Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Njëri nga tre të lënduarit e aksidentit në Lakrishte në gjendje më të rëndë, flasin për Sinjalin nga QKUK

Lajme
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon trajtimi i tre personave që u lënduan në aksidentin në Lakrishte të Prishtinës, ku vetura ka rënë nga rrethrotullimi. Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë. “20 vjeçari është trajtuar në Emergjencë, gjendja e tij është më e rëndë. Mjekët i kanë kryer të gjitha intervenimet e duhura, tash mbikëqyrja i tij do të vazhdojë në Intenzivë”, tha Syla për Gazetën Sinjali. “Dy të lënduarit tjerë janë janë duke u trajtuar në Kirurgji Torakale”, deklaroi Syla Ndryshe, tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë ...
Komentet te Njëri nga tre të lënduarit e aksidentit në Lakrishte në gjendje më të rëndë, flasin për Sinjalin nga QKUK Janë të Mbyllura

Në disa shkolla të Prishtinës mësimi mund të mos fillojë më 1 shtator

Lajme
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka thënë se janë duke u ndërtuar dy shkolla dhe tri çerdhe të reja në lagjet e Prishtinës. Masmurati tha se janë rinovuar gjithsej 15 shkolla, ndërsa rinovimi i tërësishëm është duke bërë në 5 shkolla të Prishtinës “Naim Frashëri”, “Gjergj Fishta”, “Metro Bjaraktari”, “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe “Gjin Gazulli”. Kjo sipas saj, mund të shkaktojë vonesa që mësimi të fillojë me një shtator. Mirëpo, ajo u shpreh se po bëhen përpjekje që nxënësit të mos humbin asnjë ditë mësim. “Këtë vit kemi filluar me ndërtimin e shkollave të reja siç është ndërtimi i shkollës ‘7 Shtatori’. Jemi duke e bërë ...
Komentet te Në disa shkolla të Prishtinës mësimi mund të mos fillojë më 1 shtator Janë të Mbyllura

“Drenica është zemra e Kosovës”, Buzhala: Kurti dhe rrethi i tij pak ma shumë se Thaçin, e urrejnë Shaban Polluzhën

Lajme
Gazetari Berat Buzhala ka bërë një listë prej pesë personave të cilët vijnë nga rajoni i Drenicës, e që sipas tij Kosova nuk do të kishte ekzistuar pa ta, raporton Gazeta Sinjali. Buzhala ka futur në këtë listë Hasan Prishtinën, Adem Jasharin, Azem dhe Shote Galicën, si dhe ish-kryeministrin dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Sipas tij, veprimtaria e Hasan Prishtinës do të ishte e mangët, nëse Hashim Thaçi nuk do ta korrte fitoren diplomatike në Rambuje, e cila e ndëshkoi Serbinë me 78 bombardime, e që sipas tij Kurti e urren këtë për vdekje. Ndër të tjerash, Buzhala ka theksuar se Kurti dhe rrethi i UDB-ës – siç e ...
Komentet te “Drenica është zemra e Kosovës”, Buzhala: Kurti dhe rrethi i tij pak ma shumë se Thaçin, e urrejnë Shaban Polluzhën Janë të Mbyllura

Jasharaj: Qeveria nuk dëshiron dialog, po bën çfarë po dëshiron

Lajme
Dialog mes sindikatës së arsimit dhe Qeverisë nuk ka. Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj thotë se që nga viti i kaluar nuk janë takuar me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. “Më e keqja, më e madhja, jo vetëm për ne, por edhe për të tjerët, dhe ne e kemi thënë publikisht, se Qeveria Kurti nuk ka dialog, nuk dëshiron dialog me sindikatat. Që nga greva e shtatorit e deri në momentin që po flasim, edhe pse kemi bërë kërkesa, i vetmi takim me zonjën Nagavci ka qenë një takim pak më tepër solemn, me disa buzëqeshje kogja artificiale nga ne dhe ata. Por takime të ndërsjella, të punës me ministren e arsimit ...
Komentet te Jasharaj: Qeveria nuk dëshiron dialog, po bën çfarë po dëshiron Janë të Mbyllura

Pushuesja tmerrohet nga çmimet në Durrës, 12,50 euro pecetat e lagura

Shqipëri
Vera si gjithmonë sjell emigrantët shqiptarë në vendlindje, pasi pushimet duan t’i kalojnë pranë njerëzve dhe vendit të tyre. Por kur vijnë këtu shtangen nga shërbimi që marrin por edhe çmimet stratosferike dhe abuzimet që bëhen. Një shqiptare që ka ardhur me pushime në Durrës është habitur kur ka parë çmimin skandaloz të një pakoje me peceta të lagura për fëmijë. Në një farmaci në këtë qytet ajo ka parë se ato kushtojnë 1300 lekë të reja. Por kur i ka kontrolluar në internet, të njëjtat peceta kushtojnë vetëm 3.70 euro./Demokracia ...
Komentet te Pushuesja tmerrohet nga çmimet në Durrës, 12,50 euro pecetat e lagura Janë të Mbyllura

