Pas publikimit të fotografisë nga Policia e Kosovës, ku kërkohej ndihma e qyterarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi që dyshohet për veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”, njësitet përkatëse kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për të dyshuarin Bekim Krasniqi, i cili është arrestuar të mërkurën pasdite, pasi Policia ra në në gjurmët e tij. Burimet brenda Prokurorisë kanë ëbrë me dije se Krasniqi po dyshohet se ka kryer blerje të ndryshme me një kartelë bankare të vjedhur, të cilën e kishte shfrytëzuar në së paku tri lokale ku ka kryer ...
Komentet te Me kartelën e vjedhur kreu pagesa në disa lokale, ky është personi i arrestuar pasi Policia ia publikoi foton Janë të Mbyllura
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Të mërkurën pas mesnate, te rrethi i Çagllavicës janë dëgjuar të shtëna me armë në drejtim të një veture ku ndodheshin disa të rinj. I dyshuari po ashtu ishte në një veturë në lëvizje në momentin kur shkrepi armën, po që nuk arriti ta qëllojë asnjërin nga viktimat, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në orët e para të 23 gushtit, kur Policia intervenoi në vendin e ngjarjes dhe gjeti tri gëzhoja. Siç mëson Sinjali, deri më tash është identifikuar një person që dyshohet të jetë i përfshirë në rast dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për B.Hasani. Ndërsa tre viktimat, ...
Komentet te Të shtënat te rrethi i Çagllavicës: Gjendet vetura prej ku u gjuajt me armë, identifikohet një i dyshuar Janë të Mbyllura
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dalë me njoftim për rastin e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Klinikën e Psikiatrisë, ku një pacient vdiq pasi dyshohet se ia vuri flakën dhomës në të cilën ndodhej. Zjarri u hap rreth orës 23:00, teksa vdekjen e viktimës e konstatoi ekipi mjekësor, raporton Gazeta Sinjali. Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se pacienti u ngufat nga tymi dhe përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësor për ta shpëtuar, ai vdiq. “Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se mbrëmë rreth orës 23:00, në Repartin e Urgjencës dhe Intensives Psikiatrike ka ndodhur një zjarr, në njërën nga dhomat e tipit të mbyllur, ku qëndrojnë ...
Komentet te Detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Klinikën e Psikiatrisë: Pacienti dogji vet dhomën në të cilën vdiq Janë të Mbyllura
Një person dyshohet se ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka kapluar pas mesnate Klinikën e Psikiatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Siç mëson Demokracia.com, dyshohet se i vdekuri është një pacient, 63 vjeçar. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve dhe as dëmeve materiale. Po ashtu Demokracia.com mëson se mes të lënduarve ka edhe mjekë të klinikës. /Demokracia ...
Komentet te Digjet Klinika e Psikiatrisë, dyshohet për një person të vdekur e disa të lënduar Janë të Mbyllura
Pas dy ditësh në arrati, Policia ka arritur ta arrestojë dje personin që dyshohet për incidentin me thikë që ndodhi të dielën në Mitrovicë, ku një 47-vjeçar u plagos dhe pësoi lëndime të rënda. Për motive akoma të panjohura, viktima u sulmua në qendër të qytetit nga i dyshuari, i cili ka dalë sot para Gjykatës, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Visar Isufi, 25-vjeçar, ndaj të cilit është bërë edhe kërkesa për caktimin e masës së sigurisë. Gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe si rezultat i dyshuari është dërguar në paraburgim, në kohëzgjatje prej një muaji. Sipas informacioneve të ...
Komentet te Ky është i dyshuari për therjen me thikë të 47-vjeçarit në Mitrovicë, dërgohet në paraburgim Janë të Mbyllura
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Malishevë ku një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë private në Malishevë. Për pasojë janë arrestuar dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në ora 18.00 në varrezat e fshatit Ngucat. “NJOFTIM! Të nderuar bashkfshatarë, miq dhe dashamirë, ju njoftojmë se varrimi i LEONORA SHALA (Gruaja e Faton Binak Shala) bëhet sot datë 23.08.2023 në ora 18.00 në varrezat e fshatit Ngucat. Zoti e shpërbleft me xhenet të ndjerënNgushëllime familjes Shala!”, thuhet në njoftim. Gazeta Sinjali ka raportuar ...
Komentet te Sot i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçares që vdiq pasi nxorri një dhëmb në një ordinancë në Malishevë Janë të Mbyllura
Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali. Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Prizren ku një grua 43-vjeçare deshi t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve. Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një ...
Komentet te E rëndë në Prizren: Gruaja 43-vjeçare tenton t’i jap fund jetës, konsumon sasi të madhe të medikamenteve Janë të Mbyllura
Janë arrestuar dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, pas vdekjes së një gruaje në Malishevë. Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se është arrestuar mjeku Xhavit Karaxha dhe pronarja e ordinancës, Hanife Karaxha. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, dhe dyshohen për veprat “Trajtim i pandergjegjsëm mjëkësor” dhe “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”. Vendimi ka ardhur pasi një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë kur është paraqitur për ta hequr një dhëmb në klinikën ku kanë punuar Xhavit e Hanife Karaxha, të cilët janë motër dhe vëlla. Ndryshe, ordinanca ka qenë e regjistruar si ordinancë gjinekologjike me pronare Hanife Karaxhën. Rasti ka ndodhur dje, ...
Komentet te Ekskluzive: Këta janë mjeku dhe pronarja e ordinancës të arrestuar pas vdekjes së 35-vjeçares në Malishevë Janë të Mbyllura
Shtëpia e Botuese “Luarasi” i ka reaguar zv/ministrit të MASHTI-it, Taulant Kelmendit rreth një postimi lidhur me furnizimin me tekste të nxënësve për vitin e ri shkollor, raporton Gazeta Sinjali. Sipas tyre, MASHTI me gënjeshtra po tenton të fshehë dështimin e ministres dhe kabinetit të saj për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore. Kjo pasi zv/ministri i MASHT-it ka publikuar disa çmime të librave, e që sipas tyre ato tregojnë se janë të viteve të kaluara, dhe se ato tekste as që kanë qenë dhe as që janë në tenderin që është duke u negociuar për shtatorin e këtij viti. Po ashtu, “Luarasi” ka bërë të ditur se këto janë ...
Komentet te Shtëpia Botuese “Luarasi” demanton zv/ministrin e MASHTI-t: Me gënjeshtra tenton të fshehë dështimin e ministres Janë të Mbyllura
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me skandalet e fundit ndaj Qeverisë, ku pati edhe disa të arrestuar së fundi. Sipas Tahirit, Kosova është duke u dridhur prej tërmetit të korrupsionit e nuk ka të ndalur. “Vera eshte per pushime, por Kosova po dridhet prej termetit te korrupsionit – qe s’ka te ndal!”, shkruan Tahiri. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tahiri: Kosova po dridhet prej tërmetit të korrupsionit Janë të Mbyllura