Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se edhe në muajin korrik norma e inflacionit në vend ka vazhduar të zvogëlohet. Ai u thirr në shënimet e Agjenicsë së Statistikave të Kosovës dhe lavdëroi punën e Qeverisë së tij. “Edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%, sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë. Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri”, tha Murati. Por, opozita thotë se jeta për qytetarët e Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë më e shtrenjtë. Hykmete Bajrami nga LDK thotë se krahasuar me vitin e kaluar, çmimet kanë shënuar ngritje për 17%. ...
Komentet te Opozita akuzon se çmimet po rriten çdo ditë, Murati thotë se inflacioni ka rënë Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët pritet të mbretërojë sot në Kosovë. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme. Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mot i nxehtë sot në vend, temperaturat arrijnë deri 30 gradë Janë të Mbyllura
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve me dëshminë e dëshmitarit të ZPS-së. Dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur W03879. Ky është dëshmitari i gjashtëmbëdhjetë deri tani. Dje dëshmitari i 16-të është përgjigjur në pyetjet e ZPS-së, konkretisht prokurorit Matt Halling. Kurse, në pjesën më të madhe të kohës seanca është zhvilluar në sesion privat. Dje avokati i Thaçit, Gregory Kehoe në fillim të seancës ka kërkuar nga trupi gjykues që tregojë se akuza ndaj ish krerëve të UÇK-së në këtë çështje nuk ka të bëjë me trafikim organesh. Kurse ...
Komentet te Hagë, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve Janë të Mbyllura
Lufti Haziri, nënkryetar i LDK, ka folur për vizitën e Kurtit në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se Kurtit i duhej një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike në rajon. Qëllimet e tij janë të bashkojë shqiptarë, por sipas tij qëllimi politik është më e thellë dhe ka të bëjë me mbulimin e aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë. “Po i duhej Kurtit një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike që ka në Rajon. Qëllimet janë që të bashkojë shqiptarët në Rajon, por motivi politik është më i thellë. Ka të bëjë më mbylljen aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë, që kanë ...
Komentet te Haziri: Kurti shkoi në Maqedoninë e Veriut për t’i mbuluar skandalet që shpërthyen në Kosovë Janë të Mbyllura
Presidenti serb ka akuzuar ditën e dielë kryeministrin e Kosovës se po promovon idenë e Shqipërisë së Madhe. Vuçiç iu referua vizitës se Albin Kurtit në Tetovë, ku siç tha, u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Sipas analistit Frrok Çupi, sjellja e Kurtit në Kosovë nuk ka lidhje me Shqipërinë e Madhe, por ka dëme të tjera. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, mundohet të jetë si homologu i tij shqiptar, Edi Rama, por nuk e arrin dot. Sakaq, Çupi ka theksuar në ABC News, se Kurti dhe Putin janë të vetmit lidera të izoluar nga Perëndimi. “Sjellja e Kurtit në Tetovë nuk ka lidhje me Shqipërinë ...
Komentet te “Kurti vdes të jetë Rama”, Çupi: Putin dhe kryeministri i Kosovës janë të vetmit të izoluar nga Perëndimi -Video Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali ka raportuar se më parë janë dëgjuar të shtëna me armë afër Menza e Studentëve. Ende nuk dihen shkaqet e këtyre krismave, derisa Policia ka dalë në vend të ngjarjes. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia. “Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thotë Flora Ahmeti nga Policia e rajonit të Prishtinës. “Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”. Ndryshe, ...
Komentet te Të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci”, Policia jep detaje për rastin Janë të Mbyllura
Para pak minutash janë dëgjuar të shtëna me armë afër Menza e Studentëve, mëson Gazeta Sinjali. Ende nuk dihen shkaqet e këtyre krismave, derisa Policia ka dalë në vend të ngjarjes. Gazeta Sinjali e ka kontaktuar Policinë, por ende nuk ka dhënë detaje për rastin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gjuajtje me armë në afërsi të Menzës së Studentëve Janë të Mbyllura
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, avokati i Thaçit, Gregory Kehoe ka kërkuar nga trupi gjykues që tregojë se aktakuza nuk ka të bëjë me trafikim organesh. Kjo pasi që sipas tij, janë botuar disa artikuj rus e që janë pasqyruar në mediet evropiane se të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore janë marrë me trafikim të organeve, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas Kehoe, kjo është false dhe se përderisa hetimi për trafikim ka përfunduar, dikush duhet të thotë që aktakuza nuk ka diçka që lidhet me trafikim të organeve. Ai tha se nuk e di ...
Komentet te Mbrojtja e Thaçit kërkon nga trupi gjykues të tregojë se aktakuza nuk ka të bëjë me trafikim organesh Janë të Mbyllura
Të premten kur po mbahej një protestë si shenjë pakënaqësie ndaj një performance në “DokuFest” është sulmuar gazetari i Gazetës Nacionale Vullnet Krasniqi dhe kameramani. Për këtë rast policia arrestoi personin e dyshuar A.K., dhe i njëjti u ndalua për 48 orë. Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, ka konfirmuar për Gazetën Express se A.K., i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Zëdhënësi Lekaj tha se të pandehurit do t’i llogaritet masa e paraburgimit prej kohës së arrestimit 11.08.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 11.09.2023, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar” nga neni ...
Komentet te Sulmi ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, gjykata merr vendim për të dyshuarin Janë të Mbyllura
Gregory Keohe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur lidhur me akuzat e intervistës që u publikuan për katër dëshmitarët katolikë. Sipas intervistës së publikuar në Nacionale, Ndue Gjinaj një biznesmen kosovar në Gjermani, ka thënë se Ridvan Muharremi, i afërtë me Albin Kurtit, pronar i restaurantit “Bukë e Zemër” i ka kërkuar të gjejë dëshmitarë katolikë kundër ish-presidentit Thaçit. Avokati i Thaçit, Keohe, ka thënë se kjo është tejet shqetësuse. Sipas tij, nëse kjo ka ndodhur, atëherë është ndërhyrje në drejtësi. “Tjetra që është shumë shqetësuese është ndikimi në dëshmitarë. Ka shumë artikuj të botuar në Prishtinë dhe që janë reflektuar në lajme dhe intervista në mënyrë ...
Komentet te “Më gjej katër dëshmitarë katolikë”, Keohe alarmon trupin gjykues: Është ndërhyrje në drejtësi Janë të Mbyllura