Ka kaluar një javë prej kur është hequr Guri Përkujtimor i Pashkë Markut nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë, në Korenicë të Gjakovës. Ky gur ishte hequr me bager nga pronari i tokës ku ishte vendosur. Për heqjen e këtij guri nga toka ku ishte vendosur, pati njoftuar profesori universitar Ag Apolloni. “Ekzistojnë dyshime se heqja e këtij guri është bërë për arsye fetare (sepse pronari është frikësuar se aty mund të ngritet një kishë, pavarësisht se familja e Pashkës e ka siguruar që nuk do të ngritet asnjë kishë aty), dhe për arsye ...
Komentet te Guri i Nanës Pashke përfundon në mbeturina Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një i dënuar nga gjykatat me vendim të formës së prerë është ‘graduar’ në drejtor departamenti brenda Ndërmarrjes “Trainkos”. Nga pozita e ‘dispeçerit’, Sabit Berisha, një përkrahës i partisë “Guxo”, është avancuar në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Departamentit të Transportit të Mallrave. Vendimi është nxjerrë të enjten dhe mban vulën e Kryeshefit Ekzekutiv të “Trainkos”, Agron Statovci. “Z. Sabit Berisha lirohet nga detyrat e punës ‘dispeçer’, caktohet ushtrues i detyrës së Drejtorit të Departamentit të Transportit të Mallrave deri me datën 24.10.2023”, thuhet në vendimin të cilin e ka siguruar Paparaci. Berisha, dyshohet se është avancuar në detyrë për shkak të afërsisë me ...
Komentet te Anëtari i Guxo i dënuar nga gjykata emërohet drejtor në “Trainkos” Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur të turpshme mbylljen e sotme të punimeve të seancës së Kuvendit. Haxhiu ka thënë se kjo u bë në mënyrë të qëllimshme nga ana e pushtetit, në mënyrë që tu ikin skandaleve të Qeverisë. “Mbyllja e punimeve të Kuvendit në mënyrën me të turpshme. Vet pozita e bojkoton seancën duke u munduar t’i shmanget skandaleve të Qeverisë. Klani Zdravo, sesionin mund ta mbyllin, por hajnin nuk mund ta mbulojnë me mosmbajtje të seancës. Hajna Zdravo, Burgu i Dyzi po ju pret”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Bekim Haxhiu: Hajna zdravo, burgu i Dyzit po ju pret Janë të Mbyllura
Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përberë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka shprehur shqetësimin e thellë për moszbatimin e vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK), Aktgjykimit të Gjykatës Themelore Prishtinë, Aktvendimit të Gjykatës së Apelit për emërimin e jashtëligjshëm të kryeinspektorit. Këto OJQ thonë se vendimi për anulimin e vendimit për emërimin e kryeinspektorit është marrë më shumë se një vit më parë, por që ky vendim nuk ka gjetur zbatim nga ekzekutivi. “Edhe përkundër vendimit të KPMShCK-së, vendimit të Gjykatës, Qeveria nuk e ka anuluar vendimin për emërimin e Kryeinspektorit ...
Komentet te OJQ-të: Qeveria s’po e zbaton vendimin për emërimin e jashtëligjshëm të Kryeinspektorit të Punës Janë të Mbyllura
Bashkëjetesa me vajza të mitura është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh raportohen raste kur vajzat e moshave të vogla krijojnë raporte të afërta me persona të moshave madhore. E në shumë raste ato largohen nga shtëpitë e tyre pa dijeninë e prindërve, duke alarmuar kështu edhe organet e rendit të cilat aktivizohen t’i gjejnë ato, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur dy ditë më parë në Mitrovicë, ku një vajzë e mitur ka dalë nga shtëpia e saj me pretekstin se do të shkojë në shitore për të blerë diçka, por s’është kthyer më në shtëpi. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë ...
