Xhavit Jashari nga shoqatat e dala nga lufta, vlerëson se prej se ka ardhur në pushtet qeveria aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, e kanë atakuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategoritë e dala nga lufta. Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka deklaruar se Kurti i ka shantazhuar veteranët. “Prej se ka ardhur kjo qeveri, ky kryeministër, e kanë atakuar luftën e UÇK-së dhe kategoritë e dala nga lufta në një kohë dhe situatë q ë nuk është dashur të veprohet kështu kur kihet parasysh padrejtësitë që po bëhen tani edhe në Gjykatën Speciale, krerëve të UÇK-së, dhe ky kryeministër i ka atakuar ...
Komentet te Jashari: Qeveria Kurti e ka atakuar luftën e UÇK-së, i shantazhoi ata që ndodhen në Hagë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Java e fundit e korrikut do të fillojë me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat sot sipas Prishtina Weather, mund të arrijnë edhe deri në 38 gradë, e lokalisht t’i afrohen edhe 40 gradë. Si zakonisht, pas çdo të nxehti ekstrem, masa të freskëta ajrore nga veriu do të depërtojnë mbi vend nga dita e mërkurë dhe enjte, që zbresin temperaturat edhe deri në 23C. 25.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell dhe erë. Pasdite do të ketë edhe vransira kalimtare. 26.07 – Kryesisht me diell, me erë dhe jo shumë nxehtë. Pasdite më vonë dhe mbrëmje rrebeshe e bubullima kalojnë mbi vend. 27.07 – Më freskët, ...
Komentet te Të nxehtit arrin sot kulmin në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 40 gradë Janë të Mbyllura
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali. Nuk janë të rralla as rastet kur veturat godasin këmbësorët, qoftë në vendkalime apo edhe në pjesë të tjera. Kështu ka ndodhur të hënën, në rrugën “Zenun Çoçaj” në Prizren, ku një veturë e ka goditur një këmbësore, e cila ka pësuar lëndime të rënda. Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka thënë se ...
Komentet te Vetura godet këmbësoren dhe e tërheq zvarrë disa metra, shoferi ikë – viktima dërgohet në QKUK Janë të Mbyllura
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka diskutuar me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve, si dhe ish-udhëheqës të UÇK-së. Haradinaj tha se sakrifica për liri është e të gjithëve dhe sipas tij kushdo që ka bërë sakrificë për liri e ka bërë për kombin. “Çdo brez i atyre që kanë bërë sakrificë për liri, ndjen respekt për pasardhësit gjithashtu ndjehet i fyer kushdo që e fyen sakrificën e kujtdo për liri. Një besim që ka lind në sakrificë, që nuk ka qenë i lehtë me e fitu e nuk ka qenë i lehtë me u mbajt, kjo qeveri i ...
Komentet te Haradinaj: Kurti nga kafetë me serbë në zyrë të Demaçit, e pastaj në burg në Serbi Janë të Mbyllura
Dialogu Kosovë-Serbi po vazhdon ende me ndërprerje të herëpashershme. Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq janë takuar shumë herë, por përkundër angazhimit të shtuar të BE-së dhe SHBA-së, marrëveshja përfundimtare ende nuk po duket në horizont. Kryeministri Kurti qysh në fund të vitit 2021 ka thënë se një marrëveshje me Serbinë është e mundur brenda mandatit të tij si kryeministër. Por, ai dje në një intervistë e quajti presidentin serb një dhelpër. Në anën tjetër, Kurti nga mbështetësit e vet quhet edhe si “Luani i Shqiptarisë”, shkruan Demokracia.com. Nëse bazohemi në këto epitete, i bie që dialogu po zhvillohet ndërmjet një “luani të lodhur” (i sanksionuar nga BE dhe me marrëdhënie ...
Komentet te Dialogu Kosovë – Serbi | Dikur kishte takime elefantësh, tani vetëm një “luan” i lodhur dhe një “dhelpër” Janë të Mbyllura
Mëngjesin e së shtunës, në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë është dëgjuar një shpërthim te oborri i një shtëpie, ku në rrethanat dhe për motive akoma të panjohura është shkaktuar rrezik i përgjithshëm. Rasti është denoncuar në Polici nga dy qytetarë, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, raporton Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se incidenti ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së dy vëllezërve Pergjegjaj, të cilët e kanë raportuar rastin dhe kanë kërkuar intervenimin e Policisë. Sipas informacioneve të para, Sinjali mëson se mjeti shpërthyes dyshohet të ketë qenë granatë dore që është hedhur te dera e viktimave dhe ka shkaktuar dëme Në vendin e ...
Komentet te Shpërthim te shtëpia e vëllezërve Pergjegjaj në Pejë, intervenon Policia Janë të Mbyllura
Me merkurin që kalon 35 gradë Celsius dhe temperaturat e tokës që arrijnë në 80 gradë në disa pjesë të Kinës, banorët dhe vizitorët po vrapojnë me ventilatorë portativë dhe mbulojnë pjesët e ekspozuara të trupit të tyre për të shmangur djegien nga dielli. ‘Facekini’, maska që mbulojnë të gjithë fytyrën dhe kanë vrima për sytë dhe hundën e përdoruesit, rrobat me mëngë të gjata për të mbuluar krahët, kapele me buzë të mëdha dhe xhaketa të lehta të bëra nga materiali rezistent ndaj UV-së janë bërë veçanërisht të njohura. “Krahasuar me periudhën para pandemisë, dy-tre vite më parë, ky vit është shumë, shumë më i mirë se të mëparshmit. ...
Komentet te Kina fut në treg maskat e plazhit Janë të Mbyllura
Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave më tepër mirëbërëse për organizmin e njeriut. Ky frut i ëmbël ofron ul stresin dhe mërzitjen, madje lufton të nxehtin e stinës, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit. Pjepri është i pasur me hekur, kalçium, fosfor dhe me sidomos me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin. Fruti i pjeprit ofron vlera për kockat dhe dhëmbët. Por pjepri gjithashtu ofron përfitime edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substance natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet. Pjepri rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga melçia e zezë dhe nga anemia. Në vëndin tonë, ...
Komentet te Dobitë shëndetësore të pjeprit Janë të Mbyllura
Richard Grenell, ish-emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump, ka ardhur sërish në Shqipëri. Por jo vetëm, bashkë me të është edhe Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Grenell ka publikuar një video në Instagram, ku bën xhiro me helikopter mbi bregdetin shqiptar. “Shqipëria me ekuipazhin. Dhe duke parë zjarret e Korfuzit përtej ujit”, ka shkruar Grenell. Përkundër se ka përfunduar mandatin, Grenell shpesh ka vizituar Shqipërinë, Serbinë, si dhe Kosovën. Madje ai shpesh komenton zhvillimet që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi. /GazetaSinjali ...
Komentet te Grenell e dërgon në Shqipëri dhëndrin e Trumpit, bëjnë xhiro me helikopter mbi bregdet Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme, transmeton Sinjali. “E hëne- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. E marte- Mot kryesisht me diell dhe vapë.Parashihet të jetë dita më enxehtë e javës së fundit të korrikut.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-39 gradë Celsius, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme. E merkurë. Mot me diell dhe ...
Komentet te Java e fundit e korrikut shumë e nxehtë, ky është parashikimi i motit për pesë ditë Janë të Mbyllura