Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rufc të Lipjanit, ku një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka vrarë edhe veten, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se viktimat janë Abedin Bekteshi rreth 60-vjeç dhe djali i tij, Ardit Bekteshi rreth 24-vjeç. Ndryshe, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Sinjalin se Policia ka hasur në tre trupa të pajetë, vdekja e cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. “Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës, ...
Komentet te Krimi brenda familjes në Lipjan: Këta janë babë e bir që u gjetën të vdekur Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e “Klan Kosova”. Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky është vendim i papranueshëm, i rrezikshëm e i paligjshëm. “Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë.” – ka thënë ai. Në fund, Krasniqi ka shkruar se “diktatura nuk kalon”. Postimi i plotë: Vendimi i Qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën, duke i marrë ...
Komentet te Krasniqi: Vendimi i qeverisë për ta mbyllur Klanin, i paligjshëm – diktatura nuk kalon Janë të Mbyllura
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se është alarmuar me vendimin e Komisionit të Ankesave pranë MINT për të refuzuar ankesën e televizionit Klan Kosova, duke lënë kështu në fuqi vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij mediumi. Me anë të një kumtese me shkrim, nga ky asociacion shprehen se me këtë vendim ministrja Rozeta Hajdari, e cila është pjesë e Qeverisë Kurti, ka finalizuar të gjitha veprimet administrative të nevojshme për të mbyllur televizionin Klan Kosova. “Ndonëse vendimi mund të apelohet në gjykatë, ky vendim duhet të kuptohet si vendim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti për të mbyllur një medium për herë të parë që nga ...
Komentet te AGK-ja e tronditur me vendimin e Qeverisë Kurti për mbylljen e Klan Kosova Janë të Mbyllura
Rozeta Hajdari në fund të vitit të kaluar kishte nënshkruar një kontratë me “Kosmonte Foods”, i shpallur nga Qeveria Kurti si investitor strategjik. Edhe pse ligji, por edhe vet kontrata e kërkonte garancionin bankar para nënshkrimit, Insajderi ka zbuluar se Hajdari hyri në obligime me multimilionerin Lulzim Begaj pa këtë dokument, me çka iu mundësua këtij të fundit që për 99 vite t’i merr nën kontroll 25 hektarë tokë të shtetit. Në prill të 2020-s Albin Kurti, kryeministër sefte, kishte vizituar kompaninë e multimilionerit nga Malisheva, Lulzim Begaj – “Kosmonte Foods”. Takime mes Kurtit e Begajt pati edhe më vonë. Por, pati edhe diçka më shumë. “Kosmonte Foods” është shpallur ...
Komentet te Skandali i Rozeta Hajdarit | Nënshkroi kontratë milionëshe pa garancion bankar Janë të Mbyllura
Sot ishte afati i fundit për marrjen e vendimit në lidhje me certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, një temë tepër e diskutuar në publik. Komisioni për shqyrtimin e ankesave në ARBK ka marrë vendim që t’ia pezulloj Klan Kosovës çertifikatën e biznesit, pasi nuk ia ka pranuar ankesën. MINT ka njoftuar se për ta kjo çështje ka mbaruar, e se rasti tashmë do të kaloj në Gjykatë. E për këtë çështje ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila thotë se “idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht”. Postimi i plotë: Qeveria e Albin Kurtit paska marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën. Duke ia ...
Komentet te Çitaku pas vendimit për mbyllje të Klan Kosova: Idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Rufc i Ri në Lipjan ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje e trefishtë. Rasti është konfirmuar për Sinjalin nga Stacioni policor në Lipjan. Deri tani nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te kjo tragjedi. Lajmi duke u përditësuar… /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E rëndë: Vrasje e trefishtë në Lipjan Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e “KlanKosovës” për vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit për këtë televizion dhe se tash pala ankuese mund të parashtrojë padi në gjykatë, pasi rasti është mbyllur brenda Ministrisë. “Vendimi i Komisionit konstaton se ARBK-ja, në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k”, thuhet në njoftim. “Arsyetimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës ka qenë se, në dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të biznesit në fjalë, ‘KGO Media Invest DOOEL’, komunat e Republikës së Kosovës ...
Komentet te Lufta e Qeverisë me Klan Kosovën, Ministria i jep të drejtë ARBK-së që ia hoqi licencën e biznesit Janë të Mbyllura
Ka kaluar një javë prej kur është hequr Guri Përkujtimor i Pashkë Markut nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë, në Korenicë të Gjakovës. Ky gur ishte hequr me bager nga pronari i tokës ku ishte vendosur. Për heqjen e këtij guri nga toka ku ishte vendosur, pati njoftuar profesori universitar Ag Apolloni. “Ekzistojnë dyshime se heqja e këtij guri është bërë për arsye fetare (sepse pronari është frikësuar se aty mund të ngritet një kishë, pavarësisht se familja e Pashkës e ka siguruar që nuk do të ngritet asnjë kishë aty), dhe për arsye ...
Komentet te Guri i Nanës Pashke përfundon në mbeturina Janë të Mbyllura
Një i dënuar nga gjykatat me vendim të formës së prerë është ‘graduar’ në drejtor departamenti brenda Ndërmarrjes “Trainkos”. Nga pozita e ‘dispeçerit’, Sabit Berisha, një përkrahës i partisë “Guxo”, është avancuar në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Departamentit të Transportit të Mallrave. Vendimi është nxjerrë të enjten dhe mban vulën e Kryeshefit Ekzekutiv të “Trainkos”, Agron Statovci. “Z. Sabit Berisha lirohet nga detyrat e punës ‘dispeçer’, caktohet ushtrues i detyrës së Drejtorit të Departamentit të Transportit të Mallrave deri me datën 24.10.2023”, thuhet në vendimin të cilin e ka siguruar Paparaci. Berisha, dyshohet se është avancuar në detyrë për shkak të afërsisë me ...
Komentet te Anëtari i Guxo i dënuar nga gjykata emërohet drejtor në “Trainkos” Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur të turpshme mbylljen e sotme të punimeve të seancës së Kuvendit. Haxhiu ka thënë se kjo u bë në mënyrë të qëllimshme nga ana e pushtetit, në mënyrë që tu ikin skandaleve të Qeverisë. “Mbyllja e punimeve të Kuvendit në mënyrën me të turpshme. Vet pozita e bojkoton seancën duke u munduar t’i shmanget skandaleve të Qeverisë. Klani Zdravo, sesionin mund ta mbyllin, por hajnin nuk mund ta mbulojnë me mosmbajtje të seancës. Hajna Zdravo, Burgu i Dyzi po ju pret”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Bekim Haxhiu: Hajna zdravo, burgu i Dyzit po ju pret Janë të Mbyllura