Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Ridvan, kur po vjen vaji bre?”, Kastrati: Kurti duhet me u arrestu sot, është koka e krimit

Lajme
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kërkuar arrestimin e kryeministrit Albin Kurti. Ai ka cituar Ndue Gjinin, i cili gjatë një intervistës me Berat Buzhalën, ka treguar se si Albin Kurti e ka pyetur shpesh Ridvan Muharremin, se kur do të vije vaji. Sipas tij, Kurti është koka e krimit dhe duhet të arrestohet qysh sot Ndue Gjini tha që Ridvani po thotë se Albini tërë kohën po e pyet: ” Ridvan, kur po vjen vajii bre?”. Kjo i bie që Albini është koka e krimit. KURTI DUHET ME U ARRESTU SOT PASDITE”, ka shkruar Kastrati në profilin e tij në Facebook. /Sinjali ...
Komentet te “Ridvan, kur po vjen vaji bre?”, Kastrati: Kurti duhet me u arrestu sot, është koka e krimit Janë të Mbyllura

Tërmet në Kosovë

Lajme
Një tërmet ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Kosovë. Tërmeti sipas “Erthaquake”, ka qenë i shkallës 3.1 të shkallës së rihterit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tërmet në Kosovë Janë të Mbyllura

I arrestohen dy zyrtarë për aferën e rezervave shtetërore, MINT del me reagim të gjatë

Lajme
Ministria e Rozeta Hajdarit ka dalë me reagim pas arresimit të zyrtarëve të saj. “Sot, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, erdhën njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi për kontroll në zyret e dy zyrtarëve të lartë të MINT, të Drejtorit të Departmentit për rezervat shtetërore, z. Hafiz Gara dhe Drejtorit të Deparmentit të integrimeve evropiane, z.Irfan Lipovica. Për më tej Prokuroria Speciale ka bërë njoftimet për rastin që po hetohet nga ta”, thuhet në njoftim. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë thotë se mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore. “Anipse ne jemi të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore ...
Komentet te I arrestohen dy zyrtarë për aferën e rezervave shtetërore, MINT del me reagim të gjatë Janë të Mbyllura

Gashi: Boll ma, Qeveria e Albinit me korrupsion, afera, sanksione e dështime duhet të shkarkohet

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, duhet të shkarkohet, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gashi ka thënë se qeverisja e Kurtit identifikohet me korrupsion, afera, sanksione e dështime. “Boll ma! Kjo qeveri duhet te shkarkohet, vendit i duhen zgjedhje. Qeverisja e Albinit identifikohet me korrupsion, afera, sanksione, deshtime…”, shkroi ai. Ndryshe, ky reagim vjen pas aksionit të sotëm të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Policisë, të cilët kryen bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe në furrën e shndërruar në restorantin ‘Bukë e zemër’ dhe banesën e ...
Komentet te Gashi: Boll ma, Qeveria e Albinit me korrupsion, afera, sanksione e dështime duhet të shkarkohet Janë të Mbyllura

Zyrtari i MINT-it që u arrestua sot, i përkëdheluri i Rozeta Hajdarit – ishte shkolluar me 12 mijë euro të shtetit

Lajme
Zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, sot përfundoi në pranga bashkë me kolegun e tij, Hafiz Gara. Arrestimi i tyre erdhi pas një aksioni të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, raporton Gazeta Sinjali. E Lipovica si duke është një ndër të përkëdhelurit e shefes së këtij dikasteri. Rozeta Hajdari e cila udhëheq me MINT-in, kishte favorizuar Lipovicën duke ia ndarë 12 mijë euro për shkollim të nivelit master në RIT Kosova (AUK), i cili është i vetmi institucion në vend që lëshon diploma amerikane. Siç raportonte Periskopi vitin e shkuar, paratë e ...
Komentet te Zyrtari i MINT-it që u arrestua sot, i përkëdheluri i Rozeta Hajdarit – ishte shkolluar me 12 mijë euro të shtetit Janë të Mbyllura

Klinaku thirrje institucioneve të Shqipërisë: Mos e ekstradoni Dritan Goxhajn në Hagë

