Një tjetër përplasje e ashpër ka ndodhur në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Aty janë përplasur deputet Hajdar Beqa e Halil Thaçi. Arsye u bë Nagip Krasniqi, dhe ndërtimet e punësimet në KEK. Nacionale sjell debatin e ashpër: Hajdar Beqa: OSHP nuk është gjykatë e tenderëve, është pazar i tenderëve. Këto debate më shumë janë për fushata. E di që keni emocione, por s’di pse po i mbroni hajnat. Ridvani ka qenë në aferë publike, Martini publike, Faruk Mujka publike, krejt këta njerëz janë. Nagipin u mundun me mbrojt, i ke thy këta dhëmbët tu për energji, i ke thy dhëmbët tu e mbrojt Nagipin, e tani kur e ...
Komentet te “I ke thy dhëmbët tu e mbrojt Nagip hajnin…ti e ki vendin në burg”: Përplasje brutale mes Hajdar Beqës e Halil Thaçit Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Oficeri i ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus Jensch tha se gjatë kohës që ishte me mision në kuadër të KFOR-it në Kosovë kanë kapur persona që kanë veshur uniforma me flamuj të Gjermanisë e që kryenin vjedhje. Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit përmes avokates Nina Tavakoli dëshmitari tha se këtyre personave iu kanë thënë që t’i hiqnin të paktën flamujt e Gjermanisë. Sipas tij, kishte persona që vinin nga Shqipëria për të kryer vjedhje, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Të paktën me kujtohen dy incidente që kemi arrestuar persona që po vidhnin dhe grabisnin dhe mbajë mend që ata të kenë thënë që kishin ardhur nga ...
Komentet te Dëshmitari Klaus Jensch: Kemi kapur persona që kishin veshur uniforma me flamuj gjerman dhe që plaçkitnin Janë të Mbyllura
Nëse Kosova nuk bën hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pritja e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE) do të shndërrohet në një “sëmundje të gjatë” dhe me “kosto të lartë”, thotë Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane. Se a do të bëjë ndonjë hap në këtë drejtim, tash për tash nuk është e qartë. Interesimit të Radios Evropa e Lirëpër këtë çështje nuk iu përgjigj as Qeveria e Kosovës, as Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Çështja e Asociacionit e la Kosovën jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, kur edhe ...
Komentet te Pranimi në KiE “mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave” Janë të Mbyllura
Shpërblemi me pozita të larta diplomatike i atyre që i kanë shërbyer Qeverisë Kurti po vazhdon. Në kohen kur diplomacia kosovare po pëson fiasko, kryediplomatja Donika Gërvalla ka zgjedhur rehatimin e përkrahëseve të partisë në pushtet në pozita të ambasadorëve. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka propozuar ish-zëvendësministren për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion, Edona Maloku-Berdyna, për ambasadore në Portugali. Në shkresën që ia ka dërguar kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, të cilën e ka siguruar gazeta Nacionale, thuhet se Maloku-Berdyna i plotëson të gjitha kushtet për të ushtruar postin e ambasadores në Lisbonë. “Mbështetur në nenin 93, pika 8, të ...
Komentet te Gërvalla s’e ndal dorën, e propozon për ambasadore në Portugali ish-zëvendësen e ministres Nagavci Janë të Mbyllura
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është tallur më Lëvizjen Vetëvendosje. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar me sloganin e dikurshëm të VV-së: Krejt dhe drejt. Partisë në pushtet ai ia ka dedikuar një slogan tjetër. “Prej humbjes në humbje deri në fitoren përfundimtare. #KREJTdheDREJT”, ka shkruar Hamitit. /Demokracia ...
