Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

MINT heq masën mbrojtëse antidamping për koncentratin e shpezëve dhe kafshëve nga Serbia

Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim sot për ndërprerjen e masës mbrojtëse antidamping mbi sektorin e prodhimit të koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia. Ky vendim sipas MINT-it është marrë pas kërkesës së bërë nga Shoqata e Shpendarëve të Kosovës. “Sipas raportit të Komisionit Ndërqeveritar për Vlerësimin e Masave Mbrojtëse në Importe, thuhet se pas pranimit të kërkesës së Shoqatës së Shpendarëve të Kosovës, për shfuqizim të masës përkatëse në fuqi, si dhe kërkesës së bërë nga ose në emër të prodhuesve vendor të Kosovës, kërkesë kjo për zgjerim të kodeve doganore në komplet kreun, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti i Tregtisë, në ...
Komentet te MINT heq masën mbrojtëse antidamping për koncentratin e shpezëve dhe kafshëve nga Serbia Janë të Mbyllura

Lutfi Haziri viziton Thaçin në Hagë

Lajme
Më 19 gusht, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së. Haziri ka vizituar Hashim Thaçin, i cili së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin tashmë, si ish-krerë të UÇK-së, po përballen me një proces gjyqësor për krimet e pretenduara të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. Periskopi ka mësuar se Haziri së bashku me disa miq të tij e ka vizituar javën e kaluar Thaçin në Hagë, por deri më tani ende nuk ka komentuar asgjë rreth kësaj vizite, që duket se ka zgjedhur ta ruajë si private. Periskopi ka kontaktuar z. Haziri përmes telefonit për të pyetur rreth vizitës së tij, por ...
Komentet te Lutfi Haziri viziton Thaçin në Hagë Janë të Mbyllura

“Aplikimi do të jetë shumë i lehtë”, bllokohet linku për aplikim për librat shkollorë

Lajme
Është publikuar linku për aplikimin online për subvencionimin për librat shkollorë në platformën e-Kosova. Mirëpo brenda pak minutave platforma është bllokuar, kjo duke bërë vështirësi në aplikim. Nuk dihet nëse numri i madh i prindërve është kyçur në të njëjtën kohë dhe ka bërë që faqja të ketë vështirësi. Nga MASHTI kishin deklaruar se aplikimi do të jetë shumë i lehtë dhe i qasshëm. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Aplikimi do të jetë shumë i lehtë”, bllokohet linku për aplikim për librat shkollorë Janë të Mbyllura

Therja me thikë e 15-vjeçarit në Prizren, bien në pranga të Policisë dy të dyshuarit

Lajme
Gazeta Sinjali ka raportuar për një rast të përleshjes që ka ndodhur së fundmi në Prizren, ku për pasojë një i mitur ka mbetur i therur me thikë. Të dyshuarit janë po ashtu të moshës së mitur dhe të njëjtit tashmë janë identifikuar. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë një 14-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët dje janë arrestuar. Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Ndryshe, viktima 15-vjeçar është dërguar plagosur gjatë përleshjes, duke pësuar disa plagë, që dyshohet t’i jenë shkaktuar nga goditja me ...
Komentet te Therja me thikë e 15-vjeçarit në Prizren, bien në pranga të Policisë dy të dyshuarit Janë të Mbyllura

Komunat e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë

Lajme
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë. Dorëzimin e kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj. “Ministria e Financave, Transfereve dhe e Punës (MFTP) mori vendim që ta ndryshoj Ligjin mbi Tatimin në Pronën e Palujatshme ku gjatë procesit të amandamentimit nuk konsultoi fare Komunat e Republikës së Kosovës. Kryetarët e Komunave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga niveli qendror që të konsultohet sa i përket amandamentimit të këtij ligji sepse ky ligj i prek në mënyrë të drejpërdrejtë buxhetet e Komunave. ...
Komentet te Komunat e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë Janë të Mbyllura

