Anton Berisha, ish-ambasador i Kosovës, ka reaguar pas vizitës jozyrtare të kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut. Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në vend se Kurti të jetë prezent në qendrat si Bruksel, Washington, Berlin, Paris, Romë, Tiranë apo Shkup, ai po shkon në periferi. “Në vend që të shpalos idetë reale aty ku vendoset për shtetin e Kosovës dhe për shqiptarët në rajon, ai merret me dokrra të bashkimit në qiell e ndarjes në tokë”, ka shkruar tutje ai. Në fund, ai ka thënë se nuk është problem që qendrat perëndimore nuk e vlerësojnë Kurti, por problemi është “në marrëzinë e tij politike”. Postimi ...
Komentet te Ish-ambasadori për vizitën e Kurtit në Tetovë: Në vend që të shkojë në Bruksel, Washington, Berlin, Paris, ai shkon në periferi Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Organizatori i protestës së ditës së djeshme në Prizren në të cilën u sulmua ekipi i gazetës Nacionale, Burim Shpejti, ka folur në lidhje me këtë ngjarje. Shpejti, gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqin, e cilësoi si “show men”, pasi sipas tij, qëllim i Krasniqit ishte që të flitet për të. “Vullneti me sa munda të kuptojë ishte pak një gazetar më “show men”, pra ai ia arriti qëllimit të tij që të ishte në rend të ditës e të flitet për të”. “Vullneti provokoi turmën aty. Filloi të bëjë pyetje e të mbrojë “Doku Festin”, me një grup që ishte i frustruar ndaj “Doku Festit”, e që në fund rezultoi ...
Komentet te Flet organizatori i protestës ku u sulmua gazetari Vullnet Krasniqi: Provokoi e shau Janë të Mbyllura
Vizita e Albin Kurtit në Shkup, pritet nga disa qytetar duke perfshirë gazetarë, policinë dhe sigurimin. ...
Komentet te Zhgënjimi i Albin Kurtit nga vizita në Shkup! Janë të Mbyllura
Në Prizren është mbajtur protestë kundër festivalit të filmit DokuFest. Derisa po zhvillohej protesta, disa prej të pranishmëve e kanë sulmuar fizikisht gazetarin e gazetës Nacionale, Vullnet Krasniqi. “Shko në Prishtinë, në atë vend të degjeneruar”, dëgjohet njëri nga protestuesit teksa i drejtohet Krasniqit, para se ta përzënë me dhunë nga vendi ku ndodhej ai. Derisa protestuesit i janë vërsulur Krasniqit, dikush nga organizatorët ka bërë thirrje për qetësi dhe që medieve t’ju mundësohet ta kryejnë punën e tyre. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shko në Prishtinë, në atë vend të degjeneruar’: Momenti kur sulmohet ekipi i gazetës Nacionale – Video Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës e ka arrestuar Besim Zeqirin e njohur si “Kaça”, i cili dyshohet se është “njeriu kryesor” i kontrabandës nga Serbia për në Kosovë. Kështu mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali nga burimet e saja. Arrestim i tij ka ndodh në orët e para të mëngjesit në afërsi të Çeçevës në veri të vendit, kjo pasi “Kaça” dhe katër serbë kanë gjuajtur me armë në drejtim të Policisë së Kosovës. Rastin e arrestimit të një shqiptari dhe katër serbëve e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani. Sipas Elshanit, në momentin që oficerët policorë kanë tentuar t’i ndalojnë të dyshuarit, grupi i ka sulmuar me ...
Komentet te Ekskluzive: Sulmi me armë ndaj Policisë në veri – arrestohet ‘bossi’ i kontrabandës Besim Zeqiri “Kaça” Janë të Mbyllura
Neuropsikiatri, Sami Rexhepi tha se si pasojë e luftës dhe e pandemisë është rritur ankthi dhe për rrjedhojë edhe mundësia për konflikte është më e madhe shkak i uljes së pragut të durimit. Ai thotë se plagët e luftës ende janë të freskëta dhe se pandemia pa shkaktuar izolim total dhe se tash po ballafaqohemi me pasojat të posttraumës. Rexhepi theksoi se ndonëse të rinjtë janë gjeneratë e pasluftës, janë rritur me traumat që ka lënë si pasojë kjo e fundit. Por sipas tij, si shoqëri, e po ashtu mediumet është mirë të krijojnë një platformë debati ku fokus të jetë ofrimi i asaj se çka popullata ka nevojë e ...
Komentet te Vrasjet e fundit, neuropsikiatri: Janë pasojat e posttraumës, plagët e luftës janë të freskëta Janë të Mbyllura
Yll Limani ka bërë debutimin e tij të parë në skenë rreth vitit 2014-të, kur u paraqit në “The Voice Of Albania” , por edhe pse kanë kaluar thuajse 9 vjet, ai sërish ndjen po të njëjtin emocion teksa hipën në skenë. Në klipin prezantues edicionit të parë në “The Voice”, Ylli ka thënë se nga 1-10, ai ndihej maksimalisht i emocionuar dhe duket se e njëjta ndjesi vijon edhe sot. Në një postim të bërë në profilin e tij të Instagramit, në Instastory, Ylli ka publikuar momente para se të ngjitet në skenë dhe frymëmarrja e tij tregon gjithë emocionin e fortë që ai ndjen. Bashkangjitur postimit të tij ...
Komentet te Prej vitesh në skenë, Yll Limani tregon sikletin që përjeton para se të dalë në skenë -Video Janë të Mbyllura
Një studim i fundit tregoi se gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 dhe më pas numri i vajzave që u paraqitën në spital për simptoma të pubertetit të hershëm u rrit. Spitali Universitar i Fëmijëve të Firences ishte i pari që vuri në dukje këtë fenomen, ndërsa shkaqet mbeten të paqarta. Që nga fillimi i hershëm, ose i parakohshëm, puberteti fitoi për herë të parë vëmendjen e gjerë në vitet 1990, ai është bërë vazhdimisht më i zakonshëm në mbarë botën. Një rritje misterioze e numrit, e krijuar nga pandemia në raste, u ka ofruar ekspertëve një mundësi të re për të rishikuar teoritë e tyre dominuese me shpresën për një ...
Komentet te Pandemia e COVID-19 ndikoi te vajzat, u paraqitën në spital me simptoma të pubertetit të hershëm Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për një person që është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Zjarrvënje’’ i ndodhur në qytetin e Gjilanit. Sipas një njoftimi, i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet dhe Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë Policinë. PK ka publikuar një foto të të dyshuarit, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të tij. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dyshohet për zjarrvënie, Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi Janë të Mbyllura
Minatorët e Trepçës sot kanë bojkotuar punën për shkak se nuk i kanë marrë pagat e muajit të kaluar. Nënkryetari i sindikatës së minatorëve, Destan Kërleshi tha se nga menaxhmenti nuk ka dalë askush me asnjë deklaratë rreth kësaj çështjeje. “Sot ndërrimi i parë, në shenjë të pakënaqësie për mosrealizim të pagave të muajit të kaluar, korrikut, kanë bojkotuar punën, kanë punuar vetëm kujdestarët që duhet të jenë patjetër prezent”, ka thënë ai. Kjo nuk është hera e parë që për një kohë të shkurtër, minatorëve të Mitrovicës nuk iu ekzekutohen pagat. Për të njëjtën çështje, minatorët patën hynë në grevë në fillim të muajit korrikut. Pagat e punëtorëve në ...
Komentet te Minatorët e Trepçës bojkotojnë punën, nuk morën rrogat e korrikut Janë të Mbyllura