet të anulohet dhe bashkë më të, edhe të gjitha vendimet që janë marrë në ...
Komentet te Tahiri dorëzon ankesë në Kushtetuese: Konjufca ka bërë dy shkelje kushtetuese Janë të Mbyllura

Haxhiu: Lirimi i serbëve dhe vazhdimi i sanksioneve janë rezultat i shantazhit të Radojçiqit

Lajme
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka cilësuar si të turpshme tërheqjen e trupave të Policisë nga Veriu. Haxhiu ka thënë se pas publikimit të aferës “Zdravo”, u liruan të arrestuarit serbë që shkaktuan trazira në veri e po ashtu u tërhoq edhe policia e Kosovës, dhe kjo sipas Haxhiut duket se është pjesë e shtantazhit nga Radojçiqi. Sipas Haxhiut, lirimi i serbëve dhe vazhdimi i sanksioneve dëshmon se Qeveria nuk është në koordinim me aleatët, por rezultat i shantazhit të Radojçiqit. Tutje ai tha se Veriu po shkon drejt autonomisë për serbët, ndërsa Kosova drejt ndarjes dhe varferisë. Postimi i plotë: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Haxhiu: Lirimi i serbëve dhe vazhdimi i sanksioneve janë rezultat i shantazhit të Radojçiqit Janë të Mbyllura

Prishtinasi i kap mat hajnat duke ia vjedhur veturën, njëri prej të dyshuarve e sulmon me thikë

Lajme
Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur edhe në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, për çka Policia tashmë ka arrestuar një person i dyshuar. Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 27-vjeçar, i cili ka deklaruar se i ka kapur në flagrancë dy persona duke ia vjedhur veturën, por vetëm njërin ka arritur ta ndalë. Gjithçka dyshohet se ka ...
Komentet te Prishtinasi i kap mat hajnat duke ia vjedhur veturën, njëri prej të dyshuarve e sulmon me thikë Janë të Mbyllura

Dëshmitari i 15-të vazhdon dëshminë e tij edhe sot në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Lajme
Dëshmitari i 15-të me radhë (me kodin 04586) në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon dëshminë e tij edhe gjatë seancës së të enjtes. Ndryshe në seancën e së mërkurës u lexua përmbledhja e deklaratës së tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’. Ndërkaq, nga ZPS nuk ka pasur pyetje për dëshmitarin e pyetjet nga mbrojtësi i viktimave kanë qenë me përmbajtje të redaktuar. Por, pasi që gjatë asaj seance dëshmitari ka treguar se ka probleme shëndetësore, me fillimin e seancës së sotme, ekipet e mbrojtjes kanë deklaruar se janë dakorduar se nuk ...
Komentet te Dëshmitari i 15-të vazhdon dëshminë e tij edhe sot në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve Janë të Mbyllura

Lladrovci takohet me Van Damme, publikojnë foto duke bërë shqiponjën me duar

Lajme
Ditën e sotme, Ramiz Lladrovci është takuar me artistin e famshëm, Jean-Claude Van Damme. Ai ka ndarë një fotografi ku shihet duke e bërë shqiponjën me duar. ‘Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë. Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj, Van Damme, ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët. Shqiponja e bën dallimin!’, shkroi krahas mbishkrimin./Demokracia   ...
Komentet te Lladrovci takohet me Van Damme, publikojnë foto duke bërë shqiponjën me duar Janë të Mbyllura

Berisha për Haxhiun: Ajo s’merr vesh në drejtësi, e ka veç titullin e ministres së drejtësisë

Lajme
Avokati Besnik Berisha është deklaruar të mërkurën lidhur me arrestimin e tij që u bë ditë më parë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, raporton Gazeta Sinjali. Në një konferencë për media, Berisha është pyetur pas lajmit se ministrja aktuale e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka angazhuar avokatin Nasuf Hasani, për të paditur atë pas deklaratave të tij të fundit në media. Berisha ka deklaruar se këtë padi e mirëpret për çdo ditë e çdo moment, ndërkohë që ka shtuar se Haxhiu nuk merr vesh në drejtësi dhe se ajo vetëm ...
Komentet te Berisha për Haxhiun: Ajo s’merr vesh në drejtësi, e ka veç titullin e ministres së drejtësisë Janë të Mbyllura

Dy ditë pas takimit me Kurtin, Lajçak do të takohet sot në Bruksel edhe me Vuçiqin

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq sot do të takohet në Bruksel me emsiarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Këtë e ka konfirmuar përmes një njoftimi për media presidenca serbe. Vuçit përgjatë qëndrimit të tij në Bruksel do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Takimin me Stoltenberg e ka kërkuar presidenti serb, siç ka thënë për të diskutuar rreth situatës në Kosovë. Sot në Bruksel do të ketë edhe një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Lajçak do të bisedojë me zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqin për dialogun dhe hapat përpara. Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, fokusi i bisedimeve do të ...
Komentet te Dy ditë pas takimit me Kurtin, Lajçak do të takohet sot në Bruksel edhe me Vuçiqin Janë të Mbyllura

Ministria e Shëndetësisë jep rekomandime kujdesi ndaj fëmijëve gjatë temperaturave të larta

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë, ka dalur me disa rekomandime kujdesi ndaj fëmijëve gjatë temperaturave të larta. Më poshtë gjeni disa pika të cilat mund t’i praktikoni: Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj; Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat; Vishni me rroba të gjera dhe të lehta; U jepni ujë rregullisht; Pastroni rregullisht. Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/detAplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20; Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50; Mos i dërgoni në parkun e lodrave në ...
Komentet te Ministria e Shëndetësisë jep rekomandime kujdesi ndaj fëmijëve gjatë temperaturave të larta Janë të Mbyllura

E rëndë: Gjakovari rrah gruan shtatzënë, 22-vjeçarja përfundon në spital

Lajme
Dhuna në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Ato madje nuk ‘kursehen’ nga sulmet as gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtatzënë. Sinjali mëson se 22-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ...
Komentet te E rëndë: Gjakovari rrah gruan shtatzënë, 22-vjeçarja përfundon në spital Janë të Mbyllura

Rasti “Gylenistët”, ish-shefi i AKI-së dënohet me 4 vite e 8 muaj burgim, dy të tjerët lirohen nga akuza

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Driton Gashit ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, kurse janë liruar nga akuza Valon Krasniqi, ish-drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani ish-drejtori i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare, të cilët akuzoheshin për korrupsion në rastin e njohur si “Gylenistët”. Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues gjykatësi, gjykatësja Violeta Namani. Ndaj ish-shefit të AKI-së Driton Gashit, Gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në ...
Komentet te Rasti “Gylenistët”, ish-shefi i AKI-së dënohet me 4 vite e 8 muaj burgim, dy të tjerët lirohen nga akuza Janë të Mbyllura