Lajme
Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kërkuar nga Shqipëria që mos ta ekstradojnë Dritan Goxhajn në Gjykatën Speciale. Përmes një postimi në Facebook ai ka treguar arsyet pse Shqipëria nuk duhet ta dorëzojë atë. Sipas tij, Gjykata Speciale po i bazon provat mbi intervista e gazeta e jo ndonjë fakt konkret. “Siç e kemi të njohur, Dritan Goxhaj ka dhënë intervista në gazeta e televizione të ndryshme dhe mund të ketë nxjerrë ndonjë emër që është dëshmitar aty, por bazuar në praktikën e asaj Gjykate, intervistat e tij do të ballafaqohen e përdoren kundër të akuzuarve në Hagë”. ”Dritani paska nxjerrë “sekretin” ...
Komentet te Klinaku thirrje institucioneve të Shqipërisë: Mos e ekstradoni Dritan Goxhajn në Hagë Janë të Mbyllura

William Walker: Vuçiqi do duhej të ishte në Hagë

Lajme
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, masat ndëshkuese ndaj Kosovës po i cilëson si të padrejta. Madje, për diplomatin amerikan është e pazakonshme që një vendi demokratik t’i vihen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Konsideroj që masat ndëshkuese apo sanksionet, sido që t’i quani ato, janë të padrejta ndaj Kosovës. Masa ndëshkuese u vihen atyre shteteve që i shkelin ligjet ndërkombëtare, siç është rasti me Rusinë. Nuk është normale që BE-ja dhe SHBA-të ta sanksionojnë një vend demokratik siç është Kosova. Kjo është me të vërtetë diçka e pazakonshme”, tha Walker. Walker shprehet pesimist për të ardhmen e procesit të ...
Komentet te William Walker: Vuçiqi do duhej të ishte në Hagë Janë të Mbyllura

Avokati i Albulena Haxhiut në psikiatri, shkak gjoba për shkelje të kodit të etikës

Lajme
Avokati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Nasuf Hasani, ka humbur ‘betejën’ me Odën e Avokatëve të Kosovës pas gjobës që mori për shkelje të kodit të etikës. Padia e tij është hedhur si e palejuar, edhe pse Hasani kishte kërkuar aprovimin e kërkesës së tij për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi. Në propozimin e tij për shtyrjen e këtij vendimi deri në vendosjen përfundimtare lidhur me padinë, Hasani kishte bërë të ditur një fakt sa të rrallë, aq edhe të çuditshëm, e të cilin e përdori edhe si argument për ta bindur Gjykatën që ta shtyjë ekzekutimim e gjobës prej 2 mijë eurove. Sipas Hasanit, shqiptimi i gjobës ...
Komentet te Avokati i Albulena Haxhiut në psikiatri, shkak gjoba për shkelje të kodit të etikës Janë të Mbyllura

Çmimi i naftës në Kosovë deri 1.50 euro, sa po fitojnë kompanitë e derivateve

Ekonomi Lajme
Në shumicën e pikave të shitjes së karburanteve në Kosovë, çmimi për një litër naftë sillet nga 1.44 euro deri në 1.50 euro. Çmimet ndryshojnë varësisht nga pikat e shitjes, lokacioni apo edhe qyteti. Në një pikë të shitjes së derivateve, në komunën e Shtimes, një litër naftë shitej për 1.34 euro. Për të gjitha kompanitë, marzha e fitimit me pakicë është 12 centë në litër, kurse me shumicë 2 centë. Përcaktimi i fitimit është bërë në bazë të një vendimi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT) të datës 28 korrik. Vendimi do të jetë në fuqi për një muaj. Por, jo të gjitha kompanitë po e respektojnë këtë ...
Komentet te Çmimi i naftës në Kosovë deri 1.50 euro, sa po fitojnë kompanitë e derivateve Janë të Mbyllura

Dorëheqja e tre policëve të rinj serbë, reagon shefi i EULEX-it

Lajme
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është duke i parë me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka theksuar se EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese. “Përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërben dhe mbron”, ka thënë Barbano. “Anëtarët joshumicë të PK-së mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes policimit të orientuar nga komuniteti. Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e PK-së që synojnë zhvillimin e policisë efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në ...
Komentet te Dorëheqja e tre policëve të rinj serbë, reagon shefi i EULEX-it Janë të Mbyllura