Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi sot u përcoll për në banesën e fundit. Ai vdiç të dielën, pak ditë pasi e pa djalin e tij i cili e vizitoi në QKUK. Numër i madh i qytetarëve nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia sot morën pjesë në varrimin e tij, por jo edhe krerë e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, Albin Kurti e Glauk Konjufca, shkruan Periskopi. Ani pse u publikua edhe agjenda për ceremoninë mortore të Haxhi Thaçit, kjo nuk pati ndonjë rëndësi për treshen Osmani, Kurti e Konjufca. Megjithëse Osmani u tha se dërgoi dikë nga stafi i saj, për Kurtin e Konjufcën mjaftuan veç dy- tre rreshta ...
Komentet te Inatet politike në tjetër nivel – Kurti, Konjufca e Osmani injorojnë varrimin e babait të Hashim Thaçit, asnjëri s’mori pjesë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në homazhet e sotme, mbledhjen komemorative dhe varrimin e kryefamiljarit të tyre. “I falënderojmë të gjithë qytetarët për mbështetjen. I falënderojmë delegacionet nga Shqipëria, Maqedonia dhe gjitha trevat shqiptare për nderimet, si dhe institucionet e Kosovës për telegramet e ngushëllimit. Pjesëmarrja masive e qytetarëve, mbështetja e tyre duke na qëndruar afër këto ditë, na e zbut dhimbjen dhe na e bënë më të lehtë t’i kalojmë këto ditë të rënda”, ka thënë Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai e ka falënderuar edhe personelin shëndetësor ...
Komentet te Familja Thaçi falënderon qytetarët dhe institucionet për nderimet dhe ngushëllimet e sotme Janë të Mbyllura
Shumë personalitete politike, figura të njohura dhe qytetarë të shumtë po marrin pjesë në homazhe për nder të figurës së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Të enjten e 18 marsit, është mbajtur akademia përkujtimore për nder të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nuk u lejua të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tij nga Gjykata Speciale. I pari që mori fjalën për të nderuar figurën e Haxhi Thaçit ishte kryetari i Skenderajt, Fadil Nura. Nura, në fjalimin e tij, kujtoi një bisedë të fundit që kishte pasur me të, duke theksuar shpresën që kishte Haxhi Thaçi se ish-presidenti Hashim ...
Komentet te Nderohet figura e Haxhi Thaçit Janë të Mbyllura
Doktori Adriatik Berisha, i cili ka pasur përgjegjësinë për gjendjen shëndetësore të Haxhi Thaçit në QKUK, ka ndarë disa nga mesazhet e tij gjatë periudhës së fundit të jetës. Sipas Berishës, i cili foli në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Haxhi Thaçi ka thënë që nëse kthehet veç Hashimi s’ ka çka kthehet. “E kam dëgjuar duke thënë, nëse djali im kthehet, vetëm s’ka çka kthehet, por dhe të tjerët ish-krerët e UÇK-së”, tha Berisha, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni deklaratën e plotë, në videon e mëposhtme: /Demokracia ...
Komentet te Nëse kthehet vet Hashimi s’ka çka kthehet: Doktori i Haxhi Thaçit tregon porositë e të ndjerit (VIDEO) Janë të Mbyllura
Djali i Hashim Thaçit, Endriti, ka bërë një fjalim emocionues në akademinë për Haxhi Thaçin. Ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, përderisa ka përmendur dhimbjen që Hashim Thaçi nuk u lejua të jetë në Kosovë. “Faleminderit nga zemra për ngushëllimet për fjalët prekëse. Në emër të familjes Thaçi, në emër të babit iu falënderoj për mbështetjen. U jemi mirënjohës të gjithëve. Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për ta takuar babin ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjeve. Besimi ishte më i madh se aktakuza e padrejtë. Në muajt e fundit çdo orë priste t’ia hapte derën e spitalit, nuk u dorëzua dhe u rikthye në ...
Komentet te Endrit Thaçi me fjalim emocionues: Nuk e lejuan babin as t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës Janë të Mbyllura
Gjykata Speciale e Hagës ka thënë se aktualisht s’ka as kërkesë publike e as vendim publik të ndonjë gjyqtari lidhur me lirimin e mundshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babit të tij në Burojë të Skenderajt Kështu ka thënë për Gazetën Express zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, duke thënë se Specialja i publikon të gjitha dokumentet publike në faqen e Gjykatës. “Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara. Aktualisht nuk ka kërkesa apo vendime publike për këtë çështje”, ka thënë Doyle. Ai tutje ka ...
Komentet te Gjykata Speciale: S’ka as kërkesë e as vendim të bërë publik që Hashim Thaçit t’i jepet leje për të marrë pjesë në varrimin e babait Janë të Mbyllura
Brenda katër vjetësh gjykime në Hagë, shtatë familjarë të ngushtë të krerëve të UÇK-së që u akuzuan nga Specialja, ndërruan jetë. Në asnjërin rast, Gjykata Speciale nuk ua ka lejuar ardhjen në Kosovë për ceremonitë mortore ish-krerëve të UÇK-së. Kadri Veselit i vdiqën dy prindërit, Jakup Krasniqit vëllai, Nasim Haradinajt vëllai, Hysni Gucatit vëllai, Haxhi Shalës babai dhe së fundmi Hashim Thaçit babai. Në asnjërin rast, Specialja nuk ka lejuar pjesëmarrje në varrime. Kërkesat janë aprovuar për të ardhur për të bërë homazhe disa ditë pas varrimit, dhe për t’i takuar 2-3 anëtarë të familjes së ngushtë. Në shumë raste, kjo është vlerësuar si shkelje direkte e të drejtave të ...
Komentet te Prindërit e Veselit, vëllau i Jakup Krasniqit e Nasim Haradinajt: Në sa raste Specialja ua ndaloi krerëve të UÇK-së pjesëmarrjen në varrime? Janë të Mbyllura
Kanë nisur homazhet për babanë e Hashim Thaçit. Homazhet po bëhen në palestrën ‘Ilaz Kodra’ në Skënderaj. Varrimi do të bëhet në orën 15:00. /Demokracia ...
Komentet te Fillojnë homazhet për babanë e Hashim Thaçit Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të mos e lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Në një postim në rrjetin social X, Rama e cilësoi këtë vendim si një “poshtërim të ri” dhe kritikoi ashpër Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për shndërrimin e drejtësisë ndërkombëtare në një farsë. “Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”, shkroi Rama. /Gazeta Demos ...
Komentet te “Poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm”, Rama reagon për vendimin e Speciales Janë të Mbyllura
Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili vdiq të dielën mbrëma. Grenell shpërndau në rrjetin social X, postimin ku e Rama e cilësoi këtë vendim si një “poshtërim të ri” dhe kritikoi ashpër Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për shndërrimin e drejtësisë ndërkombëtare në një farsë. “Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës ...
Komentet te Grenell shpërndan postimin e Ramës ku kritikohet ashpër Specialja për vendimin ndaj Thaçit Janë të Mbyllura