Komentet te Shkoi në shitore, por s’u kthye më – e mitura nga Mitrovica gjendet duke bashkëjetuar me të dashurin në Gjilan Janë të Mbyllura
Në seancën e djeshme plenare, Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për Skemat Pensionale, i cili heq padrejtësinë me të cilat janë ballafaquar punëtorët të cilët në vitet e 90-ta janë larguar nga puna në mënyrë të dhunshme. Shoqata e Pensionistëve të Kosovës thotë se nëse projektligji do të vazhdojë të neglizhohet ata do të ndjekin rrugët ligjore. Përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile, thonë se qeveria ka bërë shkelje të vendimit të gjykatës Kushtetuese duke vonuar procesin e miratimit të këtij projektligji. Njohës të fushës së drejtësisë vlerësojnë se ky projektligj ka nevojë të miratohet sa më parë. Edhe pse Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektligjin për ...
Komentet te Shoqata e Pensionistëve skeptike për finalizimin e projektligjit për skemat pensionale Janë të Mbyllura
Të shqetësuar thellë e duke folur vesh më vesh, dy zyrtarë shtetërorë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, flasin se si është kontraktuar e paguar vaji për Rezervat Shtetërore nga Polonia prej kompanisë Xanto, që është veçse një start-up polak dhe s’e ka as në rangun e aktiviteteve tregtimin e vajit: Mall ky i blerë por që nuk ka ardhur as njëherë. Gazetari i Nacionales Berat Buzhala ka siguruar një audio-regjistrim të kësaj bisede, identitetet e të cilëve s’i ka zbuluar, por edhe me intervenim në zë që identiteti i tyre të mos bëhet e ditur. Gazetari Buzhala e nis duke folur për bisedën e zyrtarëve të MINT teksa ...
Komentet te Përgjimet që pritet ta çojnë ministren Rozeta Hajdari në burg: “Ridvan dallaverxhia” që e ushqen Kurtin, sekser i vajit në Poloni -Video Janë të Mbyllura
Djali i Adem Demaçit, Shqiptari, ka pasur kritika të mëdha për analisti e aktivistin e shoqërisë civile, Shkëlzen Gashin. Kjo pas një bashkëbisedimi që e ka pasur ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, me Milot Cakajn. Bashkëbisedim që ishte shpërndarë nga kryeministri Kurti në rrjete sociale. Për djalin e Demaçit, Shqiptarin, emri i Adem Demaçit po keqpërdorët. Ai ka thënë se Gashi nuk ka qenë bashkëveprimtar i babait të tij. “Në media njeriu duhet me dalë njeriu meritor, për diçka. Nëse më pyesin për mjekësi jam specialisti për këtë punë. Jam kompetent, nëse më pyetni për veprimtari ilegale nuk jam kompetent për atë fushë. Të flas për veprimtarinë politike të babës ...
Komentet te Djali i Adem Demaçit e bën për “pesë pare” Shkëlzen Gashin: Çfarë bashkëveprimtari i babait tim është ai? -Video Janë të Mbyllura
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka dështuar përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për miratimin e Plotësim Ndryshimit të Ligjit për Shërbyesit Civil. Kryeparlamentari Konjufca ka konstatuar se s’ka kuorum pasi në votim kanë marrë pjesë vetëm 59 deputetë. Konjufca ka abstenuar, kurse një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka votuar kundër. Përveç votës së Konjufcës ka qenë edhe një abstenim tjetër. Ai ka thënë se Ligji i njëjtë mund të vendoset për votim në një seancë tjetër. Një përpjekje të tillë të Lëvizjes Vetëvendosje e ka kundërshtuar edhe opozita, që ka lëshuar sallën paraprakisht. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dështon përpjekja e VV-së për ndryshim të Ligjit për Shërbyesit Civil, Konjufca abstenon Janë të Mbyllura
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë se përmes ndryshimit që po tentojnë ta miratojnë në Kuvend për Ligjin për Shërbyesit Civil, duan që ta kontrollojnë se kënd duan ta largojnë nga puna e kënd duan që ta punësojnë. Kica-Xhelili ka thënë se diçka të tillë s’ka parë të ndodh në një Kosovë ku ka ndodhur gjithçka. Ajo ka thënë se ndryshe nga individë të caktuar që kanë vepruar në të kaluarën, Lëvizja Vetëvendosje as nuk po e fsheh tashmë që po dëshiron kapjen e institucioneve. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “S’kam koment”, Kica-Xhelili thotë se partia e Kurtit dëshiron t’i kapë institucionet haptazi Janë të Mbyllura