Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Haxhiu reagon pas dënimit ndaj minatorëve: Kështu nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar duke e kritikuar ashpër Qeverinë Kurti pas dënimit që minatorët e Trepçës morën për grevën e mbajtur për mos-pagesën e pagave nga shteti. Sipas Haxhiut, dënimi i minatorëve për grevë është në kundërshtim me Ligjin për Grevat dhe dënimi kolektiv i minatorëve është shkelje Kushtetuese. Ai thotë se kështu me minatorët nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit, teksa ka kujtuar një deklaratë të kryeministrit Kurti të vitit 2015. Postimi i plotë: Menaxhmenti i Trepçës i emëruar nga Qeveria Kurti, nuk ua paguan pagat me kohë minatorëve. Kur ata i kërkojnë pagat për punën e tyre, menaxhmenti i dënon minatorët ...
Komentet te Haxhiu reagon pas dënimit ndaj minatorëve: Kështu nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit Janë të Mbyllura

Nga 1 shtatori mbyllen për qarkullim të mjeteve motorike disa rrugë e rrugica në Prishtinë

Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 1 shtator do të mbyllen për qarkullim të mjeteve motorike disa rrugë e rrugica në kryeqytet. Vendimin për këtë çështje, i cili është nënshkruar nga kryetari Përparim Rama, Komuna e ka postuar në rrjetin social Facebook. “Nga data 1 shtator 2023 do të mbyllen për qarkullimin e mjeteve motorike: Rruga ‘Rexhep Luci’ nga tuneli deri te sheshi, rruga ‘Qamil Hoxha’ nga kthesa e rrugës deri tek sheshi dhe rrugët/rrugicat të cilat kalojnë/dërgojnë në parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare”, thuhet në vendim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nga 1 shtatori mbyllen për qarkullim të mjeteve motorike disa rrugë e rrugica në Prishtinë Janë të Mbyllura

Bajrami i reagon Nagavcit: Ministre, mos i merr në qafë fëmijët, mos i le pa libra se nuk ta kanë borxh

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në konferencë për media tha se MASHT-i po shqyrton mundësinë që paratë të barten në llogaritë e prindërve për blerjen e librave. Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se dështimin e ministrisë do ta paguajnë fëmijët dhe prindërit. Madje ajo ka parashtruar edhe disa pyetje, lidhur me atë se çfarë nëse paratë që do tu barten në llogari prindërve nuk do t’u mjaftojnë dhe çfarë nëse nxënësit nuk arrijnë me kohë të furnizohen me të gjitha librat. Postimi i plotë: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Bajrami i reagon Nagavcit: Ministre, mos i merr në qafë fëmijët, mos i le pa libra se nuk ta kanë borxh Janë të Mbyllura

Krasniqi për vendimin e MASHT rreth librave: Skandali nuk po ia pret skandalin kësaj Qeverie

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar Qeverinë lidhur me vendimin e fundit nga MASHT, ku nuk është arritur marrëveshja me shtëpitë botuese lidhur me furnizimin e librave për nxënësit, me ministren Nagavci që tha se këtë vit paratë për blerjen e librave do t’u transferohen direkt prindërve në xhirollogari, nëpërmjet platformës E Kosova, raporton Gazeta Sinjali. I pari i PDK-së e ka quajtur këtë si një skandal të radhës të Qeverisë aktuale, ku sipas tij, përveç rritjes së kostot të jetesës, papunësisë e korrupsionit masiv, prindërit tani duhet të blejnë edhe librat për fëmijët e tyre. Krasniqi ka përmendur ish-presidentin Thaçi, që sipas para 15 viteve ...
Komentet te Krasniqi për vendimin e MASHT rreth librave: Skandali nuk po ia pret skandalin kësaj Qeverie Janë të Mbyllura

Aksident i rëndë në Drenas: Vdes një person, tre të tjerë të lënduar

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mesditë, në Çikatovë të Vjetër të Drenasit, ku një person ka humbur jetën, teksa tre të tjerë janë lënduar, raporton Gazeta Sinjali. Viktima dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturë dhe për pasojë nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga Policia. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Në aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash,ka humbur kontrollin ...
Komentet te Aksident i rëndë në Drenas: Vdes një person, tre të tjerë të lënduar Janë të Mbyllura

