Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Ka vdekë njeri”/ Publikohen momentet dramatike pas vrasjes së rëndë në Skenderaj – VIDEO

Lajme
Mëngjesi i sotëm e gjeti Kosovën me një tjetër ngjarje tronditëse. Brenda një jave u shënua e treta vrasje e rëndë. Kësaj here dy persona të maskuar hynë në një lokal në fshatin Runik të Skenderaj dhe qëlluan me armë në drejtim të disa personave, duke lënë kështu të vrarë në vend 39-vjeçarin, Nexhmedin Loshi, ndërsa plagosën tre persona tjerë, raporton Gazeta Sinjali. Tëvë1 ka publikuar pamje nga lokali, pak minuta pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të katër personave. Disa vajza dëgjohen duke bërtitur “ka vdekë njeri’ dhe duke qajtur. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni ...
Komentet te “Ka vdekë njeri”/ Publikohen momentet dramatike pas vrasjes së rëndë në Skenderaj – VIDEO Janë të Mbyllura

Dëshmitari: Sulmuesi ka shtënë me kallashnikov në drejtim të të gjithëve, lokali ishte i natës jo i prostitucionit

Lajme
Sipas dëshmitarit, Musa Gashi, një qytetar ka hy dhe ka shtënë me kallashnikov në drejtim të të gjithë njerëzve brenda lokalit rreth orës 1:20 minuta pas mesnatës. Gashi tha se sulmuesi nuk e ka pas cak dikë të caktuar pasi ka shtënë në drejtim të të gjithë të pranishmëve brenda lokalit. Gashi tha se të parin që e ka qëlluar sulmuesi ka qenë një kamerier, djali i pronarit të lokalit, kurse të tjerët janë lënduar. Gashi tha se sulmuesi kishte të veshur një bluzë ushtarake, derisa shtoi se lokali ishte lokal i natës por jo i prostitucionit siç po raportohet në disa medie. “1:20 ka qenë ora, jena kanë tu ...
Komentet te Dëshmitari: Sulmuesi ka shtënë me kallashnikov në drejtim të të gjithëve, lokali ishte i natës jo i prostitucionit Janë të Mbyllura

Tri vrasje në pak ditë, katër të dyshuar në arrati – Sveçla në pushime në Shqipëri

Lajme
Në një kohë kur vrasjet janë shpeshtuar në Kosovë, Xhelal Sveçla po i shijon pushimet në Shqipëri. Ministri i Punëve të Brendshme, bashkë me bashkëshorten e tij është duke qëndruar në Plazhin e Gjeneralit, vend turistik i shtetit shqiptar. Në një fotografi të siguruar nga Paparaci, i pari i MPB-së shihet i shoqëruar nga gruaja e tij, teksa ecën buzë detit të Shqipërisë. Tri vrasje kanë ndodhur në gjashtë ditët e fundit në Kosovë. Katër nga të dyshuarit për vrasje ose tentim-vrasje ndodhen në arrati nga shteti. Vrasja e fundit ishte ajo e mesnatës së të mërkurës, ku në fshatin Runik të Skenderajt një burrë mbeti i vrarë e tre ...
Komentet te Tri vrasje në pak ditë, katër të dyshuar në arrati – Sveçla në pushime në Shqipëri Janë të Mbyllura

Tri vrasje për më pak se një javë në Kosovë, Bekë Berisha kërkon orë policore

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Bekë Berisha ka propozuar që pas ngjarjeve që ndodhën javën e kaluar dhe këtë javë ku mbetën tre persona të vrarë në disa lokale, ka thënë se duhet të vendoset ora policore. Sipas tij ngritja e nivelit të dhunës ditëve të fundit i ka shqetësuar të gjithë tej mase. “Ngritja e nivelit të dhunës ditëve të fundit na ka shqetësuar të gjithëve tej mase. Para se të gjejmë fajtorin dhe të flasim për fenomenin apo për defektet të mos efikasitetit të sistemit të sigurisë, rendit dhe drejtësisë në vendin tonë. I bëj thirrje drejtorit të policisë të dal me plan konkret, duke ndermarrë veprimet e ...
Komentet te Tri vrasje për më pak se një javë në Kosovë, Bekë Berisha kërkon orë policore Janë të Mbyllura

