Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kryeministri mbledh kabinetin qeveritar, këto janë pikat që do të shqyrtojnë

Lajme
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e 156-të ku do të shqyrtohen 13 pika të planifikuara të ditës. Sot, ekzekutivi pritet të vendosë lidhur me propozimin e dy anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës dhe gjithashtu pritet të ndahen mjete buxhetore për zbatimin e masës 1.3 Mbështetja e Punësimit të Grave dhe Masës 5 – Investimi në Infrastrukturë dhe Ambient të Pakos së Ringjalles Ekonomike. Këto dhe shumë pika të tjera të rendit të ditës do të shqyrtohen në mbledhjen e sotme të qeverisë. Më poshtë mund të gjeni të plotë agjendën: /Sinjali ...
Komentet te Kryeministri mbledh kabinetin qeveritar, këto janë pikat që do të shqyrtojnë Janë të Mbyllura

Moti me diell, temperatura deri në 34 gradë

Lajme
Sot do të mbajë mot me diell dhe  vranësira të lehta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin mes 29-34 gradë Celsius. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Moti me diell, temperatura deri në 34 gradë Janë të Mbyllura

Tha se la muzikën për arsye fetare, hoxha i njohur i reagon Feros

Lajme
Reperi Fero sot gjatë ditës me një postim të gjatë ka njoftuar largimin e tij nga tregu muzikor, pasi i njëjti është shprehur i penduar për tekstet e këngëve të tij, pendim ky i cili erdhi pas fillimit të përkushtimit në fenë myslimane. “Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në Islam”, thuhet ndër tjera në njoftimin e tij. E pas këtij vendimit të Feros, ka reaguar hoxha i njohur nga Tirana, Ahmed Kalaja, i cili i ka uruar mirëserdhje në Islam Feros. “Mirëserdhe në ...
Komentet te Tha se la muzikën për arsye fetare, hoxha i njohur i reagon Feros Janë të Mbyllura

Rrahje në Burgun e Sigurisë së Lartë, përfshihet edhe i dënuari për vrasjen e Triumf Rizës

Lajme
I dënuari me 35 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha, është përfshirë në një rrahje së bashku me të burgosurin tjetër O.K., në Burgun e Sigurisë së Lartë. Lajmin e ka konfirmuar, Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK). “Ju njoftojmë se në Burgun e Sigurisë së Lartë ka ndodhur një fjalosje mes dy të burgosurve, O.K dhe A.B. Fillimisht ka pasur fjalosje, e cila ka përfunduar me rrahje, por pa lëndime”, tha Gashi për Gazetën Sinjali. Sipas Gashit, situata është vënë në kontroll si shkak i reagimit të stafit korrektues. “I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë marr të gjitha ...
Komentet te Rrahje në Burgun e Sigurisë së Lartë, përfshihet edhe i dënuari për vrasjen e Triumf Rizës Janë të Mbyllura

Skandal në Shkup: Pacienti pret me maskë të oksigjenit, ekipi pi kafe në pompë të benzinës -Video

Lajme Maqedoni
Një ngjarje mjaft shokuese raportohet të ketë ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një pacient i cili ishte me maskë të oksigjenit në ambulancë të ndihmës së shpejtë u filmua duke pritur në pompë të benzinës, ekipin e ndihmës së shpejtë që kishte vendosur të pinin kafe. Sipas Klan Macedonia, thuhet se tabela e regjistrimit të autoambulancës ishte me targa të Strugës. Videoja u bë publike dje në një konferencë për media, ku pamjet iu nisën drejtpërdrejt ministrit të Shëndetësisë të RMV-së, Fatmir Mexhiti, i cili deklaroi se nuk ishte në dijeni të ngjarjes. “A mund ta vërtetoni se ka pacient”, pyeti ministri. Ndërsa, gazetarja duke u bazuar në pamjet ...
Komentet te Skandal në Shkup: Pacienti pret me maskë të oksigjenit, ekipi pi kafe në pompë të benzinës -Video Janë të Mbyllura