Presidenti i Maqedonisë për tubimin ku mori pjesë Kurti: Organizatorët duhet të sanksionohen

Lajme Maqedoni
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar ashpër pas tubimeve në Çair e Tetovë, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pendarovski ka kërkuar që ligji të merret me organizatorët, pasi ata përhapën ide shoviniste. Kjo duke komentuar përdorimin e flamujve “Autochtonus” gjatë këtyre tubimeve. “Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste shtetërore paraqet ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat bazë të Marrëveshjes Kornizë si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik. Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror ...
Komentet te Presidenti i Maqedonisë për tubimin ku mori pjesë Kurti: Organizatorët duhet të sanksionohen Janë të Mbyllura

“Jonjerëzore”, KRU “Prishtina” zbulon një plantacion të madh në Bardhosh që ujitej me ujë të pijshëm

Lajme
KRU “Prishtina” ka njoftuar se inspektorë kanë zbuluan një plantacion të madh në Bardhosh, i cili ujitet më ujë të pijshëm. “Kjo është e papranueshme, më shumë se e neveritshme, për jo njerëzore, mos të flasim fare. Në Bardhosh, Plantacion i madh, u zbulua tash nga inspektorët tanë duke e ujitur tërësisht me ujë të pijshëm, nga fillimi e deri në fund”, shkruan KRU “Prishtina”. KRU Prishtina ka zhvilluar aksione të shpesha kohëve të fundit për luftimin e kyçjeve ilegale dhe keqpërdorimit të ujit të pijshëm. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Jonjerëzore”, KRU “Prishtina” zbulon një plantacion të madh në Bardhosh që ujitej me ujë të pijshëm Janë të Mbyllura

Gruaja që ia vuri flakën vetes në Gjakovë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Ramocë të Gjakovës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke ia vënë flakën vetes me lëndë djegëse. Viktima e moshws 38-vjeçare, pas lëndimeve të rënda është dërguar me urgjencë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, por për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nga QKUK kanë deklaruar për Sinjalin se viktima është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv. Sipas këtij institucioni shëndetësor,plagët e viktimës vazhdojnë të jenë të rënda. Nuk dihen ende shkaqet që e shtynë viktimën ...
Komentet te Gruaja që ia vuri flakën vetes në Gjakovë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja Janë të Mbyllura

22 vjet nga marrëveshja e Ohrit

Lajme
Marrëveshja Kornizë e Ohrit që u nënshkrua para 22 vjetësh është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut. Kjo ujdi e të dy popujve u bë e mundshme pas luftës së armatosur që ndodhi në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontributin e vet për zgjidhje politike të krizës ndëretnike në Maqedoni të Veriut. Roli i bashkësisë ndërkombëtare për ndërprerjen e konfliktit dhe arritjen e marrëveshjes politike ishte i pazëvendësueshëm. Qysh gjatë zhvillimeve luftarake në ish-IRJM, Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja, dërguan përfaqësuesit e tyre: Francois Leotard dhe James Perdew, si ndërmjetësues për arritjen e ...
Komentet te 22 vjet nga marrëveshja e Ohrit Janë të Mbyllura

Veç 21 shtretër në Intensivë për krejt Kosovën, vera e mbingarkon

Shëndetësi
Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv Qendror ka gjithsej 21 shtretër për pacientë. Kaq është kapaciteti i kësaj klinike dhe kjo është e vetmja e cila trajton rastet e rënda nga i gjithë vendi. Rritja e temperaturave dhe shtimi i aksidenteve rrugore janë ndër arsyet që muajt e verës të jenë ndër më të ngarkuarit. Shefi i kësaj klinike, Shaqir Uka tregon se në çdo mbledhje mëngjesi biseda mes kolegëve është se cili pacient mund të lirohet gjatë ditës në mënyrë që të paktën të lirohet një shtrat për rastet urgjente. Shtimi i numrit të shtretërve dhe rritja e kapaciteteve sipas anesteziologut Uka nuk është zgjidhje meqë problem është edhe ...
Komentet te Veç 21 shtretër në Intensivë për krejt Kosovën, vera e mbingarkon Janë të Mbyllura