Vlora Çitaku për Albulena Haxhiun: Neveritëse, shqetësuese, totalitare

Lajme
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dalë me një video ku akuzon Prokurorinë Speciale se nuk po merret me ata që kanë shkelur ligjin. Përmes videos së publikuar në Facebook, Haxhiu ka deklaruar se auditori i brendshëm i Ministrisë së Drejtësisë ka gjetur keqpërdorim në dhënien e një prone në Vushtrri te një person fizik. “Në vitin 2020, ish ministri i Drejtësisë dhe ish-drejtroi i burgjeve kishin dhënë pronën publike prej 2 hektarësh e 12 metra në shfrytëzim për 10 vite për person fizik. Sapo e kuptuam kërkuam nga auditori i ministrisë së Drejtësisë që ta auditojë procesin se si është dhënë prona publike në shfrytëizm te një person fizik, nga të ...
Komentet te Vlora Çitaku për Albulena Haxhiun: Neveritëse, shqetësuese, totalitare Janë të Mbyllura

Skandaloze/ E dyshuara për vdekjen e 35-vjeçares ka të kryer shkollimin fillor, ishte rrobaqepëse

Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Malishevë ku një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë private në Malishevë. Për pasojë janë arrestuar dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se ishte arrestuar mjeku Xhavit Karaxha dhe pronarja e ordinancës, Hanife Karaxha. Të njëjtëve sot u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Prokuroria Themelore në Gjakovë. Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Gjakovë, e dyshuara Hanife Karaxha ka të kryer shkollimin fillor ndërsa me zanat është rrobaqepëse. “Ndërsa sipas kërkesës për të pandehurën H. K., “Me datën 22.08.2023, në Ordinancën “D.” në ...
Komentet te Skandaloze/ E dyshuara për vdekjen e 35-vjeçares ka të kryer shkollimin fillor, ishte rrobaqepëse Janë të Mbyllura

Pronari i objektit në Ulpianë i reagon Pecit: Mos shantazho, prona është e jona

Lajme
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dje është paraqitur në një video para një objekti të njohur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ministri pretendon se objekti në fjalë, i cili është ngjitur me selinë kryesore të AAK-së, është tjetërsuar në pronë private. Ndaj kësaj video ka reaguar Yll Bogaj, i cili është pronar i objektit. Ai ka mohuar pretendimet e ministrit Pecil. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se objekti është pronë e tij dhe jo e Institutit të Bujqësisë. Pretendimet e ministrit, ai i ka quajtur shantazh publik. “Videoja shantazhuese e Faton Pecit, është vazhdimësi e shantazhit të tij publik që na është bërë tash e një ...
Komentet te Pronari i objektit në Ulpianë i reagon Pecit: Mos shantazho, prona është e jona Janë të Mbyllura

Haxhiu: Vazhdojnë skandalet në shëndetësi, dikush duhet të jap llogari për vdekjet e shumta në SHSKUK

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas rastit të vdekjes së një pacienti në Klinikën e Psikiatrisë, pasi dyshohet se ia vuri flakën dhomës në të cilën ndodhej.  Sipas deputetit të PDK-së, ky është një dështim i radhës dhe paaftësi në kujdesin ndaj pacientëve dhe menaxhim shëndetësor. Haxhiu ka pyetur se edhe sa raste e skandale duhet të nodhin që dikush të marrë përgjegjësinë për vdekjet e shumta që po ndodhin në SHSKUK, duke theksuar se dikush duhet të japë llogari dhe përgjejgësi për këtë rast dhe shumë raste të tjera. Postimi i plotë: Vazhdon shtimi i skandaleve në shëndetësi. Vdekja e pacientit dhe asfiksimi i ...
Komentet te Haxhiu: Vazhdojnë skandalet në shëndetësi, dikush duhet të jap llogari për vdekjet e shumta në SHSKUK Janë të Mbyllura

Mbrojtja e Shalës: Shumë persona ngurruan të flasin me ne

Lajme
Mbrojtja e Pjetër Shalës ka deklaruar se derisa kanë mbledhur provat në teren, kanë hasur në persona të cilët kanë ngurruar të flasin me avokatët lidhur me çështjen për të cilën akuzohet ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në konferencën përgatitore për mbrojtjen, avokati Mohamed Hedi Aouini ka thënë se shumë individë fillimisht kishin pranuar të takoheshin por pastaj kanë refuzuar diçka të tillë. Nga mbrojtja është thënë se shumë takime i kanë zhvilluar të natyrës informale, meqë kjo ishte mënyra e vetme për të marrë përgjigje nga persona të caktuar. “Shumë individë fillimisht pranuan të takoheshin me neve pastaj refuzuan të takoheshin me ne dhe kur shkon, udhëton, në ...
Komentet te Mbrojtja e Shalës: Shumë persona ngurruan të flasin me ne Janë të Mbyllura