Komentet te Hamiti tallet me VV-në: Prej humbjes në humbje deri në fitoren përfundimtare Janë të Mbyllura
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 63-të i Zyrës së Prokurorit të Specializua, Dietrich Klaus-Jensch, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Pyetjet për dëshmitarin i ka filluar prokurorja Sarah Clanton, raporton “Betimi për Drejtësi”. Dëshmitari tha se aktualisht është oficer i Ushtrisë Federale të Gjermanisë dhe mban pozitën si kolonel-lejtnant. Ndërsa, më 1999-ën, ai tha se ka qenë major. Po ashtu, Klaus-Jensch pohoi se ka dhënë deklaratë edhe për ish-Tribunalin për Jugosllavinë, ndërsa sipas prokurores, kjo deklaratë mban datën 30 tetor 2001. Atij iu prezantuan disa fotografi në të cilat bëri identifikime, e që në njërën ...
Komentet te Oficeri i Ushtrisë Federale të Gjermanisë fillon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët Janë të Mbyllura
“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës: Perëndimi po e lë Kosovën të lëkundet”, kështu nis shkrimi i publikuar nga mediumi i njohur zviceran “The Neue Zurcher Zeitung”, i cili tregon për ftohjen e raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Europian, transmeton Demokracia.com. “Në Prishtinë njerëzit më kot shpresonin se së shpejti do të anëtarësoheshin në Këshillin e Evropës. Aleatët perëndimorë duan të shohin fillimisht punën paraprake. Ky është tregues i humbjes së besimit ndaj Kosovës”, fillon shkrimi i NZZ. NZZ ka treguar sesi Qeveria e Kosovës lëshoi pe duke ia bartur tokat Manastirit të Deçanit dhe prapë nuk arriti të anëtarësohej në Këshillin e Evropës. “Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është ...
Komentet te NZZ shkruan për tensionet mes Kosovës dhe Perëndimit: Ka humbur besimi ndaj Kosovës Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë përuruan sot renovimet në Klinikën e Onkologjisë në QKUK. Kurti shprehu mirënjohje të veçantë për “Ego Elsa”, një kompani që është angazhuar edhe më herët në renovimin e klinikave të QKUK-së. Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se “ajo çfarë ju ka bërë përshtypje të gjithëve është që nga jashtë njihet Klinika e Onkologjisë ndonëse operatori ekonomik e ka gëlqerosur edhe përjashtë, ndonëse kjo nuk ka qenë në kontratë”. Ndërkaq, ai tha se nga brenda klinika ka ndryshuar aq shumë sa nuk do ta kishte njohur. “Brenda ajo që e bën dallim kryesor dhe unë po të mos kisha hy në këtë derë ...
Komentet te Kurti publikisht ‘favorizon’ kompaninë që po kryen renovime në QKUK Janë të Mbyllura
Dërgimi i militantëve dhe përkrahësve të partisë në pushtet në shërbimin diplomatik nuk ka të ndaluar. Tashmë kjo po bëhet publikisht. Ish-zv/ministrja e Drejtësisë, Nita Shala, është propozuar që të bëhet ambasadore në shtetin e Italisë. Nacionale e ka siguruar ekskluzivisht dokumentin me të cilin ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kërkuar që të miratohet ky propozim. Dokumenti është dërguar në adresën e kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëresha Kryeziu. Nita Shala kishte qenë zv/ministre e Drejtësisë për disa muaj me radhë, por më pas kishte dhënë dorëheqje, duke e arsyetuar vendimin me disa rregullore të Universitetit të Prishtinës. “Mbështetur në nenin 93, pika 8, të ...
Komentet te Kapja e ambasadave: Ish-zëvendësja e Albulena Haxhiut propozohet për ambasadore në Itali Janë të Mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës, për keqmenaxhimin e parasë publike. Deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën në një tryezë me temën: “Abuzimi me paranë publike nga Qeveria e Kosovës”, se të gjitha të dhënat janë duke u bazuar në vlerësimin e fakteve dhe të dhënave të prezantuara nga vet ekzekutivi. “Lidhur me tatimin në pronë që ne e kemi adresuar në vazhdimësi, në këtë sall kemi qenë në fillim të vitit të kaluar ku kemi pasur një debat të gjerë për rritjen e tatimit në pronë pa asnjë analizë paraprake edhe në kulmin e inflacionit që ka qenë ...
Komentet te LDK: Qytetarët paguan 33 për qind më shumë tatim në vitin 2023 sesa viteve tjera Janë të Mbyllura