Prizrenasi i hyn dajak ish-bashkëshortes pasi u kapën në lidhje me fëmijët, futet në telashe me Policinë

Lajme
Shpeshherë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, për motive të ndryshme. Si pasojë e telasheve të vazhdueshme janë gratë ato që kryesisht kërkojnë ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një grua ka denoncuar në Polici ish-bashkëshortin e saj me të cilin kishte qenë e martuar për një kohë dhe kanë katër fëmijë. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj ish gruas së tij, duke i shkaktuar shqetësim e frikë, pas një ...
Komentet te Prizrenasi i hyn dajak ish-bashkëshortes pasi u kapën në lidhje me fëmijët, futet në telashe me Policinë Janë të Mbyllura

Të akuzuarit për sulm ndaj Valon Sylës thonë se nuk pranojnë të gjykohen me ligje të Kosovës

Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të hënën është mbajtur shqyrtimi fillestar në të cilin të akuzuarit Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani janë mbrojtur në heshtje, duke mos pranuar që të gjykohen sipas ligjeve në fuqi por vetëm sipas ligjeve fetare. Fillimisht, i akuzuari Lum Dervishi tha se nuk pranon të gjykohet me ligjet në fuqi, por se sulmin e bërë ndaj të dëmtuarit gazetarit Valon Syla nuk e mohoi. “Nuk pranoj të gjykohem me këto ligje, nuk e kam mohu në stacion. E kam pranu në Prokurori, e pranoj edhe tash”, tha i akuzuari Dervishi. Kurse, i akuzuari Kenan Hasani tha se mund të gjykohet vetëm më ligjet ...
Komentet te Të akuzuarit për sulm ndaj Valon Sylës thonë se nuk pranojnë të gjykohen me ligje të Kosovës Janë të Mbyllura

10 persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Vushtrri

Lajme
Dhjetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Novolan të Vushtrrisë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, derisa me vendim të prokurorit rasti është në procedurë hetimore. Aksidenti ka ndodhur mes tre automjeteve, me ç’rast janë shkaktuar edhe dëme materiale. Njoftimi i Policisë së Kosovës: Fsh. Novolan, Vushtrri 20.08.2023-17:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes tre automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 10 (dhjetë) persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore./Demokracia ...
Komentet te 10 persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Vushtrri Janë të Mbyllura

Ferizaj, u lëndua pasi e ndezi aksidentalisht bombolën e gazit

Lajme
Një person është lënduar në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj pasi ka thënë se nga pakujdesia ka ndezur bombolën e gazit dhe si pasojë është zgjeruar flaka. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësitë relevante policore, KEDS-it dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Lëndime trupore ka pësuar viktima dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore./Demokracia ...
Komentet te Ferizaj, u lëndua pasi e ndezi aksidentalisht bombolën e gazit Janë të Mbyllura

Mbi 88 mijë euro u shpenzuan nga Zyra e Presidentes për gjashtë muaj – më së shumti para u harxhuan në akomodim jashtë vendit dhe bileta

Lajme
88 mijë e 521 euro, janë harxhuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me anëtarët e tjerë të kabinetit të saj, gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti. Këto para u shpenzuan në dreka dhe darka zyrtare, në telefoni fikse, akomodim gjatë udhëtimeve jashtë vendit, karburant për 7 vetura të Presidencës dhe aviobileta. Bazuar në të dhënat që ka siguruar Telegrafi, përmes qasjes në dokumente publike, për periudhën janar-qershor 2023, më së shumti para u shpenzuan në akomodim gjatë udhëtimeve jashtë vendit dhe aviobileta. Vetëm presidentja Vjosa Osmani ka harxhuar 17 mijë e 912 euro për akomodim dhe aviobielta. Ndërkaq këshilltarët dhe anëtarët e tjerë të kabinetit ...
Komentet te Mbi 88 mijë euro u shpenzuan nga Zyra e Presidentes për gjashtë muaj – më së shumti para u harxhuan në akomodim jashtë vendit dhe bileta Janë të Mbyllura