Profesori universitar Milazim Krasniqi ka një kërkesë për personat që kërcënojnë në rrjete sociale e jetojnë nëpër shtetet e BE-së. Në një postim në Facebook, Krasniqi tha se ata që kërcënojnë duhet ta dinë se përveç dënimeve nga gjykatat e Kosovës, mund të dënohen edhe në vende ku jetojnë. Tutje, ai tha se ata edhe mund dëbohen nga ato vende. “Këta tipat që nga shtete të Bashkimit Evropian na kërcënojnë në rrjete sociale, duhet të dinë se ashtu mund të rrezikojnë jo vetëm të dënohen në gjykatat tona, po mund të dënohen edhe atje. Mund edhe të dëbohen, në versionin më ekstrem“, ka shkruar Krasniqi. Krasniqi tha e ata që ...
Komentet te Krasniqi-kërcënuesve nga diaspora: Mblidhni mend teveqela, mandej detyroheni të qani në gjykatë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në rrugën “Mustafë Kokaj” në Gjilan, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht. E ndjera ka rënë në bunarin e shtëpisë së një fqinji dhe përkundër që iu dha ndihma e parë pasi u nxor, ajo s’arriti të mbijetojë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është Safete Fetinci, 55-vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se kishte vendosur t’i japë fund jetës duke rënë në bunar, gati shtatë orë pasi u largua nga shtëpia e saj. Pas përfundimit të ekzaminimeve ...
Komentet te Rast i rëndë në familjen Fetinci në Gjilan: Gruaja vdes pasi ra në bunar, dyshohet për vetëvrasje Janë të Mbyllura
Pas pushimeve të verës, javën e ardhshme, do të rifillojë gjykimi në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Në Hagë, pritet të vazhdojnë dëshmitë e dëshmitarëve të radhës. Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve sipas kalendarit parashihet të mbahet nga data 14,15,16 dhe 17 gusht duke vazhduar tutje nga 28, 29 dhe 30 gusht. Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vitesh zvarritje. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020. Ata janë deklaruar se janë të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre. Deri më tani ndaj Thaçit ...
Komentet te Rikthehet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, këto janë datat Janë të Mbyllura
Një raportim shqetësues vjen nga Veriu.info në lidhje me vëllain e një deputeti të Vetëvendosjes. Kjo gazetë ka raportuar se vëllai i deputetit Gazmend Gjyshinca, Berati, është arrestuar nga Policia e Kosovës bashkë me dy persona tjerë në mesnatën e datës 8 gusht. Dhe arsyeja e arrestimit del të jetë mjaft e rëndë. Ai u arrestua pasi bashkë me dy personat tjerë për sulm ndaj zyrtarit policor pasi fillimisht nuk iu bindën për prezantimin e dokumenteve identifikuese Veriu.info merr vesh nga burimet e saj brenda Prokurorisë se tre personat e arrestuar janë Berat Gjyshinca, Mentor Zeqiri dhe Albi Mavriqi. Nacionale ka provuar ta kontaktojë z. Gjyshinca por i njëjti nuk ...
Komentet te Arrestohet vëllai i deputetit të VV-së bashkë me dy tjerë për sulm ndaj policëve të Kosovës Janë të Mbyllura
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar babanë e tij. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 63-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, për shkak se siç ka pohuar ai, ndihet i rrezikuar nga veprimet e ...
Komentet te “Policia nuk t’rujnë gjithë”/ I riu në Prishtinë kërcënon babanë e tij, 63-vjeçari thotë se ndihet i rrezikuar Janë të Mbyllura
Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta, sidomos në Burgun e Dubravës, raporton Gazeta Sinjali. Një rrahje ka ndodhur së fundi në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku një i burgosur dyshohet se ka sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër me të cilin ndodhen në një qeli. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 22-vjeçari si pasojë e dhunës ka marrë lëndime trupore dhe ka marrë ndihmë mjekësore, teksa i dyshuari është intervistuar lidhur me rastin. Po ashtu është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ...
Komentet te Rrahje në burgun e Dubravës, i burgosuri e sulmon fizikisht shokun e qelisë Janë të Mbyllura
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 26°C. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sot mot me diell dhe vranësira Janë të Mbyllura
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani thotë se përgjegjësi ka edhe Qeveria e Kosovës për trendin alarmant të krimit në javët e fundit. Ramadani tha se Policia është larguar nga strategjitë e reduktimit të krimit dhe se kjo ka reflektuar në shtimin e rasteve të vrasjeve. “Institucionet e Kosovës, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia duhet të rikthehen fuqishëm në zbatim të strategjisë së policimit të udhëhequr nga inteligjenca, edhe të policimit në komunitet, edhe të policit të lagjes”, tha Ramadani. Ish-inspektori i AKI-së tha se “largimi prej strategjive operacionale të Policisë në sigurinë publike po u kushton qytetarëve edhe me jetë”. “Përgjegjësia shkon direkt ...
Komentet te Ish-inspektori i AKI-së: Alarmant trendi i vrasjeve, përgjegjësia shkon direkt te Qeveria Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për dorëheqjen e Armend Mehajt nga pozita e ministrit së Mbrojtjes. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se ministri, Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkak të sëmundjes së gruas së tij. “Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos. Çifti i ka tri vajza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë”, ka thënë Kryeziu, për Dukagjinin. Armend Mehaj të martën ka dhënë ...
Komentet te Flasin nga Qeveria për dorëheqjen e Mehajt: Gruaja e tij u diagnostikua me sëmundje të rrallë Janë të Mbyllura
Në orët e hershme të mëngjesit, në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, afër diskotekës Gate Club, një person ka goditur me veturë dy persona dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Siç shihet në pamjet e publikuara, në momentin kur goditen dy djemtë që po ecnin përreth rrugës, vetura po lëvizte me shpejtësi. Lidhur me rastin e lartë cekur nuk ka raportuar as Policia e Kosovës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pamje të rënda/ Vetura godet dy persona në Fushë Kosovë dhe largohet shpejt (VIDEO) Janë të Mbyllura