Abdullahu për tekstet shkollore: Para 15 vjetësh Thaçi e zgjidhi këtë çështje

Lajme
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Faton Abdullahu, tha se konstatimi i tyre që Qeveria nuk di – nuk mundet, nuk ka përvojë dhe po gabon shumë veç se është vërtetuar pasi Ministria e Arsimit njoftoi se prindërit do t’i blejnë librat vet. Ai i tha Ekonomia Online se kjo qasje e Qeverisë do të prish raportet shkollë-prind, duke shtuar se çështja e teksteve shkollore është zgjidhur para 15 vjetësh nga ish-kryeministri Hashim Thaçi. “Kur ne tash sa kohë po konstatojmë se që kjo Qeveri, nuk dinë nuk mundet, nuk ka përvojë, po gabon shumë, ajo çfarë ndodhi dje, kjo që ka të bëjë me librat veç po e ...
Komentet te Abdullahu për tekstet shkollore: Para 15 vjetësh Thaçi e zgjidhi këtë çështje Janë të Mbyllura

Dejona Mihali e përmendi në një shkrim, Bekë Berisha i kundërpërgjigjet asaj

Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj një shkrimi të Mihalit, e cila e krahasoi përmbajtjen e një konference të Lidhjes Demokratike të Kosovës me një fjali që do të mund ta kishte “përmbledhur edhe Bekë Berisha i komisionit për Siguri”. Berisha ia ka kthyer me një shkrim, i cili më tepër duket se përmban “kode”, të cilat i dinë ai dhe Mihali. Përderisa Berisha, i thotë Mihalit se gëzon respekt për të, e për mbiemrin e saj, ia përmend edhe konfuzionin, duke e ftuar që ta pyes Gani Krasniqin “Dejona është për admirim afiniteti yt për me i bo zap shumë deputet të kuvendit të Kosovës! ...
Komentet te Dejona Mihali e përmendi në një shkrim, Bekë Berisha i kundërpërgjigjet asaj Janë të Mbyllura

Tre të mitur rrahin brutalisht bashkëmoshatarin në Han të Elezit, 17-vjeçari dërgohet në QKUK

Lajme
Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Han të Elezit, por këtë herë janë përfshirë tre të mitur që po dyshohen se e kanë sulmuar brutalisht një bashkëmoshatar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 17-vjeçari është transferuar në Qendrën Klinike Universitare pasi fillimisht ishte trajtuar në Spitalin Rajonal në Ferizaj. ...
Komentet te Tre të mitur rrahin brutalisht bashkëmoshatarin në Han të Elezit, 17-vjeçari dërgohet në QKUK Janë të Mbyllura

Ia pa sherrin Tik Tok-ut: Ky është i riu që u dërgua në mbajtje pasi gjuajti me armë në një dasmë në Suharekë

Lajme
Pas ngjarjeve tronditëse në javën e parë të gushtit, ku tre persona mbetën të vrarë nga të shtëna me armë zjarri, e dhjetëra të tjerë u plagosën, Policia ka nisur së zbatuari planin operativ ‘Goditja’. Përveç kontrolleve në pika të ndryshme gjithandej vendit, Policia shumë shpesh po del të jetë “mysafiri” i paftuar në shumë ahengje, ku festohet me armë, raporton Gazeta Sinjali. Jo rrallëherë raste të tilla të zbulohen edhe përmes rrjeteve sociale, siç ka ndodhur me rastin e fundit në Suharekë, ku Polici e ka arrestuar një person që dyshohet se gjuajti me armë në një dasmë dhe pamjet u publikuan në Tik Tok. Burimet e Sinjalit brenda ...
Komentet te Ia pa sherrin Tik Tok-ut: Ky është i riu që u dërgua në mbajtje pasi gjuajti me armë në një dasmë në Suharekë Janë të Mbyllura

LDK kërkon shkarkimin e ministres Nagavci: Ka dështuar në çdo nivel të menaxhojë me arsimin

Lajme
Kryetarja e forumit të gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi që tekstet shkollore duhet të blihen nga prindërit e më pas do të rimbursohen nga Ministria. Sipas saj, mos sigurimi i teksteve shkollore për nxënësit është dështimi i radhës së Qeverisë, dhe kjo sic thotë ajo po ndodh për herë të parë në historinë e Kosovës. Ajo sqaroi se ndonëse është menduar që të kursehen buxheti i shtetit vetëm do të rëndohet deri ne 20% e shumë mund të kalojë 2 milionë euro sa ishin planifikuar. “Sot i’u kemi ftuar për të shprehur qëndrimin e LDK për ...
Komentet te LDK kërkon shkarkimin e ministres Nagavci: Ka dështuar në çdo nivel të menaxhojë me arsimin Janë të Mbyllura