Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dedaj: Albini, Vjosa dhe Donika – treshja fatale dhe shkatërruese e Kosovës

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj, ka pasur kritika goxha të ashpra ndaj krerëve shtetëror. Dedaj në një postim në rrjetin social “Facebook” i është bashkuar pakënaqësive të opozitarëve për qasjen e liderëve të Kosovës në rrugën euro-atlantike. Madje, ish-diplomati kosovare ka quajtur presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, si treshja fatale dhe shkatërruese e Kosovës euro-atlantike. “Albini, Vjosa dhe Donika, treshi fatal dhe shkatërrues i Kosovës Euro-Atlantike!”, ka shkruar Dedaj./Demokracia ...
Komentet te Dedaj: Albini, Vjosa dhe Donika – treshja fatale dhe shkatërruese e Kosovës Janë të Mbyllura

Përfshihet nga zjarri një autobus në magjistralen Prishtinë-Podujevë -Video

Lajme
Një autobus është kapluar i tëri nga flakët në magjistralen Prishtinë-Podujevë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues për Gazetën Sinjali kanë dërguar pamjet nga momenti kur autobusi ka marrë flakë. Sipas pamjeve, njerëz të shumtë pranë shihen duke u larguar me nxitim për t’iu shpëtuar flakëve. Policia e Kosovës tashmë ndodhet në vendngjarje. Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar apo vetëm dëme materiale.     /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Përfshihet nga zjarri një autobus në magjistralen Prishtinë-Podujevë -Video Janë të Mbyllura

Temperaturat arrijnë deri në 41°C, ky është moti që ju pret nëse keni plan të niseni për Shqipëri

Shqipëri
Edhe në Shqipëri temperaturat po vazhdojnë të jenë të larta. Siç raportohet, ka një tërheqje të lehtë të valës së të nxehtit afrikan, por sërish moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites, ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41°C. Sipas Meteoalb, era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ...
Komentet te Temperaturat arrijnë deri në 41°C, ky është moti që ju pret nëse keni plan të niseni për Shqipëri Janë të Mbyllura

Tmerrohen klientët e frizer “Quick” në Shatërvan të Prizrenit: Një person futet me thikë dhe ua mësynë

Lajme
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme. Vjedhjet, grabitjet, përleshjet në hapësira të mbushura me njerëz janë vetëm disa nga incidentet që ndodhin pothuajse çdo ditë në vendin tonë. Rreziku që u kanoset qytetarëve është i madh, siç ka ndodhur të shtunën në Sheshin Shatërvani në Prizren, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se një 26-vjeçar ka tmerruar klientët e një lokali, ku në orët e pasdites kishte hyrë me një thikë, duke iu drejtuar atyre, për motive akoma të panjohura. Gjithçka ndodhi te frizeri ‘Quick’, kur i dyshuari A.B., (emër i njohur për redaksinë) hyri papritmas në lokal, ...
Komentet te Tmerrohen klientët e frizer “Quick” në Shatërvan të Prizrenit: Një person futet me thikë dhe ua mësynë Janë të Mbyllura

Edhe sot mot me diell, pasdite priten rrebeshe shiu

Lajme
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa orëve të pasdites pritet të depërtojë një front stacionar, i cili do të krijojë vranësira, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa të forta elektrike. Temperaturat minimale do të luhaten prej 18 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 36°C. Sipas MeteoKosova, gjatë kohës me të reshura apo kalimit të frontit, temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme. Më pak i ndikuar nga ky front do të jetë kryesisht pjesa jugore dhe jugperëndimore. “Era do të fryjë fillimisht drejtimesh të ndryshme, e cila gjatë pasdites pritet të zhvendoset ...
Komentet te Edhe sot mot me diell, pasdite priten rrebeshe shiu Janë të Mbyllura

Të shtëna me armë në Prishtinë, dikush gjuan në drejtim të 21-vjeçarit

Lajme
Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali. Disa të shtëna me armë janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën industriale në Prishtinë. Sinjali mëson se një 21-vjeçar ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por që ka shpëtuar pa lëndime. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa kanë gjetur një gëzhojë që dyshohet të jetë e armës ...
Komentet te Të shtëna me armë në Prishtinë, dikush gjuan në drejtim të 21-vjeçarit Janë të Mbyllura