Ky është lokali ku mbrëmë u vra një 39-vjeçar në Skenderaj

Lajme
Mëngjesi i sotëm e gjeti Kosovën me një tjetër ngjarje tronditëse. Brenda një jave u shënua e treta vrasje e rëndë. Kësaj here dy persona të maskuar hynë në një lokal në fshatin Runik të Skenderaj dhe qëlluan me armë në drejtim të disa personave, duke lënë kështu të vrarë në vend një 39-vjeçar, ndërsa plagosën tre persona tjerë, raporton Gazeta Sinjali. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë me dije se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe ende nuk janë identifikuar. “Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, ...
Komentet te Ky është lokali ku mbrëmë u vra një 39-vjeçar në Skenderaj Janë të Mbyllura

Një i vrarë e tre të plagosur në një kafiteri në Skenderaj

Lajme
Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal Runikë të Skenderajt. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate. Njoftimi i plotë: Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu ...
Komentet te Një i vrarë e tre të plagosur në një kafiteri në Skenderaj Janë të Mbyllura

Eskalon burri në Fushë Kosovë, e gjuan me televizor bashkëshorten që erdhi nga SHBA

Lajme
Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se gjatë ditës së djeshme një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi që bashkëshorti i saj dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj saj. Bazuar në dëshminë e viktimës e cila është shtetase e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pak ditë më parë bashkëshorti i saj ka demoluar banesën e saj dhe ia ka dëmtuar dokumentet identifikuese ...
Komentet te Eskalon burri në Fushë Kosovë, e gjuan me televizor bashkëshorten që erdhi nga SHBA Janë të Mbyllura

Deliu-Kodra: Qeveria Kurti po koordinohet me Listën Serbe për emërimet në veri

Lajme
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se Qeveria Kurti po koordinohet me Listën Serbe për emërimet në veri të vendit. Ajo ka shtuar se është parë që koordinimi me Radoiçiqin ka sjellë pasojat e veta. “Është parë që koordinimi me Radojiçiqin ka edhe pasojat e tjera në emërimet të cilat i kemi parë. Sot kemi bërë përpjekje që të shpërfaqim para qytetarëve mënyrën se si kryeministri duke filluar me himnizimin e Oliver Ivanoviqit, emërimin e fundit të një personi, prindi i të cilit ka qenë i angazhuar në luftën e fundit dhe veprime të tjera të koordinuara me kriminelin e kërkuar nga ShBA, MB ...
Komentet te Deliu-Kodra: Qeveria Kurti po koordinohet me Listën Serbe për emërimet në veri Janë të Mbyllura

Këto janë 3 profesionet që janë më të rrezikuara nga kanceri i vezoreve

Shëndetësi
Parukieret, estetistet dhe kontabilistet janë ndër profesionet që mund të lidhen me një rrezik në rritje të kancerit të vezoreve, sipas një studimi të botuar në revistën “Mjekësia e Punës dhe Mjedisit”. Gjithashtu, ato që punojnë në shitje, shitje me pakicë, veshje dhe ndërtim janë potencialisht në rrezik për shkak të ekspozimit kumulativ ndaj agjentëve të tillë si talku dhe amoniaku, shtytësit, benzina dhe zbardhuesi. Faktorët mjedisorë, përfshirë ata që lidhen me vendin e punës, mund të rrisin rrezikun, por relativisht pak studime kanë vlerësuar rreziqet profesionale me të cilat përballen gratë, raportojnë studiuesit. Studiuesit, nga Universités de Montréal në Kanada dhe Universités de Paris-Paris-Saclay, studiuan pjesëmarrësit e moshës 18-79 ...
Komentet te Këto janë 3 profesionet që janë më të rrezikuara nga kanceri i vezoreve Janë të Mbyllura

Sot diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Lajme
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve kalimtare, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10-36 km/h. Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 26°C. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sot diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu Janë të Mbyllura