Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Gjykata vendos për Shalën – ZPS-ja kërkon 28 vjet burgim

Lajme
Këtë të hënë në orën 14:00 do të marrë epilog gjykimi ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, i cili akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë për krime lufte. “Trupi gjykues caktoi mbajtjen e seancës së shqiptimit të aktgjykimit në çështjen gjyqësore Pjetër Shala për 16 korrik 2024 në orën 14:00”, thuhet në njoftim për media të Speciales.   Ndërkaq Shala u arrestua më 16 mars 2021, ndërsa gjykimi ndaj tij nisi më 21 shkurt 2023. Shala: Kam luftuar kundër Millosheviç-it Ish-komandanti i UÇK-së, Pjetër Shala, i kishte mohuar të gjitha akuzat ndaj tij, duke thënë se asnjëherë nuk kishte luftuar kundër civilëve, ...
Komentet te Gjykata vendos për Shalën – ZPS-ja kërkon 28 vjet burgim Janë të Mbyllura

“Radha e juaj, Hashim Thaçi”: Grenell reagon pasi Trump fiton betejën me prokurorin Jack Smith

Lajme
Gjykatësja federale e qarkut Aileen Cannon e ka hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër Donald Trump, raporton CNN. Në një vendim të hënën, Cannon tha se emërimi i prokurorit special Jack Smith e shkel Kushtetutën. Për këtë ka reaguar Richard Grenell, emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump. Ai ka thënë se rasti i Jack Smith kundër Trumpit po shpërbëhet, duke shtuar se radha është që të shpërbehet edhe rasti për Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës që po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale që nga viti 2020.Aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së i kishte ngritur Jack Smith si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në vitin 2020, për ...
Komentet te “Radha e juaj, Hashim Thaçi”: Grenell reagon pasi Trump fiton betejën me prokurorin Jack Smith Janë të Mbyllura

Dalin punë shtesë në tenderin e ministrisë së Sveçlës, ku e përfshirë është kompania e udhëheqësit të prokurimit qendror

Lajme
Njerëzit që po udhëheqin me prokurimin e shtetit kanë hapur kompani ose janë bërë bashkëpronarë në to dhe tash po përfitojnë edhe vetë nga tenderët publikë, shkruan Demokracia.com. Behgjet Rrukiqi është zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë Qendrore të Prokurimit Publik (AQP). Në fillim të vitit 2023, ai është bërë pronar i kompanisë EURO – SERVICES SH.P.K. Vetëm pak muaj pasi ishte bërë pronar në kompani, ka lidhur kontratë me Ministrinë e Punëve të Brendshme për tenderin “Ndërtimi i SHFMU në Pozharan – Komuna e Vitisë – vazhdimi i punimeve”. Faktikisht, “Euro-Services” ka qenë në konsorcium edhe me dy kompani, ku lider i grupit është kompania “AAG Projekt” SH.P.K ...
Komentet te Dalin punë shtesë në tenderin e ministrisë së Sveçlës, ku e përfshirë është kompania e udhëheqësit të prokurimit qendror Janë të Mbyllura

Kastrati – Kurtit: Tu kanë hapë vrimat në katër anët, po ta rrjedhë si shoshë

Lajme
Deputet e PDK-së, Ardian Kastrati, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se vrima nga e cila rridhte buxheti i qeverisjes, tani po mbyllet përgjithmonë. Në një postim në Facebook, Kastrati ka theksuar se kryeministri Kurti e ka nisur fushatën zgjedhore, pasi sipas tij po banalizon të vazhdojë mashtrimin me ata që ai vetë i quajti “analfabetë funksionalë”. “Po flet për “vrima” e pastaj e dërgon Sveçlën me pi limonadë ose Albulena Haxhiun për sfilatë në veri që mos me u merr trushpërlarët me vrimat e tij por me shtrirjen e sovranitetit (përmes katërfishimit të trupave të KFOR-it). Hajde flasim edhe ne me gjuhën e tij banale”, ...
Komentet te Kastrati – Kurtit: Tu kanë hapë vrimat në katër anët, po ta rrjedhë si shoshë Janë të Mbyllura

Ministria e Shëndetësisë lidh kontratë të re për Ilaçe me prodhues serb

Shëndetësi
Në një kohë kur tensionet midis Kosovës e Serbisë janë ende të larta, me veprimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia, ky institucion ka vendosur të bëjnë tregti më një kompani atje. Pavarësisht situatës politike të ndjeshme, ministria ka vendosur të vazhdojë furnizimin me ilaçe të prodhuara në Serbi, duke ngritur pikëpyetje mbi implikimet ekonomike dhe morale të këtyre vendimeve. Demokracia.com sjell detajet e kontratave të fundit. Ministria e Shëndetësisë, që drejtohet nga Arben Vitia, ka nisur prej disa muajsh realizimin e tenderit për furnizim me barna nga lista esenciale. Në këtë tender është paraparë lidhja e një sërë kontratash. Tashmë janë lidhur kontratat e ...
Komentet te Ministria e Shëndetësisë lidh kontratë të re për Ilaçe me prodhues serb Janë të Mbyllura