Gazeta londineze citon një “burim të afërt” me Qeverinë e Kurtit: Ndikimi turk në Kosovë do të rritet

Lajme Rajoni dhe Bota
Një burim i afërt me qeverinë kosovare duke folur për gazetën londineze “Middle East Eye” ka thënë se si rezultat “i qasjes të të marrin me të mirë (appeasment) Serbisë nga Perëndimi, rëndësia strategjike e Turqisë është në fokus të mprehtë” brenda lidershipit kosovar, dhe se ndikimi turk në Kosovë “ka të ngjarë të forcohet në mënyrë të konsiderueshme”. Në një artikull kushtuar blerjes së fundit të dronëve Bayrakt që shkaktoi acarim të madh në Serbia, media britanike ka kontaktuar, siç thonë ata, edhe dikë brenda qeverisë kosovare për të marrë vlerësime prej tyre. “Një burim i afërt me Qeverinë e Kurtit duke folur për MEE-në tha se qeveria kosovare në të ...
Komentet te Gazeta londineze citon një “burim të afërt” me Qeverinë e Kurtit: Ndikimi turk në Kosovë do të rritet Janë të Mbyllura

Nga 1 gushti, bankat në Kosovë obligohen me rregullore të ofrojnë llogari bazike falas për klientët bankar

Ekonomi
Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka hartuar një rregullore përmes së cilës obligon bankat në Kosovë që të ofrojnë një llogari bazike falas për të gjithë klientët bankar. Llogaria e pagesave me shërbime bazike u ofrohet konsumatorëve dhe individëve pa pagesë ose me tarifa të përgjysmuara, me kusht që ata të mos kenë një llogari bankare ekzistuese. “Qasja në llogaritë e pagesave me shërbime bazike duhet të sigurohet nga bankat për konsumatorët, pavarësisht nga rrethanat financiare të konsumatorëve, të tilla si statusi i punësimit të tyre, niveli i të ardhurave, historia e kredisë ose falimentimi”, thuhet në njërën nga dispozitat e “Rregullores për qasjen në llogari pagese me ...
Komentet te Nga 1 gushti, bankat në Kosovë obligohen me rregullore të ofrojnë llogari bazike falas për klientët bankar Janë të Mbyllura

Tragjedia në Gramsh| Shefi i zjarrfikëses: Nuk dinin not, mbytën njëri-tjetrin

Lajme
Kreu i zjarrfikëses në Gramsh ka dhënë detaje të tjera në lidhje me tragjedinë e ndodhur pasditen e të premtes në liqenin e Banjës, ku 4 persona humbën tragjikisht jetën. Në një prononcim pas nxjerrjes së personave të mbytur nga liqeni, kreu i zjarrfikëses tha se viktimat kishin shkuar për t’u larë, por nuk dinin not. Ai shtoi se në përpjekje për të shpëtuar njëri tjetrin, shtetasit Arben Zogu, 46 vjeç, dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, dhe nipi i tij Melis Zogu, 20 vjeç, janë mbytur tragjikisht Sipas shefit të zjarrfikëses theksoi se personat ndoshta nuk ishin në dijeni të thellësisë së ...
Komentet te Tragjedia në Gramsh| Shefi i zjarrfikëses: Nuk dinin not, mbytën njëri-tjetrin Janë të Mbyllura

Digjet ETC në Klinë, Policia jep informacionet e fundit -Video

Lajme
Supermarketi “ETC” që gjendet në Klinë është kapluar nga flakët. Lajmin e ka kofnirmuar për Gazetën Sinjali Policia e Pejës. Zëdhënësi për këtë rajon, Fadil Gashi, ka thënë se të gjitha njësitet janë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka shtuar se është shumë herët për të përcaktuar shkakun e zjarrit. “Sot rreth orës 6:30 të mëngjesit policia është njoftuar nga sigurimi se zjarri e ka kapluar qendrën tregtare ETC në Klinë. Ka dalë në vendngjarje, zjarrfikësit janë aty. Nuk ka persona të lënduar. Nuk e di a është ndalë zjarri ende”, ka thënë Gashi për Gazetën Sinjali. Para disa muajsh ishte djegur edhe ETC në Pejë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Digjet ETC në Klinë, Policia jep informacionet e fundit -Video Janë të Mbyllura