Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Ramoc të Gjakovës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke i vënë flakën vetes, raporton Gazeta Sinjali. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se viktima është dërguar fillimisht në Spitalin e Gjakovës, e më pas është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Sot në fshatin Ramoc-Gjakovë është raportuar se viktima, femër e moshës madhore dyshohet se i ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse. E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e ...
Komentet te E rëndë: Një grua në Gjakovë ia vë flakën vetes, dërgohet me urgjencë në QKUK Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Numri një i Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar për koncertin e mbrëmshëm të reperit kosovar Capital T, shkruan Demokracia.com. Koncerti ishte fantastic duke mbledhur një numër të madh të adhuruesve derisa aty përformuan edhe emra të njohur të muzikës venore e ndërkombëtare. “Gjallëri,emocion dhe atmosferë fantastike në #kryeqytet Performancat muzikore të Capital T bashkë me këngëtarë eminentë të skenës, MC Kresha, Lyrical Son, Elvana Gjata, Ledri Vula, 2po2, Rina e Lluni e me mysafirin special Akon, na dhuruan momente të bukura që na mbushën plot me pozitivitet e disponim. #prishtinaepërjetimeve💛”, ka shkruar Rama në Facebook. /Demokracia.com ...
Komentet te Rama për koncertin në Prishtinë: Capital T i dha gjallëri dhe emocion kryeqytetit Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës sot, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda pak minutave, raporton Gazeta Sinjali. Të dyja rastet i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në orën 17:12 është gjetur pa shenja jete një 56-vjeçar në rrugën ‘Fadil Deliqi’, “Sot , rreth orës 17:12, është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti. ...
Komentet te Brenda pak minutash gjenden dy trupa të pajetë në Mitrovicë, Policia nis hetimet Janë të Mbyllura
Përmes formave të ndryshme, persona të panjohur arrijnë që në mënyrë të kundërligjshme të kenë qasje në llogaritë bankare të qytetarëve të rëndomtë, por edhe të llogarive të bizneseve. Si rrjedhojë, ata ia krijojnë vetes kushtet që të keqpërdorin mjetet financiare që nuk janë në pronësi të tyre, raporton Gazeta Sinjali. Me një rast të tillë është përballur një person në Suharekë, i cili kishte deponuar pjesën e tij të trashëgimisë familjare në xhirollogarinë e tij bankare. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 51-vjeçari para dy vitesh kishte deponuar 15 mijë euro, por që ato nuk i gjeti aty kur shkoi dje në bankë. Ai ...
Komentet te Suharekasit i avullohen 15 mijë euro nga xhirollogaria, dikush kreu pagesa në YouTube e TikTok Janë të Mbyllura
Një xhami në qytetin Zaria të Nigerisë është shembur gjatë lutjeve, duke lënë të vdekur të paktën shtatë persona. Qindra besimtarë ishin në ndërtesë në atë kohë të premten. Një hetim ka nisur për shkakun e shembjes. Është zbuluar se ka pasur një çarje në një nga muret e xhamisë. Xhamia mendohet të jetë më shumë se një shekull e vjetër. Nigeria ka histori të gjatë të shembjes së ndërtesave, raportoi BBC. “Katër trupa u gjetën fillimisht. Më pas tre të tjerë u gjetën pasi ekipi i shpëtimit kërkoi në rrënoja”, ka thënë zëdhënësi i këshillit, Abdullahi Kwarbai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shembet xhamia në Nigeri gjatë kohës së faljes, disa besimtarë të vdekur Janë të Mbyllura
Kulla e Eiffeil-it në Paris, që është në mesin e vendeve më të vizituara nga turistët në botë, ishte e mbyllur për publikun të shtunën. Objekti i famshëm turistik u evakuua si masë parandaluese pas një kërcënimi me bombë, tha një burim i policisë franceze, raporton agjencia “Reuters”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kërcënim me bombë, evakuohet Kulla e Eiffel-it Janë të Mbyllura
Zënkat e ngatërresat mes baballarëve me fëmijët e tyre shpesh herë përfundojnë me dhunë. E konfrontimet fizike mes tyre bëhen shkak që të intervenojnë edhe njësitë policore në mënyrë që të zgjidhen telashet, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në fshatin Budrikë e Epërme në Viti ku babë e bir kanë përfunduar në pranga pas një përleshje fizike. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se si pasojë e dhunës, i riu ka pësuar lëndime të rënda. Me të arritur Policia në vendin e ngjarjes, ka arrestuar dy të dyshuarit. Pas intervistimit, Policia ka ndaluar për 48 orë prindin ndërsa ...
Komentet te Arrestohen babë e bir në Viti pasi u rrahën mes vete, i biri pëson lëndime të rënda Janë të Mbyllura
Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar para Qeverisë së Kosovës me moton – “Ktyne nuk ua nin për neve”. Qindra të rinj, nga të gjitha komunat e Kosovës, janë mbledhur para Qeverisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me politikat qeverisëse të cilat kanë penalizuar tej mase shumë rininë e vendit. “Pushtetarët po pasurohen – rinia po largohet”, “Kryeministër, a je tu e pa, rinia po ikë?”, “Kryeministër, sa çifte të reja përfituan banesa me çmim të përballueshëm?”, “Pse nuk e ndërtuar stadiumin kombëtar?”, “Sanksionet e BE-së dhe SHBA-së: Qeveria vepro – rinia pëso”, “Ku janë fondet për dixhitalizim”, dhe shumë parulla të ...
Komentet te Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të tyre: Ktyne nuk ua nin për neve Janë të Mbyllura
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, lidhur me ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizre, ki kërkoi që punimet të nisin sa më shpejtë dhe tha se vonesat janë të paarsyeshme. Pas kësaj deklaratë, Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që të mos i besojnë Kurtit. Për të tha se i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet në Kosovë, përfshirë edhe rrugën e Plavës. Haradinaj ka thënë se Kurti tentoi njejtë edhe në Shqipëri, por që “nuk i besuan dhe e përzunë”. “Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar ...
Komentet te Haradinaj godet Kurtin pas deklaratave në Maqedoni: Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë Janë të Mbyllura
Mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë parashihet të mbajë sot në vend, sipas “Mendimi për motin”. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 28 gradë. Mot stabil do të ketë edhe të dielën e të hënën, derisa të martën dhe mërkurën gjatë orëve të pasdites mund të ketë rresbeshe shiu me bubullimë “Mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë parashihet ditën e shtunë mbi vend. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 13C, e maksimalet shkojnë deri në 26C e 28C. Stabil, kryesisht me diell mbetet moti edhe ditën e diel e të hënë. Ditën e martë dhe mërkurë orëve të pasdites, mund të paraqiten kushte për zhvillime të ...
Komentet te Moti sot në Kosovë Janë të Mbyllura