Çka ka gjyqtari gjerman në Speciale që po reagon me nervozë për pyetjet e mbrojtjes? Shikoni këtë moment të çuditshëm në Hagë

Lajme
Një tjetër moment i çuditshëm dhe i paprecendent ndodhë nga gjyqtarët në Gjykatën Speciale në procesin kundër krerëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Kësaj radhe ka qenë në vemendje gjyqtari gjerman, Christoph Barthe, që ka ndërhyrë si asnjëherë më parë në pyetjet e mbrojtjes për të bërë disa pyetje vet. Madje, ai është dukur i nervozuar teksa reagoi dhe bëri pyetjet ndaj dëshmitarit Bislim Zyrapi. Ishte Venkatesëari Alagendra, avokatja e Jakup Krasniqit që po vazhdonë të merret në pyetje dëshmitarin Zyrapi, ish shefin e Shtabit të UCK-së. Ajo po e pyeste për takimet e Krasniqit nga nëntori 1998 deri në shkurt 1999 me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe diskutimet politike për Konferencen ...
Komentet te Çka ka gjyqtari gjerman në Speciale që po reagon me nervozë për pyetjet e mbrojtjes? Shikoni këtë moment të çuditshëm në Hagë Janë të Mbyllura

Ana që s’e pamë: Personat që laheshin në Ujman, ruheshin nga njësia speciale mbi urë – Video

Lajme
Është bërë virale një video ku disa njerëz shihen duke u freskuar në Liqenin e Ujmanit, i cili shtrihet në pjesën veriore të Kosovës. Një faqe në “Facebook” është përkujdesur që në një kënd të videos ta vendosë në mënyrë “të përhershme” fotografinë e kryeminsitrit Albin Kurti, por në pamje nuk shihet njësia speciale, që duket në një video tjetër. Videoja me fotografinë e Kurtit, pa pamjen e njësisë special mbi urë ka marrë rreth 890 mijë shikime e 24 mijë pëlqime. Kjo video është publikuar nga një faqe e quajtur “Gazeta Plisi”. “Qindra qytetarë sot pushuan në Liqenin e Ujmanit, vend i cili nuk kishte mundesi më heret të ...
Komentet te Ana që s’e pamë: Personat që laheshin në Ujman, ruheshin nga njësia speciale mbi urë – Video Janë të Mbyllura

“Pretendimi i Kurtit se krimet e luftës u amnistuan është i pasaktë, Kurti gënjeu përsëri”

Lajme
Ish-sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, në një bisedë për Albanian Post e ka cilësuar si të “pasaktë” pretendimin e kryeministrit Albin Kurti, kinse me Ligjin për Amnistinë i cili është votuar në vitin 2013 në Kuvendin e Kosovës nga 2/3 e deputetëve “janë amnistuar krimet serbe në Kosovë”, derisa për miratimin e këtij ligji, Kurti fajin ua ka faturuar partive opozitare. “Referuar dispozitave të Ligjit për Amnisti ku theksohen veprat që amnistohen, si dhe nenit 4 Përjashtimet nga Amnistia, si dhe Qarkores së Gjykatës Supreme e ku e përbashkëta e tyre është se amnistia nga cilado vepër penale e përmendur në ligj nuk do të aplikohet për veprat ...
Komentet te “Pretendimi i Kurtit se krimet e luftës u amnistuan është i pasaktë, Kurti gënjeu përsëri” Janë të Mbyllura

Trump i bën thirrje SHBA-së: “Duhet të qëndrojmë së bashku”

Rajoni dhe Bota
Donald Trump sapo lëshoi ​​një deklaratë të re duke ofruar ngushëllime për personin e vrarë në tubim dhe duke u lutur për të plagosurit. Në një postim në Truth Social, platforma e tij e mediave sociale, Trump bëri thirrje gjithashtu për unitet në vend dhe tha se mezi priste t’i drejtohej kombit në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee. “Në këtë moment, është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë së bashku dhe të tregojmë karakterin tonë të vërtetë si amerikanë duke qëndruar të fortë dhe të vendosur dhe duke mos lejuar që e keqja të fitojë”./Demokracia ...
Komentet te Trump i bën thirrje SHBA-së: “Duhet të qëndrojmë së bashku” Janë të Mbyllura

Afro 700 mijë qytetarë të papunë, Murati propagandon me llogaritë e “TRUST”-it

Lajme
Gati 700 mijë qytetarë në moshë pune janë joaktiv (nuk punojnë as nuk kërkojnë punë), nga ta mbi 100 mijë të rinj as nuk punojnë, as nuk janë në shkollë e as në trajnime. Kështu shkalla e jo aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë, rreth 60 për qind. Përkundër kësaj, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve,  Hekuran Murati mburret me numrin e llogarive aktive me mbi 400 mijë në Trust për vitin 2023. Për këtë, opozita dhe ish-ministri i Financave, Haki Shatri thonë se pushteti po mundohet të mashtrojë qytetarët dhe të krijojë manipulim shifrash. Sipas Shatrit numri real i të punësuarave është 370 mijë. Rezultatet e Anketës së ...
Komentet te Afro 700 mijë qytetarë të papunë, Murati propagandon me llogaritë e “TRUST”-it Janë të Mbyllura