Sot gjatë ditës, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paditur Gazetën Nacionale, gazetarin Berat Buzhala, si dhe zyrtarin e MINT-it Enver Hajrullahun, ku siç u shpreh ajo, padinë e ka ushtruar pasi “sulmet e vazhdueshme shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm”, raporton Gazeta Sinjali. Kjo padi vjen pas publikimit nga Nacionale të përgjimeve që shpërfaqin keqpërdorimin me blerjen e rezervave shtetërore, në këtë rast të grurit, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila drejtohet pikërisht nga ministrja, Rozeta Hajdari. Me të bërë publike padia e Hajdarit ...
Komentet te “M’kanë detyru Albini e Bisla me bo dallavere”, Rozeta Hajdari objekt i talljes në rrjete sociale Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Komuna e Prishtinës ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të dy rrugëve në kryeqytet, për shkak të duelit në boks, që do të zhvillohet të shtunën mes Robin Krasniqit e Nadjib Mohammedi. Bëhet fjalë për rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia”, të cilat do të mbyllen për 24 orë. “Të dashur qytetarë, dueli i madh në mes të Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi do të zhvillohet nesër. Me këtë rast ju njoftojmë se rruga ‘Enver Zymberi’ dhe rruga ‘Rinia’ do të mbyllen përkohësisht për qarkullim, nga ora 07:00, ditën e shtunë deri në orën 07:00 ditën e diel”, thuhet në njoftimin për media. Nga komuna kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për ...
Komentet te Dueli Krasniqi-Mohammedi, Komuna e Prishtinës njofton për mbylljen e dy rrugëve Janë të Mbyllura
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dorëzuar padi ndaj bashkëbiseduesit të saj në përgjimet “Zdravo”, politikanin serb të Listës Serbe, Sllavko Simiq. Kusari-Lila, i ka quajtur “akte penale” dhe “aktivitete dezinformuese” audio-inçizimet të cilat i ka publikuar gazeta Nacionale, ku ajo shihet të koordinohet me politikanin e Listës Serbe për një numër çështjesh parlamentare, e ku përmes tij, gjithashtu komunikon me të sanksionuarin famëkeq dhe në Listë të Zezë të ShBA-së, Milan Radoiçiq. Kusari-Lila, ndonëse është vetë protagoniste e këtyre bisedieve, thotë se këto përgjime dhe dalja e tyre në media, thotë se “fushatë e sulmit ndaj meje dhe rrjedhimisht ndaj detyrës që unë mbaj, ndaj ...
Komentet te Afera “Zdravo”: Mimoza Kusari-Lila dorëzon padi ndaj bashkfolësit të saj Sllavko Simiq Janë të Mbyllura
Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj dhe avokati Faton Fetahu, kanë denoncuar sot shkeljen e shtatë kushtetuese të Qeverisë Kurti, me ç’rast është shpallur antikushtetues Ligji për Zyrtarët Publikë, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji. Nikaj në një konferencë për media tha se në këto 900 ditë të qeverisjes, Qeveria Kurti është karakterizuar vetëm me skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve, dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme. “Gjatë këtyre 900 ditëve, fatkeqësisht, Qeveria është marrë shumë pak me qeverisje dhe është marrë tejet shumë me sulme kundër rendit kushtetues të vendit tonë. Siç e dini, Gjykata Kushtetuese e ...
Komentet te PDK: 900 ditë të Qeverisë Kurti kanë prodhuar afera korruptive dhe shkelje të rendit kushtetues Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”. Gjykata i ka liruar të dy nga akuza për veprën e dhunimit. Vendimi i plotë: Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurve D.K. për shkak të veprës penale të vrasjes së rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe A.S., për shkak të veprës penale ndihma në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë nga ...
Komentet te Dënimi i Krivaqës e Sejdiut, ky është vendimi i plotë i Gjykatës Janë të Mbyllura
Babai i argjentinases së vrarë në Fushë Kosovë, Maria Clara Urdangaray, Facundo Urdangaray, ka folur për media në Buenos Aires, rreth vajzës së tij, ku ka shpjeguar se ajo ishte nisur për të shkuar në dasmën e vëllait të ish-partnerit të saj, i cili dyshohet ta ketë vrarë. “Ajo ka qenë në një lidhje me një person nga Zvicra dhe kishte udhëtuar për në Kosovë në martesën e vëllait të këtij personi. Duket se atë natë, pas një fjalosje, ai e hodhi nga ballkoni. Ajo vdiq në spital. Ishte feminicid. Partneri 31 vjeçar i saj u arrestua”, ka thënë ai, siç e citoi gazeta e njohur argjentinase “La Nacion”. Pyetur ...
Komentet te “Na dërgonte video, dukej e lumtur”: Flet babai i 27-vjeçares argjentinase që dyshohet se u vra në Kosovë Janë të Mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se Qeveria Kurti e ka kthyer në normalitet shkeljen e ligjeve dhe Kushtetutës. Këto deklarata i bëri gjatë një konference për media, deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj. Tërheqjet dhe “vendimet e dëmshme”, sipas Zemajt, Qeveria po i ndërmerr për t’i mbuluar dështimet në procesin e dialogut. “Shkelja e ligjeve dhe Kushtetutës gjatë këtij pushteti e nga ky pushtet ka kaluar në normalitet. Shkel mbi shtetin vetëm për pushtetin. Më shumë se shkeljet është padituria e kësaj Qeverie. Ashtu siç janë shkeljet kushtetuese në vazhdimësi janë edhe tërheqjet dhe vendimet e dëmshme në vazhdimësi. Kjo tërheqje shihet si një lojë e ndytë e Kurtit në ...
Komentet te LDK: Qeveria Kurti e ka kthyer në normalitet shkeljen e ligjeve dhe Kushtetutës Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur Aktgjykimin dënues ndaj Dardan Krivaqës. Ai është shpallur fajtor për vrasjen makabre të Marigona Osmanit. Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan Gazeta Sinjali. Para fillimit të seancës, para objektit të Gjykatës së Ferizajt është mbajtur një protestë e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist “për të kërkuar drejtësi për Marigonën dhe ndëshkim maksimal për vrasësit”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen makabre të Marigona Osmanit Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore e Ferizajt ka bërë të ditur se sot do të bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e Marigona Osmanit. Seanca e shpalljes së aktgjykimit do të nisë në ora 11:00 dhe është e hapur për publikun. “Ju njoftojmë se të premten, më 4 gusht 2023, duke filluar nga ora 11:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit D.K, i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprës penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 ...
Komentet te Vrasja e Marigona Osmanit, sot shpallet aktgjykimi ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut Janë të Mbyllura
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos në zonat malore. Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-32 km/h. Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të luhaten prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Edhe sot shumë nxehtë, temperaturat deri në 37°C Janë të Mbyllura